Josa: Skënderbeu nuk luan për t’u mundur

November 5, 2015 11:24

Josa: Skënderbeu nuk luan për t’u mundur

Skënderbeu nuk niset i dorëzuar përballë Sportingut të Lisbonës.

Kampionët e Shqipërisë kërkojnë rezultatin e parë historik në fazën e grupeve të Europa League, pavarësisht forcës së jashtëzakonshme të kundërshtarëve. Trajneri Josa nuk bën premtime, por beson te skuadra e tij.

“Ju thatë dy rezultate, ose barazim ose fitoren tonë. Ne nuk hymë në fushë për t’u mundur, pavarësisht nivelit që kanë kundërshtarët tanë. Të marrësh pikë kundër një ekipi siç është Sportingu është diçka me vlera, megjithatë premtimet nuk jepen me fjalë, por në fushën e lojës”, – tha Josa.

Tre humbje në ndeshjet e para të Grupit H e kanë venitur disi entuziazmin për arritjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar në rang klubesh.

Por, me debutimin që shërben si eksperiencë, Josa kërkon vazhdimësi edhe për sezonin pasardhës.

Kur çdo gjë nuk mbaron me ndonjë pozitivitet, siç nuk kemi mbaruar ne tani, mua nuk më duket një eksperiencë e bukur. Kjo është një eksperiencë për të mësuar se çfarë duhet bërë për të qenë më kompetitivë. Dhe që të jemi kompetitivë duhet të kemi vazhdimësi në kampionat, që të përsërisim të njëjtën gjë edhe vitin që vjen”, – theksoi tekniku.

 

November 5, 2015 11:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*