Ju bëjnë sytë xixa dhe shikoni pika të bardha, ja çfarë do të thotë

September 3, 2018 22:24

Ju bëjnë sytë xixa dhe shikoni pika të bardha, ja çfarë do të thotë

Ju bëjnë sytë xixa? Shihni pika të bardha që fluturojnë tek ju rrotulloni sytë? Nuk është asnjë gjallesë e gjallë që po jeton në sytë tuaj, mos u trembni!

Termi i saktë për këtë fenomen është: muscae volitantes dhe sipas okulistëve këto të fundit nuk janë asgjë më shumë sesa qeliza të kuqe të gjakut ose proteina që qarkullojnë në sytë tuaj. Në fakt ne shohim hijen që ato formojnë në retinën tonë.

Frika se mos pikat e bardha apo xixat mund të dëmtojnë shikimin, ekziston, por ekspertët pohojnë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Sytë posedojnë një neuron të quajtur qelizë gangliove e retinës, e cila merr informacione vizuale nga bota e jashtme, informacione që përkthehen nga drita (në mungesë të së cilës nuk do të shihnim).

Këto qeliza mund të aktivizohen gjithashtu duke ushtruar presion, gjë që i bën ato të punojnë në mënyrë të ngjashme kur ato aktivizohen nga drita.

Në thelb, ju po mashtroni sistemin tuaj nervor duke menduar se sytë tuaj janë të hapur. Ju gjithashtu mund të përjetoni fosfene kur vuani nga migrena,kur përplasni kokën sepse kjo mund të jetë rezultat i aktivitetit elektrik në pjesë të caktuara të trurit./ Living

o.j/dita

September 3, 2018 22:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*