Jozefina Topalli kërkon ndihmë për Partinë Demokratike në Gjermani

December 9, 2015 17:28

Jozefina Topalli kërkon ndihmë për Partinë Demokratike në Gjermani

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli nuk ishte e pranishme një ditë më parë në protestën e opozitës.

Për të sqaruar arsyet e mungesës së saj në protestë, Topalli ka bërë të ditur se ishte në një vizitë në Gjermani. Midis rreshtave, Topalli thotë se miqtë e Kas-it shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike.

“Jo larg larg Portës së Brandenburgut, Sekretari i përgjithshëm i Fondacionit Konrad Adenauer shtroi me rastin e vizitës sime në Berlin një drekë pune. Mbi 2 ore u fol për situatën në Shqipëri, për problemet e sfidat e saj. Miqtë e mëdhenj të Shqipërisë treguan gjithë dashamirësinë e vullnetin për të ndihmuar vendin tim. Miqtë e Kas-it shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike

Mes të tjerë në këtë drekë merrnin pjesë Kryetari i Parlamentit Gjerman Norbert Lammert, nga zyra e Kancelares Merkel e shumë miq të tjerë”, shkruan Topalli.

 Gjithsesi, ish-kryeparlamentarja preferoi heshtjen në lidhje me 8 dhjetorin, duke mos bërë as status në Facebook, edhe pse mundësinë përmes celularit mund ta kishte.

December 9, 2015 17:28
Komento

2 Komente

  1. alphade December 10, 03:58

    Nuk e kupton kjo zonje, ne i thencin zonje, se po lene name neper bote dhe facebook-un e
    perdorin thjeshte per te mashtruar ne radhe te pare shqiptaret dhe se dyti per t’i bere qejfin
    ”PADRINOS” se gjoja nderkombetaret po i mbeshtetin . Asnje nuk ja var me sepse e treguan
    veten se sa poshte ka rene kjo bande ne syte e te huajve . Jane bere zhelamane duke qene
    te mbytyr ne lluks e pasuri . Kujtojne se bota ezhte e verber dhe nuk i di se cfare lloj genjesh-
    taresh e farsantesh jane te derguarit e Berishovicit miliardere . I paraqiten botes se ‘!varfanja-
    ke” kur ata qe i presin,anfitrionet nderkombetar jane shume-shume pak me te pasur se sa
    Berishovici,Zhelefina, Bashici’ etj.etj. Cfare monstrash….!!!

    Reply to this comment
  2. Kuq e zi December 10, 11:27

    Te ndihmoje pd nga kush??,
    Ka plas lufta midis jush???
    Se nga jashte nuk shoh ndonje rrezik

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*