Ju ka skaduar viza për në SHBA? Ambasada ka një njoftim për studentët

August 9, 2018 10:20

Ju ka skaduar viza për në SHBA? Ambasada ka një njoftim për studentët

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apelon për të gjithë ata qytetarë që posedojnë vizat studentore dhe gjenden në SHBA nuk kanë pse rrugëtojnë për në Shqipëri për të rinovuar vizën, pasi mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka mbaruar.

Në faqen e ambasadës së SHBA-së thuhet se “mbajtës të vizave studentore – Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!”

o.j/dita

August 9, 2018 10:20
Komento

1 Koment

  1. MH August 10, 01:18

    Informacion qe te sjelle kenaqesi!
    Bravo Amerika.Krijon kushte te favorshme per studentet Shqiptare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*