Kosovë-Serbi, do ridiskutohet ideja e “shkëmbimit të territoreve”?

October 9, 2019 15:44

Kosovë-Serbi, do ridiskutohet ideja e “shkëmbimit të territoreve”?

Ambasadori i SHBA në Gjermani dhe tashmë i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell ka vizituar këtë të mërkurë Kosovën.

Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Grenellit, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Joseph, përfshirja, gjithnjë e më të intensifikuar të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, është sa pozitive aq edhe shqetësuese.

Joseph shprehet: “Pozitive, sepse secila administratë amerikane që tregon interesim intensiv në Ballkan, është një gjë e mirë. Janë bërë disa vite që SHBA-ja e ka distancuar veten nga Ballkani dhe e ka zbritur (atë rajon) nga prioritetet e saj. Por, kjo çështje (dialogu) qartazi kërkon angazhim të nivelit të lartë, në mënyrë që edhe Kosova, edhe Serbia të bëjnë përparim. Në të njëjtën kohë është e çuditshme dhe shqetësuese. Përse ambasadori  Grenell është emëruar (në pozitën e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi) kur Mattheë Palmer sapo është zgjedhur  në pozitën e të dërguarit të posaçëm (për Ballkanin)? Palmer natyrisht ka përvojë të gjatë në rajon, ndërsa ambasadori Grenell ka punuar në Kombet e Bashkuara, ka njohuri për rajonin, por jo në të njëjtin nivel. Është një gjë e mirë që Shtëpia e Bardhë, në kohën e shumë krizave të tjera, është e interesuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, por, në anën tjetër, është e çuditshme dhe mbetet të shihet se çfarë do të thotë për politikën amerikane në rajon.

Analisti Joseph, gjithashtu, e konsideron të pazakonshëm faktin se ka dy të emëruar.

Ai shprehet: “Sidomos kur keni një emisar të sapoemëruar dhe pastaj emëroni edhe një tjetër. Krijon vërtet konfuzion. Por, në anën tjetër, nuk është krejt keq. Grenell është ambasador në Gjermani dhe, megjithëse ka pasur mosmarrëveshje atje, ai është i vetëdijshëm për shqetësimin e Gjermanisë në lidhje me politikën që ka ngritur ish-këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, e cila duket se është në favor të shkëmbimit të territoreve (midis Kosovës dhe Serbisë). Është e mundshme që Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkan dhe beson se Grenell është personi që mund ta bindë Gjermaninë. Por, në pikëpamjet e udhëheqësve të rëndësishëm në rajon, shkëmbimi i territoreve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues”.

Joseph shton: “Disponimi në SHBA nuk është i lidhur me çështjet në Ballkan. Nëse shikojmë në aspektin ndërkombëtar, SHBA-ja është e përqendruar tash për tash në tërheqjen e trupave nga Siria, në mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Iranin dhe, mes tjerash, në konfliktin tregtar me Kinën. Nuk ka disponim në SHBA për Ballkanin. Ata që e ndjekin këtë çështje janë të shqetësuar dhe në konfuzion me emërimin e ambasadorit Grenell. Ata që mendojnë se emërimi i tij mund të reflektojë qasjen e Boltonit drejt ndarjes së Kosovës – që natyrisht se do të krijonte shumë probleme serioze në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Bosnje dhe brenda vetë Kosovës… për ne që mendojmë kështu, (emërimi i tij) nuk na jep shumë siguri”.

I pyetur se si e sheh SHBA zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, Joseph thotë: “Kjo është një pyetje politike, së cilës nuk ia dimë përgjigjen, por duhet t’i lexojmë sinjalet. Kur John Bolton ka qenë këshilltar për siguri kombëtare, unë mendoj se ka pasur mbështetje për idenë – të favorizuar edhe nga (shefja e politikës së jashtme të BE-së) Federica Mogherini – për shkëmbim territoresh, për një lloj ndarjeje të Kosovës, me sa duket në veri, në lumin Ibër, ku katër komunat veriore do t’i kalonin Serbisë dhe një pjesë e padefinuar e jugut të Serbisë, që është Lugina e Preshevës, do t’i kalonte Kosovës. Duket se këtë e kanë diskutuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për disa muaj. Mogherini e ka mbështetur këtë, por të gjithë e dimë se (kancelarja gjermane) Angela Merkel e ka kundërshtuar fuqishëm, ashtu si edhe udhëheqës të tjerë të rajonit që do të ndikoheshin drejtpërdrejt. Për shembull, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka përsëritur vazhdimisht kundërshtimet ndaj kësaj ideje. Në një rast, ai e ka cilësuar atë si idenë më të pamend që ka dëgjuar. Mali i Zi është shprehur i shqetësuar për këtë ide, Bosnja po ashtu, e mos të flas për shumë paqartësitë rreth mënyrës se si do të zbatohej ajo në Kosovë. Me gjasë do të kishte lëvizje masive të popullsisë serbe që jeton në jug të Ibrit. Ajo vë në pyetje edhe lokacionet fetare serbe në Deçan, Graçanicë… Të gjitha këto kanë mbetur pa përgjigjet e atyre si Mogherini dhe zyrtarët amerikanë të kohës së Boltonit. Ata nuk e kanë shpjeguar se si do të adresohej kjo çështje.

Në lidhje me një të dërguar për të BE për dialogun Kosovë-Serbi joseph shprehet se do t’i duhet të bashkëpunojë me të dërguarin e SHBA.

Joseph rithekson: “Nuk ka dyshim për këtë, sepse SHBA-ja vetëm nuk mund t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje. E përsëris, kjo mund të jetë një arsye për emërimin e ambasadorit Grenell, sepse kundërshtimet e Merkelit kanë qenë të dëmshme për qasjen e Mogherinit dhe të Boltonit dhe të Thaçit dhe Vuçiçit për ndarjen e Kosovës”./ rel

e.ll./dita

October 9, 2019 15:44
Komento

14 Komente

  1. mirel October 9, 15:48

    Po po, trami do te plotesoje misionin rus para zgjedhjeve, dhe kujton se do ja pjerdhi mendjen Merkel, me te cilen nuk u shkojne fare pazaret. Aq me teper nese Kurti kryeminister i permbahet ideve te tij parazgjedhore, as qe mund te behet fjale per shkembim.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati October 10, 05:21

      Kisha Serbe nuk e do ne asnje menyre shkembimin e Teritoreve,

      Spese me shkembimin e territoreve , te gjithe serbet qe gjenden ne Kosove, duhet te largohen nga Kosova, po ashtu gjithe prifterinjte serbe qe jane neper manastiret serbe te Kosoves,
      duhet te largohen nga Kosova dhe Manastiret te mbyllen pergjithmone.

      Mirepo nqs ndodh nje gje e tille, Serbia largohet perfundimisht nga Kosova ,

      Dhe pikerisht kjo eshte arsyeja pse Prifterinjte serbe nuk e duan shkembimin e teritoreve.

      Ndersa pala Shqiptare jane politikane budallenj dhe me nivel shume te ulet,]

      Ndersa ata politikane qe e duan shkembimine e teritoreve, si psh Thaci dhe Rama ,
      e duan, shembimin per ti bere qejfin Vucicit, jo per te miren e Shqiptareve

      Rama e Thaci nuk e duan ate shkembim, me arsyen se ai shkembim i sherben largimit perfundimtar te Serbise nga Kosova ,

      Sepse nqs do ta donin Shkembimin ne favor te Shqiptareve duhej te kerkonin largimin e te gjithe serbeve nga Kosova dhe mbylljen perfundimtare te manastireve serbe
      Vetem ne kete menyre shkembimi i teritoreve i sherben Kosoves dhe kombit Shqiptar

      Reply to this comment
  2. Orteku i Fekenit October 9, 16:16

    Pazaret i prishi John Bolton! Vetem sjellja ne tryeze e nje shkembimi permendja nga ana e tije si mundes,i con uje ke mulliri i vicave!
    Albin Kurtit kjo ja ben te veshtire rrugen drejt njohjes se Kosoves nga Serbia e ve para kushtit o shkembim ose mosnjohje!!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 10, 09:17

      orteko
      ne nuk jemi nga ata që dimë të shpikim ndonjë gjë të saktë!!historia e ka treguar!
      por dhe të mësojmë nga të tjerët!?gjithashtu historia e ka treguar njëlloj!!
      ne si fillim na mungon njëtrajtshmëria!na mungon durimi!!
      jemi flakë kashte asgjë më tepër!!
      sërbi e greku!?
      ndryshe lali!ata kanë njëtrajtshmëri,kanë durim!!
      nuk po shkoj larg,por vetëm këto 20 vitet e fundit!!pavarsisht se ne shohim vetëm bythën tonë,por e dimë fare mirë se sërbit i janë bërë po të njëjtat presione për të zgjidhur problemin me kosovën,bile është bombarduar(për saktësim)!!
      çfar ka bërë sërbi??ka shtrënguar dhëmbët,ka duruar dhe ka mbrojtur ineresat e tij!
      gat kësaj kohe çfar kanë bërë shqiptarët?janë lëkundur gjat gjithë kohës,janë nxituar gjatë gjithë kohës!dhe si duken bathët do të nxitohen prapë!!si duket për pak rehat,për pak para më shumë në xhepat e tyre,ata do ta rishesin atdheun e tyre!!
      frika time me këtë, që unë e quaj gjithnjë një mashë të erdoganit,albin flokzi dhe me lidhjet gjithnjë e më të shpeshta të erdoganit me sërbinë,të nxitur ndoshta dhe nga politika e putanës së rusisë,do të bëjnë që ne të humbim dhe një herë!!
      ky ka filluar të flasë akoma pa marrë gjë në dorë!akoma po flet si kur nuk kishte asnjë lloj pushteti!për mua është një dyshim që të bën të mendosh se “nesër” do të bëjë zgjidhen ” më të mirë” për “popullin”!!
      dhe të gjithë e dimë se çdo të thotë “zgjidhja më e mirë për popullin” e vendosur nga një politikan shqiptar!!
      ps:githnjë shpresoj që unë ta kem gabim në këto që shkruaj!!në këtë rast,pra të dalë mendimi tim,do të ishte një humbje e tmerrshme!!

      Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 October 9, 16:47

    tos lubonja i amerikës??
    vk!
    gjermania nuk ka kundërshtuar se kishte dhe alternativën tjetër të pranonte!!ajo ka kundërshtuar sepse me këtë inisiativë idiote hapen aq shumë konflikte,hapen aq shumë rraste për shkëmbime kufijsh sa nuk do të kishte zot që tu bënte derman më në europë!!
    duhet pritur deri sa të iki ky idiot,ky skarcitet i politikës amerikane që aksidentalisht u zgjodh president!!
    më pas ndryshojnë gjërat,fillon normaliteti!

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati October 10, 05:26

      Gjermani kundershton se ka hallin qe pas atij shkembimi , vjen radha e Shqiptareve te Maqedonise dhe Shqiptareve te Malit te zi,
      por vjen edhe radha e Sanxhakut

      Sepse Kryemnistrja Britanike, i tha Vucicit, qe nqs behet shkembimi i teritoereve atehere , ti nuk e ndalon do Sanxhakun te shkeputet nga Serbia

      Dhe nderkaq Serbia do perfitoje vetem teritorin e serbeve te Bosnjes,
      porse mund ti iki dhe Vojvodina

      Pra ne te gjithe kete lojen e Shkembimeve, fiton vetem Kombi Shqiptar,

      Por Shqiptaret nuk marrin vesh nga Politika , sepse ose jane budallenj, ose jane hilqare budallenj si Ram dhe Thaci, qe bejne lojen e Serbise

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 October 10, 10:46

        Raimond vlonjati
        ti duhet të jesh o fallco,pra jo nga vlora,o thjeshtë,nga ajo pjesë skarco e lebërve!!
        gjithkush ka skarcitetin e tij!!
        or copa e mishit,kur i bën llogaritë!?
        bëji me kalem dhe jo me mënd!!jo për gjë por ti nuk ke mënd,se po të kishe do ta dije shumë mirë se nëse ti je në një krah!?në krahun tjetër është dikush tjetër!!
        kështu or debil e kaluar debilit,a kujton ti se çdo gjë bëhet ashtu si ta do bytha ty??ashtu si mendon ajo kokë e thertuar dhe ata gjunjë që nuk mbajnë dot peshën tënde??
        mor copë mishi,harron se këto llogaritë e tu idiote i bëjnë dhe ata që ti po i “mposht” kështu shpejt e shpejt me tastierë dhe me gishtin në bythën tënde??
        or copë muti,harron se të njëjtat pretendime ka dhe sërbia e greqija ndaj teje??harron se ashtu si thua ti se janë toka shqiptare të gjitha ato që ti i “rimore”,dhe gërku e sërbi janë po aq të bindur për tokat shqiptare se janë të tyret??
        ti do të thash se “kujt i plasi se çmendojnë ata”??as mua nuk më pals mor gomar,por problemi është se ata,si në veri dhe ata në jug,kanë punuar për këtë!!janë armatosur deri në dhëmbë mor idiot,në një kohë që ti ke mbetur bythëjashtë!kur ti jo vetëm që nuk ke mbajtur atë ushtri që kishe por dhe e ke rrafshuar fare!si do ta bësh që ti “vjen radha e Shqiptareve te Maqedonise dhe Shqiptareve te Malit te zi,
        por vjen edhe radha e Sanxhakut”??
        me tym lazarati apo me vrimën e satëme??
        mos më keqkupto,o majmun “vlonjati”,kur flas për tym lazarati e PS!!
        mendoj se ti do ta bësh “shqipërinë e madhe” duke tymosur tym lazarati dhe duke ëndërruar ashtu shtrirë e symbyllur!!e kur të zgjohesh!?nuk do të kesh vënd për të hyrë në atë vrimën e satëme!!
        hy rracë e qelbur që bëni “petlla me ujë”!bile ti je nga ata që dhe miellin kërkon të ta falin të tjerët!!

        Reply to this comment
  4. Bureto October 9, 17:02

    E pra, si gjithmonë, problemet shqiptare historikisht, qysh nga 1878, nuk i kanë zgjidhur asnjëherë
    vetë shqiptarët, dhe nuk ka sesi. Jo vetëm që jemi të vegjël dhe pa miq të vendosur pranë nesh si mbrojtës permanent, por si për fat të mirë ashtu dhe të keq jemi në një pozicion gjeografik, që i thuhet dhe “Vija e Teodosit”, ku pleksen qysh nga koha e Perandorisë Romake shumë interesa të të mëdhenjve, ose siç quhen ndryshe, gjeostrategjike.
    Parë kështu, implikimi i politikanëve të veçantë shqiptarë si përcaktues apo vendimarrës për interesat shqiptare në këtë rajon janë sa naive aq dhe cinike. Dhe e gjitha kjo për konsum të brendshëm politik në vendet ku ata jetojnë e veprojnë. Kjo sigurisht që në vend që të ndihmojë zgjidhjen sa më optimale të tyre, më shumë ngatërron dhe u jep dorë të tjerëve të vendosin vetë, duke na përjashtuar kështu fare si ngatërrestarë. Politikanët shqiptarë si këndej dhe andej kufirit duhet tashmë të kenë mësuar nga historia e kombit tonë se mungesa e bashkëpunimit pa kushte mes vetes për çështje madhore kombëtare çon ujë në mullirin e atyre që kurrë nuk kanë menduar për interesat tona, plrkundrazi. Dhe mirë na i bëjnë kur ne më shumë se çdo gjë punojmë për dasitë dhe përçarjet për përfitime personale afat shkurtëra, sesa për interesa kombëtare afatgjata. Ne në çdo tavolinë, ku sot diskutohen problemet e mprehta shqiptare, duhet të jemi prezent me një zë të fortë dhe unik, pavarësisht se mund të mos dëgjohemi aq dhe ashtu si duam ne. Por nga e gjithë kjo kurrsesi nuk do të na falet të dalim të humbur, siç deri më sot kemi dalë. Mos harrojmë se sot jemi në shumë aspekte më të fortë se në të kaluarën e largët apo dhe të afërt. Duhet të demonstrojmë një diplomaci të zgjuar dhe fleksibël, për të fituar sot optimumin, me premisa që në një të ardhme, me konjuktura më të përshtatshme, të arrijmë maksimumin. Që do të thotë se përveçse prosperitetin e kombit, të arrijmë dhe bashkimin e tij.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 10, 11:07

      bureto
      kur lexova fillimin kutova se kishe harruar thelbësoren,por u gabova!!
      atë kishe shtjelluar qartë e bukur!!
      PËRÇARJEN E PËRJETSHME SHQIPTARE!
      ne nuk bashkojmë dot shqipërinë,nuk bashkojmë dot kosovën,iliridën e malin e zi,përfytyro tti bashkojmë të gjithë në një shtet!?
      e pamundur!!
      në tërë historinë tonë kemi pasur dy përpjekje shqiptare për bashkim!!sado të kufizuara të jenë duke llogaritur të tërën reale:kryengritjen e prizrenit,dhe LANÇ!!
      tërë kohën tjetër kemi pasur atë mendim përçarës,krahinist që doli dhe në luftën e kosovës”të mbrojmë pragun e shtëpisë”!!kjo na ka bërë që gjat gjithë kohës ne si shqiptarë të bëhemi theror për avllinë tonë,për pronën tonë,por jo për atë të komshiut,jo për atë të kombit!!
      pa arrtur të ndërrojmë “mbrojtjen e pragut” me mbrojtjen e shtetit,shqipërisë!?
      kurrë nuk kemi për të fituar,kurrë nuk kemi për tu bashkuar!!
      meidimi i “pragut të shtëpisë” është edhe tek thaçi që se ka shtëpinë në mitrovicë,dhe si plas fare për të!!
      të shohim se çfarë do të bëjë ky albini fallco që nga fjalët e para po duket pak si i “hipur në ski”,ka marrë zjarr dhe kështu i lagur si është!!

      Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE October 9, 18:32

    Kjo eshte ideja me e shemtuar, sepse, eshte alogjike t’i thuash dhe aq me keq t’i imponosh dikujt (tjetrit, kujtdoqofte) qe te kembeje territore te vetat me po territore te vetat ne ted y skajet e tokave te tij autoktone. As Mogherini dhe askush tjeter nuk ka te drejte te imponoje qasje te tilla anti shqiptare…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenica October 9, 19:42

    Shqiperia mjagte eshte tlurrur. Serbet lane marre gjysmene Kosoves. SANCHAKU i Nishit eshte shoerngulur. Serbet ne Kosove jane te ardhur perse ata te marrin token tone. AMERIKA feri tani neve na ka nduhmuar e perse tani te na marre perseri copa teritori. Kete nuk e kami pritur nga ShB A-ja.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 10, 08:49

      o ali ta kam thënë shpesh!!
      je shumë i trash,ose ke probleme me alzhajmerin!!
      or njeri që nuk ha pyka fare,fare,”Kete nuk e kami pritur nga ShB A-ja.”!
      a ke mësuar ndonjëherë histori??a ja ke ndopak idenë se si funksionon politika ndërkombëtare?a ja ke idenë se çdo të thotë “interesa shtetrore”??a ja ke idenë se si funksionon politika ndërmjet një shteti të madh dhe një të vogël,ose më mirë një shteti të fuqishëm e një vasali??
      nëse nuk ja ke idenë,dhe si duket nuk ja ke fare,hidhi një sy para se të shkruash gomarllëqe!!
      ali politika nuk funksionon si na e ka qefi ne të vegjëlve,popullit,ty e mua!ajo funksionon në bazë të leverdisë reciproke dhe të interesave strategjike e taktike!!
      që të ta sqaroj më thjeshtë,po të marr shëmbullin e një beteje!!
      një ushtri e një shteti të madh,dhe vasalë të tjerë ndodhen në një shesh lufte!
      gjenerali fillon sulmin!kë ta merr mëndja se çon të parët në sulm bile dhe për ti sakrifikuar për të futur në grackë kundërshtarin??
      njerzit më të afërt të tij??ushtrinë e tij?ushtarët e shteteve të fuqishëm!?apo bashibozukët,pra ata pa vlerë dhe të vegjël për të??
      kjo është dhe politika e amerikësh dhe e të gjithë të tjerëve!!nuk e kanë kundër nesh a kundër dikujt tjetër!!e kanë thjeshtë për punë interesi!ky interes varet nga mbarvajtja e shtetit të tyre!!
      po të kujtoj pak histori o ali pyka,os e ngatërro me atë personazhin e filmit francez për kryengritjen algjeriane të viteve 60!
      pas L2B ne mbetëm në kranun sovjetik!!duke qënë se nuk ishim askush,sovjetët nuk na ndihmuan fare,bile dhe pas lufte,na lanë si ata të njerkës!pra si nën kontratorë,në dorë të jugosllavisë!!nuk kishin interes tek ne,prandaj më mirë të merrej tito!nuk ju prishte punë fare se çfar bëhej me ne,a çfarë bënte tito me ne!prapë vaji në lakra mbetej!!
      por kur panë se tito nuk ja kishte me besë vetë sovjetëve,atëherë u kujtuan se kishin një pikë sado të vogël ku mund të mbështesnin këmbët për të mbajtur ekuilibrin!!
      e kështu hodhën sytë nga ne dhe na dhanë ndihmë!!
      kjo ndihmë e vërtetë zgjati nja 8 vjet e më pas u zbeh seri sa u shua fare pas 12 vjetësh!!dhe e di përse??
      sepse politika e tyre ndryshoi,sepse politika e titos ndryshoi!kështu që sovjetët kishin më tepër leverdi me jugosllavinë se me ne!!po ti mbanin të dyja do të ishte më mirë,por në rastin tonë ne nuk dihet si do të kishim përfunduar!!
      e njëjta gjë me kinën,kishin interes na mbështetën,kunder rusit e jugosllavisë!ndryshuan interesat!u vunë kundër nesh me jugosllavinë!!
      pra o ali pyka,jo algjeriani,”nuk ka miqsi të përjetshme,por interesa të përjetshëm” dhe këto interesa ndoshta do ta çojnë amerikën dhe njëherë të lidhë miqësi me sërbinë,sepse me jugosllavinë i ka pasur shumë të forta!
      dhe e di përse o pyka ali??sepse kanë 30 vjet që nuk po merren vesh me shqiptarët!!sepse shqiptarët janë aq të zgjuar sa kërkojnë tua fusin amerikanëve sa krahu,duke e ditur se krahu jonë në “bythë” të amerikës është si një fije leshi!!sepse u bënë 30 vjet në shqipëri dhe 20 në kosovë që nuk ka pikën e stabilitetit,që nuk ka një politikë të qëndrueshme si të brëdnëshme ashtu dhe të jashtëme!!se ka vjedhje aq të tmerrshme sa dhe ndërkombëtarët i zë lemeria!se kemi politikanë që për këto shkaqe janë aq të kërcënueshëm sa ndërkombëtarët nuk mund tu besojnë!!
      prandaj o pykë e trashë,o vare nga trutë mos thuaj “Kete nuk e kami pritur nga ShB A-ja.”,por thuaj “nuk e di si nuk na i ka futur me kohë”!!
      o pykë ali,miqësinë duhet të dish ta mbash,miqësinë duhet të dish ta mbrosh!miqësinë duhet ta çimentosh!!miqësi nuk quhet servilizmi,nuk quhet nënshtrimi!që të fillosh një mardhënje është e lehtë,të bësh miqësi duhet të ndash të njëjtat principe me tjetrin!që ta mbash miqësinë duhet ti çimentosh principet njëlloj si tjetri!!
      “AMERIKA feri tani neve na ka nduhmuar e perse tani te na marre perseri copa teritori. “,shkruhet me ? në fund he jo me pikë!
      debil, sipas neoosmanëve,perandoria osmane e “bëri shqipërinë e madhe”,shqiptarët “sundonin”(përdoreshin mish për top si të gjithë)gjithë të tjerët!por o ali karabushi shpresoj se nuk e ke harruar se përse u krijua lidhja e prizërenit dhe kush e shtypi atë?!ajo perandori osmane që kishte filluar,për të mbrojtur bythën e vet,të çbënte “shqipërinë e madhe” që pretenodojnë neoosmanllinjtë se e bëri turia për leverdi të shqiptrëve!!
      ali o pykë me moshë të pjerdhur dhe me tru foshnjor!zgjohu sa ske rënë nga krevati duke parë ëndërra!!

      Reply to this comment
  7. Buda October 9, 21:12

    Bashkimi i Kosoves me trungun ame -Shqiperine do te behet pa serbet e veriut brenda.O patriote te tastierave shikoni nga e ardhmja jo nga e kaluara.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 10, 10:55

      Buda o patriot i “së ardhmes”
      ke të drejtë kur shkruan”O patriote te tastierave shikoni nga e ardhmja jo nga e kaluara.” sepse ti je një nga ata që je në tastierë,nuk është se po të shohim me armë në dorë a me hu në bythë!!
      ti me të vërtetë shikon nga e ardhmja,por shikon me dëshirë jo me llogjikë!!me dëshirë fluturon dhe gomari megjithë samarë,por me llogjikë e realisht nuk është e mundur!këtu përjashtojmë ta hedhësh nga ndonjë aeroplan!!
      por ti e di se përfundon si salcë bolonjeze kur prek tokën!!
      kështu o Buda,patriot i pushkës,qefi i bashkimit si ta do bytha ty e mua nuk është aq i kollajshëm!!
      po të ishe një shtet si amerika,rusia,ndoshta dhe gjermania e franca!?mund ta vinim në diskutim,por të jesh një shtet si ne,shqipëria,kosova dhe ajo gjysmë e maqedonisë që ka shqiptarë!?duhet ta pyesësh bythën mirë!duhet të pyesësh se “jam vetëm unë që kam pretendime bashkimi apo dhe të tjerë”?dhe këta të tjerët,për vete kanë,mendojnë se kanë po aq të drejtë sa ke dhe ti!!
      e nëse ti nuk ke fuqi,ata kanë fuqi!?
      kush mendon se do të bashkohet??
      ti në të drejtën tënde apo ata në kurrizin tënd??
      o Budë ku e gjen forcën për të bashkuar tokat shqiptare,me a pa veriun e kosovës!???
      të lutem mos më shkruaj ndonjë hartim për “luftën e fitojmë me zëmër”!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*