Jose Mourinho: Nuk ka më lojëra fjalësh, jam akoma më i miri

August 31, 2018 18:26

Jose Mourinho: Nuk ka më lojëra fjalësh, jam akoma më i miri

 

Jose Mourinho ka deklaruar sot se ai është një nga trajnerët më të mëdhenj të historisë së futbollit, më i miri në qarkullim.

Trajneri i Manchester United do të drejtojë ekipin e tij kundër Burnley, ditën e diel, ku fitorja është alternativa e vetme, pas humbjeve radhazi kundër Brighton dhe Tottenham, që i kanë lëkundur pozitat e tij në “Old Trafford”. Ai është sjellë si një filozof në konferencën e fundit për shtyp.

“Unë jam trajneri i një nga klubeve më të mëdha të botës, por gjithashtu jam një nga trajnerët më të mëdhenj në botë, – tha Mourinho. – E keni lexuar ndonjëherë Hegel? Ai thotë se e vërteta është gjithmonë në tërësinë e gjërave. Keni menduar ndonjëherë se Mauricio Pochettino, që u rendit vjet i treti dhe Jurgen Klopp, që doli i katërti, meritojnë më shumë kritika? Ndoshta ju nuk doni të pranoni se vendi i dytë i kampionatit të kaluar ishte një sukses për Manchester United.”

Më pas, Mourinho shtoi: “Unë e analizoj gjithmonë punën dhe paraqitjen time. E përsëris që dy vite më parë patëm një sezon shumë të mirë që fituam Europa League.

Jemi skuadra e fundit angleze që ka fituar në Europë. Unë kam fituar tetë tituj.

Mendoj se jam akoma më i miri, sepse tërësia e Hegel më jep të drejtë.

Jam trajneri i vetëm që kam fituar në Itali, Spanjë dhe Angli, që faktikisht janë kampionatet më të mëdha në botë. Si mendoni, a bëj mirë që kam konsideratë për veten?

Nuk dua të përdor lojëra fjalësh kur shpreh mendimin se jam një nga trajnerët më të mirë në futboll.”

a.s/dita

August 31, 2018 18:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*