Ju kujtohet kooperativistja me bluzë të kuqe?

February 13, 2018 14:53

Ju kujtohet kooperativistja me bluzë të kuqe?

Edhe pse jetoi shumë pak, Ferdinand Paci ka lënë pas një koleksion të jashtëzakonshëm tablosh, duke u bërë një prej artistëve shqiptarë më të rëndësishëm të gjysmës së dytë shekullit të XX-të.

”Kooperativistja” tabloja ku gruaja ka veshur një bluzë të kuqe është vetëm një nga koleksioni që ruhet prej artistit në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Kështu në punimet e para të piktorit Paci me titull “Kooperativistja” 1966, “Minatori i gjigandit të dritës” 1971, ndjehet më qartë ecuria artistike e artistit që kërkon të krijoi stilin e tij të dallueshëm artistik edhe pse duken qartë që figurat e tij pozojnë apo dhe kryejnë gjestikulacione jo të zakonshme.

Tek disa vepra të tjera të artistit si ato me titull, ”Në qytetin muze” 1974, “Veterani” 1974, Paci ngulmon më qartë në “largimin” nga qëndrimi natyralist, akademik duke mbajtur një qëndrim estetik me prirje drejt një arti ku përparësi merr ngjyra, loja grafike dhe interpretimi artistik.

Piktori Paci, ka ditur të evidentojë bukur imazhin e zgjedhur duke synuar vlera estetike, qoftë edhe formale brenda tematikës së kohës që ai ishte i detyruar të pikturonte.

Në ciklin e peizazheve që artisti ka realizuar në natyrë, ndjehet një atmosferë më transparente dhe një qëndrim mjaft realist nga ana e piktorit, i cili preferon të jetë i drejtpërdrejtë ndaj imazheve të zonës së veriut të Shqipërisë. Në fondin e GKA, Tiranë ruhen 11 punime të artistit të viteve 1957-1975.

Ferdinand Paci ka hyrë në historinë e artit shqiptar si një artist i formuar në shkollën shqiptare të pikturës.

Edhe pse krijimtaria e tij u mbështet në parimet e realizmit socialist, ai ishte pjesë e grupit të piktorëve të shquar shkodranë që realizuan vepra dinjitoze si në gjininë e kompozimit, portretit por edhe në peizazhe e natyrat të qeta. e.r./dita

 

February 13, 2018 14:53
Komento

4 Komente

  1. vasili February 13, 15:29

    Ndjehet dora e nje piktori te madh.
    Me kujtojne stilin ne pikturat e Mark Shagall.

    Reply to this comment
  2. Mark U.K February 13, 16:51

    Nuk do ti harroj kurr se merrnin tre lek per dite pune.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K February 14, 17:29

    Po aq marr une nga ajo qe u ka lindur.Nje dhoj me paguajn edhe per ate qe ka lindur mama jote e ajo qe flen me ju.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*