Ju Jeni në Demokraci (Bisedë me studentët e Fakultetit të Filozofisë së Hutimit)

October 14, 2017 09:31

Ju Jeni në Demokraci (Bisedë me studentët e Fakultetit të Filozofisë së Hutimit)

Viktor Malaj

Mirë se ju gjeta! Jam i lumtur që ndodhem sot midis jush dhe besoj se do të bëjmë një dialog të sinqertë. Unë vij drejtpërdrejt nga Rrësheni. Kam mbresa të mrekullueshme. Ai ishte një vend i mahnitshëm. Në shumë drejtime më kujton Los Anxhelos-in; të dy qytete të mëdhenj, të dy pranë detit; urbanistika thuajse e njëjtë; të dy qendra të kinematografisë botërore, plot muze, parqe dhe stadiume…ç’t’ju them tjetër.

Ju duhet të ndjeheni të lumtur sepse prindërit tuaj mund t’ju tregojnë të gjitha ndryshimet që ata kanë parë. Ja p.sh. anëtarësimi në NATO. Ju e keni të vështirë ta kuptoni sot se si, vetëm për pak, keni shpëtuar pa ju sulmuar nga Lindja dhe Perëndimi. Në kohën e Luftës së Ftohtë ju nuk kërcënoheshit prej askujt dhe shpenzimet ushtarake që bënte regjimi atëherë ishin një marrëzi, domethënë çmenduri. Tani që Lufta e Ftohtë ka përfunduar dhe paqja mbizotëron mbi tokë ju rrezikoheni nga të gjitha anët por, falë NATO-s, ju mund të hidhni valle edhe në gojën e ujkut.

Liberalizimi i vizave me BE-në është një arritje e madhe ndonëse burokratëve evropianë iu deshën 20 vjet të bindeshin për këtë akt humanitar. Ne kemi qenë vazhdimisht nxitës dhe mbrojtës të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave. Evropa e tepron disi sepse quan lëvizje të lirë edhe hyrjen edhe daljen. Racionale është të lësh të lirë vetëm daljen. Hyrja duhet të kontrollohet rreptësisht, sepse çfarë hyn edhe del. Prandaj nuk do t’i liberalizojmë vizat deri nga fundi i shekullit. Regjimi juaj i para 1990 ishte barbar sepse nuk lejonte as hyrjen dhe as daljen pa kontroll.

Ju duhet të jeni krenarë që keni larguar kriminelët nga Parlamenti. Po aq krenarë sa ç’ishit kur i votuat si përfaqësuesit tuaj. Vërtetë mund të ketë mbetur ndonjë peshk i vogël në Parlament që jua turbullon ujërat prej 30 vjetësh, por fajin e kanë peshkatarët dhe jo peshku.

Reforma gjyqësore do ju gëzojë së shpejti sepse atë e strukturuan në përqindje të barabarta si ata që e kishin ngritur sistemin aktual edhe ata që e mallkonin, si ata që e ideuan reformën ashtu edhe ata që shkuan me pak vonesë dhe me vullnetin e tyre të lirë për ta votuar pa asnjë presion dhe shumë të ngazëllyer që po votonin edhe për të mirën e tyre. Gjyqtarë të tillë si ai kapoja i Vlorës që dikur ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së jugosllave dhe tani doravit këngëtaret nëpër dasma me aq para sa ju fitoni në një muaj, do i bëjnë nder sistemit të ri të drejtësisë. Ai vërtet ishte dikur spiun dhe vjedhës dyqanesh, por ishte spiun e vjedhës i mirë sepse ishte kundër sistemit komunist.

Mjafton që prindërit tuaj t’ju tregojnë arritjet e mësipërme dhe ju duhet të gëzoheni dhe të mos i pyesni për gjëra të vogla dhe të parëndësishme si mundësitë e punësimit, niveli i pagave, cilësia e shërbimit mjekësor, niveli i arsimimit, vlerat e familjes dhe morali shoqëror sundues, kriminaliteti, siguria e jetës dhe e pronës etj.

Gjëja më e mirë për brezin tuaj është se nuk jeni të lidhur ngushtë me pritshmëritë e ulëta të së kaluarës komuniste të këtij vendi. Ju sot mund të ëndërroni dhe të prisni gjëra të mëdha dhe të larta. Ju mund të ëndërroni për vila dhe vetura luksoze dhe fap do ju vijnë, ashtu siç pati thënë një imam për mishin e shpendëve dhe femrat e bukura. Sa iu përket femrave, ju jetoni në liri dhe mund t’i ndërroni ato sa herë të doni, t’i merrni, t’i ndani por edhe t’i tradhtoni pasi jetesa e gjatë vetëm me një femër është bezdi e padurueshme. Ju mund të ëndërroni për një vend pune dhe ai shfaqet pas 20 vjetësh, mund të ëndërroni për të rimarrë pronat tuaja dhe ato do ju kthehen pas 30-40 vitesh; mund të shpresoni t’ju kthehet një borxh që ju ka dikush dhe që e keni paditur në gjykatë dhe, sigurisht, që vendimi në favorin tuaj do të merret pas 10-15 vjetësh. Nuk është kushedi se çfarë. Pritshmërive të larta u shkojnë pritje e gjata. Kur nuk arrihen sjellin depresion dhe depresioni i çon disa në vetëvrasje. Vetëm në vitin 2016 në Shqipëri paskan ndodhur 235 vetëvrasje dhe tentativa për vetëvrasje. Kjo vjen nga pritshmëritë e larta dhe pritjet e gjata, por, në fund të fundit, siç e dini, edhe vetëvrasja është pjesë e lirisë individuale në një sistem demokratik.

Ju jetoni në demokraci. Nëse e kërkoni atë apo këtë, qeveria juaj do ju përgjigjet. Po nuk u përgjigj do ta rrëzoni dhe do të zgjidhni një tjetër si ajo. Madje, ju mund ta rrëzoni edhe me dhunë si në shtator 1998 dhe të mos ju hyjë gjemb në këmbë. Ju jeni një vend i varfër dhe qeveria juaj duhet t’ju japë libra falas nxënësve. Në të kundërt e rrëzoni. Një vend i pasur nuk ua jep fëmijëve të varfër librat falas se llastohen prindërit e tyre dembelë. Por është edhe çështje prestigji. Një vendi të pasur nuk i shkon të dhurojë gjëra kaq të vogla siç janë librat e shkollës. Po vendi më i pasur i botës, kur e do nevoja, mund t’iu jap disa trilionë dollarë vetëm më të pasurve se kjo është rruga e duhur për të ndihmuar të varfërit. Të pasurit nuk llastohen kurrë. Ata e duan dhe e respektojnë ligjin, ata janë vetë ligji.

Meqë jemi këtu, më duhet t’ju them se ju duhet ta luftoni fort krimin dhe korrupsionin të cilët nuk janë në natyrën e sistemit që po ndërtoni. Demokracia nuk i pranon ato. Mos ua vini shumë veshin Transparency International që e shpalli Londrën si “strofulla numër 1 e fryteve të korrupsionit botëror” në 2014. Gjithashtu, përpiquni të injoroni gazetarë të tillë gjurmues si Roberto Saviano që thotë se Mbretëria e Bashkuar është kombi më i korruptuar në botë. Në fund të fundit, britanikët janë akoma në periudhë tranzicioni, pasi sistemi i tyre demokratik nuk është veçse 400 vjeçar. Edhe Spanja është një vend demokratik megjithëse 95% e qytetarëve të saj besojnë se korrupsioni është i institucionalizuar. Kurse në SHBA kjo përqindje është më e ulët. Vetëm 75% e qytetarëve besojnë se qeveria është e korruptuar. Liria për të besuar është arritje demokratike. Të tjerat kanë pak rëndësi. Fakti që rreth 50% e fondeve të BE-së thithen nga korrupsioni nuk është ndonjë pohim shqetësues pasi qytetarët e BE-së janë të gjithë qytetarë të lirë që jetojnë në demokraci.

Siç mund ta dini, në Shqipëri 20 familje kriminale dhe katër klane e dominojnë krimin. Për arsye etike, politike dhe strategjike njërin klan dhe 5-6 familjet e saj përbërëse nuk është mirë të përmenden. Klanet kriminale me përbërje politike, kur janë faktorë politikë, nuk përmenden, sepse besojmë se mund të vijë një ditë që mund të duhen. Kjo është shumë e ngjashme me atë çadrën e keqe që në një ditë shiu ia ke nevojën. Prandaj, kur e do puna, takohen me shumë buzëqeshje edhe 2-3 herë në javë, siç e vutë re atëherë kur duhej vota e tyre për Vetingun. Nuk është as etike dhe as qëndrim koherent që familje të tilla që kanë bërë gabime të vogla si djegia e gjysmës së vendit, falsifikimi e dhunimi i zgjedhjeve, kanë vrarë qytetarë dhe cenuar integritetin territorial të vendit të tyre, kanë marrë pushtetin me dhunë dhe shpërdoruar qindra miliona euro të popullit shqiptar pasi i kemi shpallur “burra shteti” dhe “yje në ngjitje” tani t’i fusim në radhët e klaneve dhe familjeve mafioze apo kriminale. Është çështje etike që ka të bëjë me dinjitetin. Vërtet u përmend diku krimineli Berisha, por nuk ishte fjala për atë që anglezët e quajtën “gangster” në 1997 dhe gjermanët “ordiner i rrezikshëm” në 1998. Pra, ishte fjala për Berishën e Durrësit dhe jo atë të Tiranës. Të mos i ngatërrojmë gjërat. Duhet të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin dhe me të vërtetën.

Shpresoj që trafikantë si ai Balili do t’i kapni shpejt dhe dërgoni në burg. Moskapja e tij deri tani është e palejueshme dhe e pajustifikueshme. Vërtet në SHBA ka kriminelë dhe trafikantë që kërkohen prej 30-40 vjetësh, por kjo është e falshme se territori është shumë i madh dhe vështirë t’i zbulosh.

Besoj se ju, shumë shpejt, në dhjetë vitet e ardhshme do të jeni pjesë e BE-së. Pra, dyzet vjet pas rënies së regjimit diktatorial që iu pengoi për dyzet vjet t’i bashkoheshit Evropës, Evropa do të bindet se edhe ju e meritoni bashkimin me të, pasi nuk jeni me bisht siç ju kanë propaganduar armiqtë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Evropa është pak e vjetër dhe këtyre plakave iu mbushet mendja me vështirësi. Në fund të fundit, ju keni dëshmuar gjatë këtyre tri dekadave se keni çfarë t’i ofroni Evropës së përkorë. Jo si dikur që eksportonit krom, bakër dhe nikel dhe mbetët të varfër. Tani ju vetëm Italisë i keni dhënë 10 mijë prostituta dhe burgjeve të Evropës rreth dhjetë mijë kriminelë. Evropa po bën çmos t’iu pastrojë dhe pastaj t’ju pranojë njëzëri.

Ju mund të keni lexuar Europolin që pohon se në Evropë veprojnë rreth dyzet mijë banda kriminale apo buletinet e FBI-së që thonë se në Amerikë veprojnë 33 mijë të tilla, por këto janë gjëra kalimtare ashtu si edhe Mafia që vepron prej 150 vitesh. Për t’u bindur lexoni disa analistë brilantë tuajt që pohojnë se Amerika e lufton krimin me shpatë dhe se i vetmi shtet i korruptuar në botë është Shqipëria.

Ju jetoni në demokraci dhe demokracia dhe krimi nuk mund të jetojnë së bashku. Ato e përjashtojnë njëra-tjetrën. Ekzistenca e njërës nënkupton vdekjen e tjetrës dhe anasjelltas. Jam i sigurt se ju do t’i besoni fjalët e mia për shkak të respektit të madh që keni për vendin tim, madje më shumë se për vendin tuaj. Kjo buron nga fakti se ju historikisht i keni adhuruar forcën dhe pasurinë dhe i keni konsideruar si bazë të së drejtës. Dukja juaj moderne si prirje drejt Perëndimit e ka bërë që fjalën tuaj të urtë “Vëre mikun në krye të vendit, por mos e bëj zot shtëpie ” të dëgjohet e të lexohet: “Duaje mikun e fortë dhe lutju të të sundojë”. E ardhmja ju përket juve sepse ju jetoni në demokraci.

Faleminderit për dëgjimin dhe mirëkuptimin.

 

 

October 14, 2017 09:31
Komento

55 Komente

  1. Ilir October 14, 10:26

    Viktori ia paska.pare hajrin komunizmit.perderisa eshte i dyti shkrim ku merr nen shenjester demokracine perendimore

    Reply to this comment
    • Tori qeka xurxull October 14, 14:45

      Per sa kohe nje autor shkrimesh publike fshihet gishtit ai nuk duhet marre per esell. Kur robi ja fut nja dy_tre dopjo nuk I fket me mendja.

      Reply to this comment
    • Che Guevara October 17, 02:40

      Je i madh, i nderuari Viktor Malaj!
      Nje ironi e holle,thurur me nje qasje artistike,filozofike dhe therese,ndaj nje real;iteti fasls,qe sundon ne Shqiperi prej 27 vjetesh!
      Eshte nje vazhdim i mrekullueshem i zgjuarsise migjeniane,qe deri me sot nuk e kam lexuar ne asnje autor tjeter,sado cub te jete hequr!
      Fillin e ketij shkrimi nuk e kapin dot antishqiptaret dhe in jorantet!
      Ky eshte nje pamflet politik i denje per t’u botuar ne gazetat me te medha tre botes,per t’u studjuar ne fakultetet e gazetarise ,te dipllomacise etj,por eshte theres per ideologet e kapitalit dhe sundimtaret e Shqiperise!
      Shqiperia ka edhe njerez te URTE si Viktor Malaj,por ligjin ketu e bejne vetem cubat!
      Kur idete qe shtrohen ne kete shkrim te mrekullueshen t’i kuptojne te pakten 25 % e popullit,vetem atehere mund te levize per mire situata ne Shqiperi!
      Por deri atehere ne vazhdojme te bejme shurdhin dhe qorrin!

      Reply to this comment
    • Fidel October 24, 03:44

      Hajrin socializmit ia ka pare mbi 80 % e shqiptareve,ndersa kapitalizmit po ia shohin hajrin vetem 5% e shqiptareve,qe u shofshin o zot!

      Reply to this comment
  2. shqip October 14, 10:27

    Broshure qe duhet perkthyer ne te gjitha gjuhet e rruzullit . Dhe ti vihet perpara tavolines se shkrimit , çdo km, presidenti , parlamenti , etj . Qe çdo mengjes kur te ulen ne zyrat e tyre , ta lexojne me kater pale syze . Nuk dua t’ja prish essene e bukur shkrimit . Vetem do ju kujtoj Enverin . Shkaku pse nuk gjente aleate afer gjeografikisht , jane pikerishte keto qe autori i sjell me aq mjeshtri . Tamam . miku qe do te komandoj ne shtepine tende . Por mos qofte e thene qe , ti te vesh ne shtepine e tij . Atje rregulli eshte ndryshe . Ti shqiptari je i lig , se ben tregti droge . Edhe ne europianet bejme , Po nuk quhemi te liq . Ti shqiptari ke korrupsion , ke shume detyra per tu futur ne familjen tone . Ndersa ne u futen pa i marre leje njeriu . Edhe ne kemi korrupsion , vrasje , financa te shkaterruara . Po kjo vlen vetem per ty , se je shqiptar . Ti shqiptar s’ke bere ndonje lufte ballkanike . S’ke perzene serbe , sllovene , etj , nga trojet . E pra serbet i kane permbushur detyrimet . Ne i kuptojme ata . Tani ata kane bere kthese , e keshtu mund te hyjne para jush ne BE . Ti o shqiptar ” i trashe ” , shkrije armatimin , çoje per skrap , shite . Qe te fitoje para Zeni , i biri te atit . Shkurtoje ushtrine , tani na ke ne . Ndersa ti Serbi armatosu gjer ne dhembe , me arme Ruse e me para Brukseli . Mos e dhente qe nje dite Nato te mos kete me funksionet e deritanishme . Ketu do vershojne edhe afrikanet per te marre ndonje cope . Ja kjo eshte historia . E tha edhe Junker . Nuk ka afrim ne BE deri ne 2025 . Vete isha te 30tat kur na thane se do shkojme ne Europe . Pra i bie qe mbase do ikim nga kjo bote , e Shqiperia do jete duke kerkuar gjilperen ne kashte .

    Reply to this comment
  3. Zululand October 14, 10:27

    Ironi therrese.
    E verteta e thene me sh klas

    Reply to this comment
  4. Ben elefanti qe fik zjarre October 14, 10:58

    te lumte dora cilido qofsh

    Reply to this comment
  5. Ballist October 14, 11:16

    Fatkeqësisht, niveli i demokracise shqiptare eshte ne nivel shume te ulët…Pse?

    1- Sepse mbrojtja e jetes nuk eshte e siguruar.
    Pra kur jetimet nuk marrin pension (se prinderit qene pa pune), nuk kane sesi te ekzistojne…jeta e tyre nuk eshte e siguruar!

    2- Sepse akoma nuk jane ndeshkuar ata, qe kryen krime ne kohen e diktatures…te lexosh, se cfare shkruan aktori shkodran Edmond Halili, nuk të zë gjumi!!! PS ju muar jeta rinisë shqiptare dhe nuk i lane as ti qanin! Ky ështe krim shume i rende! Te ndeshkohen kriminelët!

    3-Sepse ceshtja e pronesie nuk eshte sqaruar. Pse te shpronsohen pronarët e vjetër?

    Të mos jemi indifetentë, po te duam te jetojmë ne nje shoqëri demokratike.
    Të duam e ndihmojmë te drejten.
    Secili prej nesh ka përgjegjësinë e tij.
    Ne jemi shteti dhe pse anonim..

    Reply to this comment
    • Nausiku October 14, 11:17

      Fatkeqesisht niveli i demokracise Kapitaliste BALLIST
      eshte ne nivel O .

      1- Sepse mbrojtja e jetes nuk eshte e sigurt ,
      duke Jetuar me Moton
      Hengra sot pa neser shohim e bejme .

      2- Sepse ka 27 vite qe nuk denohen
      ata qe kane kryer krime ”’ Demokratikisht ””
      si Mbytja e 140 vetave ne det nga Anija
      demokratike e Ballistave te Evropit .
      Por Krim akoma me te rende eshte
      Papunesia qe ka perfshire te gjithe
      Zonen kapitaliste ,
      Siguria e jetes ne shqiperi eshte O ,
      posikur Nausika te ishte duke pire kafe
      ne lushnje per qejf te saj ,
      ne momentin qe u egzekutuan ata Djemt 23 vjeçare ?

      3 – Prona ? ketu fle lepuri —
      Barazi ?
      Enveri nuk pati probleme me token
      e shtetezoje dhe Pushkatoje EGOIZMIN .

      Te mos jemi indiferente , Po te duam te jetejme ne nje shoqeri demokratike te BARABARTE .
      Te ndihmojme te verteten ? e kush e zoteron ate ?
      Seicili prej nesh ka pergjegjesine e tij
      Po – NE jemi shteti dhe pse anonim .

      Shtese — Shtetin social qe ti po perjeton
      ne Deutsch –
      E ka thene Marksi 150 vjete me pare .
      Eshte teknollogjioa qe krijon papunesine .
      Krahu i punes ka vlere – dhe jo makineria .
      Se une jam i pa pune ?
      Kujt do t’ia shesin Buken , damotet ……..
      ballistat Barkdera Kapitalisr………..

      Rrotullohuni nga te doni ,
      prap tek Marksi do te perfundoni …….

      Reply to this comment
      • Nausika October 14, 14:50

        O Nausiku
        Si është e mundur, qe flasim për demokraci dhe në vend të pseudonimin tim, Nausika, cfaqet sinonimi ballist dhe ti mban sinonimi tim me një ndryshim germe?
        Ky është manipulim apo?

        Reply to this comment
        • Adi October 14, 15:34

          O Nausika,
          Mos u mërzit, se me ka ndodh dhe mua!
          Pa manipulim, nuk bëjmë dot në Shqipëri…

          Reply to this comment
  6. A.GRAMSH October 14, 11:19

    HANI,VIDHNI,PO MOS HARRONI TE NA DHISNI!
    ‘Vjen DEA Amerikane ‘!?Do paguhen me parate e shitjes se DEA-s se Butrintit po s’eshte vjedhur!!
    ————————
    Lajmi ‘bombe’ vjen nga stalla e ‘parlaMenopauzes’ kur zedhenesi i Salise dhe Like Florise me emerin Edvin nxori ‘sekretin’:
    ‘Ne Nentor,vine AGJENTE amerikane te na asistojne’!
    Si zakonisht ,ashtu si per ‘integrimin’,’asocimin’,Vetting-un,reformen ne drejtesi e ‘rilindjen ‘ e shtetit nuk u tha as viti as shekulli !?

    Problemi nuk eshte me nje Edvin e as nje qUrravi axhami qe nuk di e ska asnje mundesi ta rilinde kete shtet te permbysur nga themelet,JO!Problemi eshte se keta pasi na vodhen tani po vazhdojne te na dhjesin ne koke duke e propoganduar MUTIN si krem si pomade qe te kurojne ZGJEBEN ‘Koke palaret’ !
    Dhe tragjedija e tragjedive qe keta ‘trushpelare’ apo politikane qe 27 vjet dine vetem te vjedhin hane dhe dhjesin,ne bashkepunim me zagaret dhe krriminelet e dizinformacionit’ ,milionere qe lehin nate e dite per ta arrijne tu mbushin mendjen nje pjese te popullsise SKLLEVER te pa pergjegjshem se tani qe do vije DEA do ‘korri drogen’ e do’ mbjelle grure’!?

    ‘Salisjani’ Edvin ,me ‘batutat kaps’ te tij qe jo vetem nuk thote asgje arrin e thote ne mes te nje parlamenti lopesh shterpa laramane qe kane shkuar per ‘lesh’ se:
    Na qenkerka ne kete vend nje ambasador qe na u quakerka LU qe nuk ka pune tjeter me se te meret dhe na i paskerka ‘kerkuar bashkepunim edhe Bashes ne luften kunder te forteve ,feudeve’!?

    Ne gjendje tejet konfuze qe te ‘nxjer mallin’ e ‘shendetit te renduar psiqik’ te Sali Neronit i ashtu quajturi kryeminister thote(nuk dihet se kujt i drejtohet) idjotesine tjeter nga salla e parlamentit te krimit korrupsionit e hajduterise se:”Jemi duke mbyllur krijimin e grupeve te eksperteve nderkombetare(!?) qe te perfshihen drejt perdrejt ne aksion!?
    Dhe me nje gjendje psikopatologjike qe te tremb ,ashtu si po ‘kercenon’ gjithe BE’mbameni se do tu vras’ po nuk integruat ‘koke palaret’ arrin e u thote ‘llojit te vet’ ca bajgave aty ne parlament:
    ”SI NUK E MESUAT AKOMA SI FUNKSIONON BOTA’!

    O’skllever’ te pa pergjegjshem qe vazhdoni besoni e votoni:
    Keta jo vetem nuk e quajne krim po per nder qe kete vend e shkaterruan si kujslinge me ‘ASISTENCE’ te te huajve Fazlliqave e ‘Podesta’ duke ua mbushur xhepat me Flori e para!
    Keta jo vetem nuk e quajne krim por per NDER qe tere ‘keshilltaret’ sa idjote aqe edhe injorante nga ‘kapteri’ i NATO qe paguhet 10 mije dollare ne muaj ti ‘mesoje’ si lidhen kepucet ,si rregullohen krevatet dhe si behet ‘seks’ me uniforme paguar me flori te femijeve shqipetare te pa ngrene!?

    Keta kujslinge sa idjote provinciale e snobiste tere MILIARDAT e pasurise shqipetare i kane harxhuar e ndare me te HUAJT nga pastrueset e zyrave me ‘asistence’ deri tek presidentet ministrat e kryeministrat per tu bere ‘ASISTENCE’ e keshilluar se si mund te SHKATERROHET nje Shtet nga themelet ,nje sistem ekonomik pa EMER nje pasuri e tere kombetare mbi e nen tokesore bashke me kapitalet strategjike ne ‘Drejtim te pa njohur’ dhe keta krriminele hajdute e antishqipetare ne emer te Allahut kane korruptuar e perdhunuar edhe ZOTIN e 10 Komandamentet e tij!

    ‘Skllever’ te pa pergjegjshem qe besoni e votoni keta me parate e miliardat e koke palareve kane blere tere LOBIZMIN’ ambasadoret trafikantet e injorantet ,xhihadistet e muxhahedinet e gjithe Botes dhe tere HALETE qe kane ndertuar ne kete vend tani germadhe kisha e xhamija i kane bere me MBURRJE me ‘asistence’ te HUAJ nga te pa punet e injorantet e gjithe botes deri tek STUDJOT me emer qe kerkojne MILIARDA per te vendosur tek gropa e Skenderbeut apo vendosjen e halese ne zyren e kryeministrit apo mobilimin e zyrave te BODEgardeve te KRIMIT!

    Sa MILIARDA u kushtojne femijeve shqipetare 27 vjet te pa ngrene keto lloj ‘ASISTENCASH’ te te huajve 27 vjet kur na kane futur keta krriminele 5 MILIARD borxh!?A jane keta te HUAJ qe kane asistuar kryeagjentin e krriminelin SALI NERONIN e banden e tij per te shkaterruar ish Shqiperine e per te ‘ndertuar ura dhe atje ku ska lumenj’ per te ndare parate me FAZLLIQAT e Medine ,qe asistuan shkaterrimin dhe mbjelljen e DROGES ne vend te GRURIT!?

    Si mund te trajtohet nje popull ‘koke palare’ si te ishin BAJGA e nga njera ane i ’emerojne’ president simbolin e korrupsionit,e urdherojne te dergoje si mish per top mercenare ne Afganistan per te ‘luftuar’ drogen 96 perqind ne duar te Talebaneve qe pas 30 vjet nuk e rruajne trapin e nga ana tjeter kerkojme te vije DEA tu tregojne nga Amerika ku i kane çifliqet e droges Salija Medija,Like florija e nje Robert Çamòakizi i quajtur ‘Adidas’ Mavrija!?

    Me se do i paguajme akoma KESHILLTARET’ dhe ‘AGJENTET’ nga gjithe Bota qe jane bere me shume se shqipetare:Te kerkojme borxh qe te lajme borxhet e bashke me borxhet tu japim dhe perqindjet e interesit te borxheve atyre qe u kemi marre BORXH!?

    Reply to this comment
  7. L.H October 14, 11:20

    Pjese nga poezija ‘Anes lumenjve’ te Fan Nolit

    ‘Ky ilaç e ky kushtrim
    me ben djale e me ben trim.
    Me jep force e me jep shprese,
    anes elbe-s anes spree-se.
    Qe do kthehemi njehere,
    prane vatres,prane punes
    anes Vjoses,anes Bunes.

    Arratisur syrgjynosur,
    raskapitur e katosur,
    brohoras me bes’ e shprese,
    anes elbe-s anes spree-se.”

    Reply to this comment
  8. intelektuali October 14, 11:33

    ORE TI ENVERISTI FANATIK VIKTOR MALAJ A JE NE TEREZI MORE MAVRI?

    sepse:

    Me dacibaot komuniste qe shkruan po na e qit SHBA me keq se Shqypnia e Rilindjes Edviniste.

    PO EDVINI KA 4 VJET E KUSUR NE PUSHTET KUJT JA ADRESON I VIKTOR SPIUNI I SIGURIMIT TE ENVERIT KEQQEVERISJEN E MAFIES SE KUQE ME PUSHTET QE LA PAS ENVERI ME NEXHMIJEN?

    A i shikon si tallen ne Parlament me fotografi kompromentuese me retorike mafioze:

    UNE JAM NE FOTO ME MAFIEN, POR EDHE TI KE DALE NE FOTO ME MAFIEN!!!

    Po kush e mbushi Shqypnine me droge dhe kanabis o Viktor Malaj? Dhe tani Edi Rama po kerkon si cifuti ne shkretetire DEA-n amerikane per te shpetuar Vatanin me finte enveriste?

    PO AMAN DHE BOLL O ENVERISTI VIKTOR MALAJ ME KETO KARAGJOZLLEQE ANTIPERENDIMORE!

    Reply to this comment
    • O Malo, të ka emigruar truri, ore i mjerë! October 14, 22:49

      O Intelektuali,
      Me duket se ka lajthitur, i shkreti!
      Mos ka marrë drogë, ose cudishmeria e moshës….
      Në kohën e diktaturës komuniste, paskemi pasur daljeve hyrje të kontrolluar kufiri – ky është një maskara, mashtrues! Kufiri jonë është i mbledhë me eshtrat e plumba….
      Malos i ka hipur një sarkzme prej të semuri psiqik!

      Reply to this comment
  9. Qytetari durrsak October 14, 11:39

    Z. Viktor, urime per analizen shkencore dhe realiste qe beni, jo vetem per Shqiperine. Mos u shqetesoni nga “kritiket” qe nuk Ju kuptojne, sepse kjo kategori “kritikesh” eshte ajo pjese e shoqerise boterore (sigurisht edhe e Shqiperise) qe e ka mendjen dhe shpirtin vetem tek paraja. Per keta “kritike” humanizmi dhe drejtesia shoqerore qendron vetem ne faktin se sa i pasur je (sa para ke) !

    Reply to this comment
  10. Claus October 14, 11:46

    Gazeta “Dita” ka filluar te beje Satire politike???

    Mos o Perendi!

    Eshte sikur fytyra e Gramoz Rucit te marre formatin e fytyres se Bep Shirokes se estrades se Shkodres dikur!

    A shkon kjo zoterinj?

    Aspak, po me e keqja eshte qe ky shkrim me duket si kopje zhgarravine e ndonje libri teper te lexuar.

    Nejse, kur kane kopjuar “idhujt” Dritero dhe Kadare nga letersia ruse, perse te mos kopjoje dhe “Dita”.

    Sa mund te beje humor Gramoz Ruci aq mund te beje dhe “Dita” e Viktorit pa foto dhe Bedriut me foto.

    Te ishim ne ditet e karnevaleve hajde, se Gramozi mund te vendose masken e Bep Shirokes, po tani ne kete kohe me duket si pa vend.

    Megjithate, megjithate, Halloween po afron dhe Gramoz Ruci ashtu si dhe “Dita” nuk kane nevoje te bejne humor me Maskat e Bep Shirokes dhe Nikolin Xhojes, se ne origjinal mbeten padyshim sinonime te Halloween-it me simbolin e kungullit me nje dhemb ne goje.

    Ketyre po u vriten njerezit neper rruge nga bandat, “Gramoz Viktor Shiroka” po na flet per “filozofine e hutimit”!

    Reply to this comment
    • Nausiku October 14, 13:40

      I nerumi Claus —
      99% jam me ty

      por
      Gamori nuk çalon tek Gramos RuQi .

      Do te ishte mire qe te debatonim per Ekonomine Deutsch , edhe se shumica ketu
      nuk mund ta kuptoje .Sepse ajo eshte e ”” sukseshme ””’ [ haaaaaaaaaaaaaaaaa]

      Das
      pan — Europaische manifest .

      ishte Konti Richard Nikolaus Coudenhove
      –autor i Praktischer idealizmus [ 1925 ]
      Qe FORMULON idene ,
      Ne favor te ”””””””””Ballistave Borgjes Nastradin ”””
      te kohes ,
      Me zevendesimin e masave popullore Kombetare Europiane , me nje popullsi
      pa IDENTITET , pa kombesi
      Ideale per Skllever te rinje
      qe jane Emigrante e te Deshperuar
      Tufe Bageti shume kombeshe e shume kulturore ,
      PA KUALITET E PA KOSHIENC
      Keto jane fjalet e Kalergit .

      Mos imito kete ”” INtelektual Tajven NASTRADININ ””
      AI perveç Kesteve nuk nje dashuri tjeter .

      ””’ Po te them nje gjo , e ke per ta majte men haaaaaaaaaaaaa””’

      Ky sistem Kapitalist ””’ ballist ”’ ka kohe qe ka vdekur ,,,,,,

      Reply to this comment
      • Komunisti October 14, 16:15

        O Nausiku,
        A ke punë tjetër ti?
        Marku shfrytëzoi paretv e Engelsit dhe mençurinë e gruas së tij, Zhenit, ndërsa shkruajti për çlirimin e klasës punëtore! Pra…
        Sa për shkrimin e këtij demagoge, nuk di ti sjellin kujt demokraci!
        Socializmi nuk është i aftë të jetojë si sistem, se njeriu është egoist…sado që u mundua njerzimi ka vejë në jetë!
        Këtë djall kapitalizmi t’a bëjmë sa më njerzore…nuk na mbetet gjë tjetër..

        Reply to this comment
      • Claus October 14, 16:25

        Natyrisht “Nausiku” mund te flasim per ekonomine, po puna eshte se per cfare ekonomie behet fjale dhe me cilin te flasesh.

        “Das Kapital” von Karl Marx feiert dieses Jahr 150-jähriges Jubiläum.
        Es ist eben schlechthin ein großartige Analyse über das kapitalistische System.
        Es ist heute mehr als denn je so aktuell.

        Aber das Problem ist nur eins: Es gibt keine Menschen vor allem in Albanien, obwohl viele von denen jahrelang Lernstunden in der Theorie des Marxismus erhalten haben, mit denen du über solche Themen diskutieren kannst.
        Es ist traurig aber wahr.

        Das marxistische Verhältnis oder A und Omega dieser Theorie, die uns sagt, dass “das gesamtgesellschaftliche Eigentum an Produktionsmitteln” als Kern eines sozialen Staates seien sollte, ist in Albanien ein für allemal in Mülleimer geworfen.
        Nicht nur das.
        Das Volkseigentum ohne Skrupel ist in die Hände der neuen albanischen Oligarchie geraten.
        Das schlimmste ist folgendes, dass die neuen Oligarchen sich in allen politischen Parteien befinden, einschließlich bei der sozialistischen Partei von Premier Rama (selbst ein Oligarch).
        Im Klartext:
        Eine politische Oligarchie oder eine oligarchische Politik.
        Das System dort stinkt bis zum Himmel ose me sakte ne shqip “peshku eshte qelbur nga koka deri ne kembe ose anasjelltas”
        Es ist ein hoffnungsloser Fall.

        qofsh i nerum!

        Reply to this comment
  11. Drejtesia do te behet duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketeri e noteret e anarshise. October 14, 12:06

    Pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to si dje dhe sot, qe lane me gjak kalldremet e asfaltet shqiptare deri me sot nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne dite e vite ne politikat e Tiranes zyrtare, kukuvajkat do te kendojne, mjere kush e ka rradhen. Vetem pastrimi i tre pushteteve plus medjan vizive e te shkruar nga lukunija e ujqerve dhe e cakejve, do te bente te mundur qe Shqiperia te jete vertete e lire e demokratike ku bukes ti thuhet buke dhe ujit, uje. Dhe ku uqerit dhe cakejte te mbeten prone e rezevateve dhe e kopshteve zoologjike, ku populli te mos harroje egersine e tyre. Protesto dhe denonco marrite e politikaneve te derisotme, qe sot me “krenarine”te dhjere por krenare, dhe nen masken e popullizimi kerkojne te mashtrojne dhe shqyer prene e rradhes, pra si gjithmone popullin dhe popujt. Mjaft me, me hymnizime dhe justifikime banale ndaj ujqerve dhe cakejte qe grabiten, terrorrizuan dhe po vazhdojnel te lajne me gjak shqiptaresh kalldremet dhe asfaltet e rrugeve shqiptare dhe jashte saj. Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe mbetjet e epsheve tek zyrat e politikave te Tiranes zyrtare ne dite e vite,se drejtesine e kerkon SOVRANI,USA dhe BE-ja .Protesto ne mbrojtje te morali e dinjitetit njetezor dhe ne nderim te vetes, familjes dhe Shqiperise ne progres njerezor.

    Reply to this comment
  12. Perfekt October 14, 12:11

    Nji shkrim ,qe i duhet lexuar cdo dite
    jo vetem nxenesve te Uni-t por edhe atyre te bankave me te ulta ,pse jo edhe ne Parlament ,madje disa kopjo i duehn shperndare edhe misioneve diplomatike stacionuar nr Shqypnie .Ja ,natyrishte atyre qe e kan qejf shqipen dhe e perdorin ate si / sa e ku munden .

    Pra nji shkrim kritik/satirik i mrekullushem ,qe papritur ne skene ,rrexon te gjitha maskat ,si me komando nga “Lart” dhe qit Demokracine – “cuLLak” duke bo sex ne shpelle . Pra shkurt , Mirsevini ne Paradiso-n fallso Demokraci ,ku Djalli ben orgjit e tij me fantazmat .

    Reply to this comment
    • Sa më i nderuar në kohën e diktaturës, aq më bashkëfajtorë është ai njeri dhe ky Maloja që tani kritikon demokracitë europiane .... October 14, 16:44

      O perfekt
      Me shkrime të bukra, shtet mbyt bota!
      Puna është se sa funksionojnë në praktike!
      Kush na i pruni këta demagogë, që janë më demokrate, se demokratët e vendeve europuane?
      Ky demokrat, Malaj, ka qenë mbështetësi i diktatures, apo jo?

      Reply to this comment
      • ´(`!´)` October 14, 18:36

        Per te qen i sinqert ,i nderuar replikues ,
        s’ja kam iden se cili eshte autori ,per her te par e lexoj edhe si emer e shkrim dhe natyrishte qe e vleresoj mbi kte shkrim qe ka bere ,i cili per mua eshte shume Realist .
        Nuk them se ju s’keni te drejte ne disa mendime /gjykime tuaja mbi Diktaturen me te ndyre ne Bote ate komuniste ,por duket qarte se urrejtja shpesh her ju erreson arsyen dhe dilni nga ajo ..i te qenit me i arsyeshem ne gjykimet tuaja .
        Shkrimet e bukura ,ndezin Drite ne Kokat e erreta te paqarta te botes Shqiptare ,(kte s’ta delegoj ty ,por ne pergjithsi shqiptareve) te mjergulluara nga manipulimet e pafundeme te trurit ,qe i eshte bere e vazhdon ti behet shqiptareve ,nga te huajt ,qe per fatin tone te keq , kane gjetur terrenin e pershtatshem ,si ne asnji vend tjeter . klm

        Reply to this comment
  13. Lisi October 14, 12:26

    VIKTOR ,
    Je ndërgjegja e popullit shqipëtar !
    Kjo është dekorata më e lartë që mund ti jepet një qytetari në Shqipërinë e sotme .
    Ke ndërgjegje të pastër , shpirtin zjarr e mëndjen të kthjellët .
    Lufto Viktor , për t’a nxjerrë Shqipërinë nga balta ku e kanë futur . Do fitosh Viktor, se edhe emrin e ke FITORE , se ke më vete ata që kurrë s’e tradhëtuan Atdheun !

    Reply to this comment
  14. kasem gahinji October 14, 13:42

    ka nga ata qe kane ene spiune te sigurimit dhe akuzojn te tjeret per spune.nuk ka si shpjegohet reagimi kur dikush shpreh nje mendim.ndonjeri ben edhe rojen vigjelente.mezi pret te dali shkrimi viktorit apo bedriut dhe iergjigjen je spiun i sigurimit.epo,nuk kane fatin te gjithe te jene spiune apo baskepuntore te nazifashizmit,apo agjenturave te huaja.

    Reply to this comment
    • Bardhi October 14, 17:13

      O Lisi, ke te drejte, se populli shqiptar, nuk ka e nuk pati ndërgjegje…
      Një herë nën Enverin, pastaj nën Salen tashti nën Edin…
      Çdo popull ka qeverinë që meriton

      Reply to this comment
  15. MH October 14, 13:52

    Z.Viktor!
    Je i pa tundshem ne penden e gazetarise.E shkoqit rrealitetin me nji ironi klasike artistike qe nuk ka perendi qe ta ndryshojn vertetesin qe shpalos balle per belle dhe deri ne palcin e kurrizit jetesor te shoqerise “demokratike” ne gishtin e mesit.
    Lume Shqiperia qe ka nji pende nga ma te fortat e gazetarise ne shekullin modern te globit.

    Reply to this comment
  16. moshatari qe ka vuajtur e vuan October 14, 14:23

    O Viktor Malaj, ju kerkoni te na bindni se me vote ne mund ta rrezojme kur te duam qeverine. Kete e tha edhe ambasadori Lu. Por dikur, nje shkrimtar shume i madh Perendimor, Mark Tuen ka thene: “Nëse vota do ndryshonte vërtet gjërat, nuk do na e lejonin kurrë”! Keshtu qe keto perralla qe te kane paguar per t’i treguar,ben mire qe ua tregon studenteve,se ata e hane sapunin per djath.

    Reply to this comment
  17. Ylli October 14, 15:25

    Shoku Viktor ,kete humorin kooperativist ,e ke trashegim nga takimi i estradave te qendrave te punes dhe kooperativave bujqesore te tipit te larte ,apo te vjen natyrshem si komunist i deshtuar ???
    Shoku Viktor ,njerezit i ndaluat 45 vjet qe ta jetonin jeten si donin ata.Ndoshta ti ke enderr te lindesh kooperativist dhe te nderrosh jete i tille.
    Ndoshta endrra jote eshte te cohesh ne mes te nates dhe te dalesh naten se mos cahet kanali kullues e shkon uji dem.
    Mos valle shoku Viktor te ka marre malli te ujitesh ullinjte e Vores me koven e ujit te marre nga shtepia ,se rrethimi imperialisto -revizionist e ka lene Partine pa kova ??
    E dime shoku Viktor qe te mungojne analizat politike te javes diten e hene ,per luften clirimtare ne Vaginland dhe Penisland.Madje ne mbledhjen e organizates -baze heren e fundit i fole rende shokut Rrapi qe erdhi i papergatitur.
    Te mungon organizata -baze shoku Viktor ,ku sekretari (qe ishte si baba per ty ) te terhoqi vemendje per luften e pamjaftueshme ne pallatin ku banon ,kunder shfaqeve te huaja si psh ,fishkellima mbas ores 3 dhe degjimi i hit -parade italian ne 13 e 30 .
    E mban mend shoku Viktor si refuzove me vendosmeri larjen diten e premte ?? E kishe lene per te shtunen ….po te mbaroje turnin heret.Po sikur te premten Partia te therriste mbasdite ne pune ??? Cdo ti thoje ti shoku Viktor .Isha me sapllake ne dore.Jo per ideal te Partise ,ti shok komunist nuk mund ta beje kete.
    E mban mend shoku Viktor kur te qendra e votimit shkove ne 6 e 5 min. ??E mban mend sa keq u ndjeve ??.Perpara teje ishte shoku Guri me shoqe Gurien.Ti Viktor votove ne 6 e 6 ,por dhimbja nuk te iku deri ne zgjedhjet e ardhshme .Guri me Gurien vdiqen si heronj ne aksion ,dhe ti ishe i pari .
    E mban mend shoku Viktor kur shoku Tarrasi te ofroj tollonine tij gjysem pulesh dhe ti e akuzove per oportunizem.??Pse ,cjam une i the ?? Ballist te marr ne pule te tere. ??
    Po kur te ta lane gurin pa emer te rradha e qumshtit e mban mend shoku Viktor ??Nuk reagove ashtu sikur priste armiku i brendeshem ,por shkove ne shtepi dhe solle nje leter ku shkruej ….Guri i rende ,ne vend te vet.
    Por kur tu djeg kostumi i vetem ,e mban mend shoku Viktor sa u gezove ?? Nje gezim i papershkruar kur me ne fund ,shfaqja e fundit mikroborgjeze qe kishe ,shkoi.atje ku e kishte vendin ,ne plehra.Te dasma e nipit shkove me kostumin bluxhin (jo imperialist) dhe kapelen stil kinezi qe ta dhe vellai Ngul Shkul Ciu nga Shangai si punetor i dalluar.
    E mban mend shoku me sa perbuzje refuzove kanacen per televizor qe te kapte 2 e Jugosllavit.??Ti ishe brumosur me emisionin “Ne bote e kafsheve ” ,”Jeta rredh nesh ” “Bujqesia ,ceshtje e gjithe popullit”.Edhe nje here qe pe “Elekkrik blu” ishe rastesisht te shtepia e nipit ,i cili kishte “lakra ne koke”.
    Aty kuptove nderhyrjen e imperializmit amerikan dhe social imperializmit sovjetik ne punet e seksit.Ty shoku Viktor te kishin meduar qe gjuha (llapa) eshte per te perhapur mesimet e Partise ,ndersa ata maskarenj …..varja ,se eshte e rende.
    E mban mend shoku Viktor se sa me krenari e mirrje kilen e prasit te Kasharit dhe e coje ne shtepi.Ne 1938 prasi rritej 10 cm ,ndersa nen udheheqjen e Partise dhe shokut Enver (marrte nga ditet tuaja Viktor) prasi rritej 30 cm ,d.m.th. trefish me shumre …urrrraaaa.
    E mban mend kur dikush qe donte te kompromentonte te solli nje kanace coca-cola qe ta vendosje siper televizorit (rastesisht pa ngjyra ) dhe ti ja perplase ne fytyre borgjezit.???.Me nderrimin e sistemeve ti shoku Viktor kuptove qe e kishte futur armiku i klases.
    E mban mend shoku Viktor aksidentin me karroce kur ishe ne aksion ,qe re ne kanal dhe cfare bere ??? Fute teseren e Partise ne goje qe mos lagej.Cove foragjeret ne stalle dhe pastaj ike.
    Ore Viktor se e zgjata shume per ditet e tua te lavdishme .I ben sqetullat me antidjerse ,apo i mban sikur ta la amanet Partia.???
    Zgjohu o Viktor se ke kokrren e namit .Sa me dhimbesesh o Viktor.Sinqerisht !

    Reply to this comment
    • Mira October 14, 18:23

      O Ylli!
      Qeni që është mësuar të lehtë, do të lehtë!
      Malaj ka qenë ambasador i Enverit!
      Do vdesi zagar i tij!
      As ja vlen t’a lexosh fare!
      Se të kujtohet gazeta”Zëri i Populli”
      Këta funderrinat lehin po ashtu, kafshojnë po ashtu!

      Reply to this comment
    • Sak tirons... October 14, 21:04

      Per @Ylli

      Ngacmoja sa te duash nervin Torit te Dites, por prej tij si ushtar i panjohur mos prit te replikoje ne kohe reale. Nuk eshte nga ata lloj kokrrash, jo !

      Per shkrimin e ketij artikulli mund te jene nevojitur dite te tera, jave, ndoshta edhe muaj. Ndryshe nga komentet tona qe jane sade dhe shkruen brenda pak minutash, mosmarrja pjese e autoreve ne komunikim le te dyshohet se prapa shkrimeve medemek “te forta” mund te qendrojne nje apo shume persona te padukshem. Kete ne lexuesist nuk jemi ne gjendje ta vertetojme. Kujto pak shkrimet anonime te Kadarenes.

      Pastaj ky shkrim nuk perkon me stilin e te shkrojturit te Torit. Spikat dukshem kontradikta ne krahasim me shkrimet e tij “standarte”. Ka bere nje si bicim saltoje apo autogol.

      Le nje here qe nuk e kemi njohur asnjehere per sensin e humorit dhe sarkazmes.

      Nese eshte e vertete se ka qene komunist kaq i thekur sa c’e etiketojne here pas here ca komentues, atehere kjo e perjashton katercipisht mundesine e autoresise se ketij shkrimi. Kasapeve komuniste nuk u ka qeshur buza kurre. Pervec gjuhes se dajakut dhe kerbacit nuk njihnin gje tjeter. Gjaku i shqiptareve i derdhur lume i ndjek hap pas hapi. Edhe deles se zeze nuk i qesh kollaj fytyra…

      Reply to this comment
    • Sak tirons... October 14, 21:07

      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      Reply to this comment
    • manalati October 15, 03:59

      Te rroni vete o Gamori i Babatasit, si atehere kur quhesh Yll, Intelektual, Mira e Zgjebosur apo cfaredo tjeter. Nuk ka nevoje kapitalizmi me i dale zot gamoret sepse ka mjaft kuaj dhe derra te kenaqur. Autori i ketij shkrimi, mesa kuptoj une dhe kushdo qe e lexon me vemendje, i referohet realitetit dhe e ballafaqon me propaganden falco, propagande qe derrat e kenaqur e mbllacisin me kenaqesi dhe masturbohen tek Tajvani, Hajvani apo Jarani.

      Reply to this comment
  18. MH October 14, 16:07

    Shkurt e sakte.
    Rrobaqepsin e kane quejt terezi ne te hereshmen.
    Viktor Malaj asht i vetmi terezi qe ia qepe kostumin cdo niveli te shoqerise njerezore qe i bie pershtat dhe per shtate pale qefe.
    Keshille prorsia per Ty z.Viktor nuk shkon.Sepse nuk tundesh as hiq nga cdo ngjyre kundershtari.I qendis me maje thersen e gjylpanes dhe specin per bri.
    Qe i ban me kercye
    trala-lin e trala-lan.
    Me tupan e pa tupan
    si me cifteli dhe me violine.

    Je universal ne pende per te gjitha kohnat qe i zdesh ne cullak.
    Pershendetje me mijra here !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    MH.

    Reply to this comment
    • Arifi October 14, 18:41

      O MH
      Është miku jot, ore veglat e Enverit !
      Ti je ai Marash Hajati, apo?
      Kush pret demokraci, prej shërbëtorëve të diktaturës…
      Malaj është një demagog…si do të ndodhë ndryshe

      Reply to this comment
  19. LORA October 14, 17:36

    Vetem mendjehollet,qe I kane jetuar te dy sistemet gjykojne dhe konkludojne me sakesine e respektueshme te Viktor Malajt.
    TUNG.

    Reply to this comment
  20. Mira October 14, 18:35

    O Ylli!
    Qeni që është mësuar të lehtë, do të lehtë!
    Malaj ka qenë ambasador i Enverit!
    Do vdesi zagar i tij!
    As ja vlen t’a lexosh fare!
    Se të kujtohet gazeta”Zëri i Populli”
    Këta funderrinat lehin po ashtu, kafshojnë po ashtu!

    Reply to this comment
  21. O Malo, të ka emigruar truri, ore i mjerë! October 14, 22:52

    O Intelektuali,
    Me duket se ka lajthitur, i shkreti!
    Mos ka marrë drogë, ose cudishmeria e moshës….
    Në kohën e diktaturës komuniste, paskemi pasur daljeve hyrje të kontrolluar kufiri – ky është një maskara, mashtrues! Kufiri jonë është i mbledhë me eshtrat e plumba….
    Malos i ka hipur një sarkzme prej të semuri psiqik!

    Reply to this comment
  22. fteri October 15, 00:20

    Gëzohem me gjithë zemër për ralitetin dhe analizën therse të kpitalizmit që i bën z.Malajë .Çakejtë vërsulen nga të katër anët …sot kudo është e njeta situatë ,të njetat pikpamje ,të njetat vjedhje,i njeti korrupsioni,të njëtat krimet dhe probleme të pa zgjidhura të kapitalizmit .Edhe në amerikë ose britani jan keq për vete ,jetojnë me shqetsime të mëdha ,pra nuk kan mundësi për të ndihmuar shqiprinë konkretisht .27 vjet krim ,korrupsion,drogë ,vrasje ,gjyqësor të korruptuar ,shëndetësi kriminale ,po nuk pate lek nuk të qas njeri në dorë.Pritëm shpëtimtarët e huaj europian e amerikan për 27 vjet ,por asgjë nuk duket në horizont ,se po përmisohet jeta e popullit ,vetëm se populli shtërngon edhe një vrimë rrypin ,rriten taksat varfrohet më shumë populli !

    SHqipria zhytet kokë e këmbë në huara e borgje nga të gjitha anët ,megjithë pasuritë e tokës,detit ajrit që ka ky vendë ,por nuk ngre kye nga se vidhet ,vritet ,mashtrohet ,masakrohet ,turprohet ,përdhunohet ,megjithse paska ky vend “burra shteti ” !,shqipria shkon përditë poshtë e më poshtë.

    Sa për pasurimin personal të burrit shtetit meriton përgëzime .Gruan,djalin dhe vajzën ,dhëndrin,niprit dhe mbesat i ka emruar me detyra që i kan sjellur shumë para.

    Edhe kryeministri aktual thot unë kam stilin tim personal.
    me këtë stil të timonit i vetëm ka krijuar një ushtri të varfërish që mban në buzë të varrit shumicën e popullit dhe pensionistat e këtijë (vendi të N.A.T.O-së ) ! me këto popull të varfër lidhen përditë supërfuqitë e globit.
    Po nuk e mohoi se me anë të ambasadorve amerikan dhe europin na premtoin për vendosje të drejtësisë e bagatisë.Fakti se supërfuqitë na premtoin dhe nuk bëjnë asgje për 27 vet ,tregon se jemi në rrugë të “mbarë” po ngopemi me lugë boshë .

    Qindra e qindra njerëz mund të nxjerr si dëshmitar për të provuar “pafajsinë” e drejtësinë e manifestit të V.Malajt.

    Reply to this comment
  23. Nene Pashako Emigrante. October 15, 02:22

    Ceshtie eshte: c’duhet berre?!

    Roj me gaz e rroj me shprese
    Sa Arben Malaj vetem mos mbese!
    Couni ju o te munduar,
    Mos prisni, nga 27 vitet provuar !
    Krye sofres miku i pari shtepise,
    -Nuk rri si mik po kullandris.
    Ndaj lexoni mire Viktor Malajn,
    Sa mjaft komentues si Lora…
    Shume po thuhen e jane thene,
    Ceshtia eshte, se c’duhet BERE !

    Nene Pashako.D.

    Reply to this comment
  24. gjermani i fundit October 15, 06:28

    me pelqeu sinteza e Demokracise kapitaliste. Bravo dhe bravo! Korrupsioni eshte oksigjeni i maredhenievè kapitaliste.

    Reply to this comment
    • intelektuali October 15, 10:35

      Keshtu thote edhe Kim Ir Sungu i Korese se Veriut:

      KORUPSIONI ESHTE VETEM NE KAPITALIZEM, SE NE KOMUNISTET JEMI TE PASTER SI UJET E BJESHKEVE!

      Prandaj:

      Shko ne Korene e Veriut qe ta shikosh LIVE shtetin pa korrupsion ku njeriu ha mish njeriu.

      Reply to this comment
  25. skifteri October 15, 10:10

    Regjimi demokratik që u vendos në shqipëri vetëm emrin ka ,të tjerat jan vjedhje,vrasje ,rrëmbim personi ,ryshfet,drogë,imoralitet etj,etjjj….

    Reply to this comment
  26. s..... October 15, 10:11

    Regjimi demokratik që u vendos në shqipëri pas 90 -tës…vetëm emrin ka ,të tjerat jan vjedhje,vrasje ,rrëmbim personi ,ryshfet,drogë,imoralitet etj,etjjj….

    Reply to this comment
  27. . October 15, 15:51

    Pershendetje!Artikujt e z. Viktor Malaj jane brilante.Me vjen mire qe ky vend ka njerez qe i dhimet vendi i vet e shkrun me shume mencuri.Z. Malaj ju uroj shendet pune te mar dhe jete te gjate.Faleminderit gazetes Dita qe na mundson me shkru mendimet tona.Nji pensioniste ne mosh te trete.Shkoder.

    Reply to this comment
  28. MH October 15, 16:44

    O Arif kush mutin je.
    Vere dhe mbiemrin perbri ose emrin para tij.
    Mos emertohu si shtaset kali gomari arifi majmuni pela.Po behu i ditun e i zoti per te tregue madheshtin e trunit sa te vlen e mos qendro ne lageshtire ku te kundermojne kerpurdhat.Keshtu sic tregohesh bahesh lande e pare ne aklimatizimin e parazitve ne kuben e trunit qe gezon rrashta e yte.
    Kaq sa per fillim si prezantim.

    Reply to this comment
  29. Nausika October 15, 23:31

    Lexoni, Stephane Hessel.
    Empört euch!
    Prej tij mesohet, më shume sesa nga ky shkrim deprimues!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*