“Ju rrëfej klanin mafioz të Trustit të Gështenjave të Tropojës”

October 5, 2017 11:00

“Ju rrëfej klanin mafioz të Trustit të Gështenjave të Tropojës”

 

Ish-truproja i Sai Berishës, Izet Haxhia ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Donald Lu se në Shqipëri funksionojnë 4 klane mafioze. Ai thotë klani i parë dhe më i rrezikshëm është ai i Trustit të Gështenjave që përfaqësohet nga Sali Berisha.

Pas deklaratës së ambasadorit Lu, se Shqipëria ka katër klane është folur shumë në media. Të gjithë hamendësojnë por askush nuk përmend emra. Ju jeni shprehur se klani numër një është ai Trustit të Gështenjave. Cili është ky klan?

Po e dëgjova me vëmendje deklaratën e ambasadorit Lu. Përmendi katër klane e 20 familje mafioze dhe emrat e ca bishtave. Arsyet pse Lu nuk përmendi emrat e këtyre klaneve nuk e di. Por dua të theksoj me bindje të plotë se klani numër një i mafias në Shqipëri është klani i Berishës apo ai “Trustit të Gështenjave të Tropojës”. Ky klan i ka fillimet e tij në mesin e viteve 90 por fuqinë e tij të madhe ekonomike e kriminale e arriti në qeverisjen e dytë të Berishës. Ky klan edhe në saje të lidhjeve me shumë fije të dukshme e padukshme me agjenturën serbe arriti të fuqizohet dhe shtrijë ndikimin e tij në gjithë shtetin Shqiptar. Veprimtarinë e tij e nisi me kontrabandën e naftës dhe armëve në drejtim të ish-Jugosllavisë, me trafiqet e drogës dhe e vazhdoj me shitjen e aseteve dhe pasurive kombëtare. Edhe lufta që u bë ndaj bandave në dy vitet e para të sundimit të dytë të Berishës ishte një luftë për pastrimin e kundërshtarëve dhe pastrimin e rrugës për fuqizimin absolut të këtij klani jo vetëm mafioz por edhe antikombëtar.

Mund të na thoni emra dhe pse mendoni se është “klan”?

Vetë emërimi i këtij klani si “Trusti i Gështenjave të Tropojës” tregon se shumica e anëtarëve të tij janë me origjinë nga Tropoja dhe me lidhje gjaku apo krushqie me familjen Berisha. Këta eksponentë u vendosën në pikat kyçe të drejtësisë gjykatave e prokurorive në polici e SHIK. Është interesante të thuhet se shumica e këtyre personave kanë lidhje me ish-sigurimin e shtetit dhe UDB serbe, ata vet apo pjestarë të familjeve të tyre. Ti marrim me radhë

Ferit Breçani, burri i mbesës së Berishës, njeriu më i besuar i Berishës në dhënien e tenderave korruptivë personave të lidhur me këtë klan një ish-bashkëpunëtor i sigurimit dhe dëshmitar gjyqesh.

Haxhi Bardhi djali i hallës së Berishës i lidhur me biznese me Serbinë përfaqësues i Berishës në takimin në Dibër në mes Gazidedes e Arkanit i ndërmjetësuar nga Petrit Ame krahu i djathtë i Arkanit dhe Çuni i tezes së Gazidedes. Në saje të lidhjes me Haxhi Bardhin u ngritën në PD kunata e tij Mimoza Preci Hajdarmataj dhe në drejtësi kunati i Mimozës, Besim Hajdarmataj. Në polici Bajram Hajdarmata.

Agron Kuliçaj i biri i një spiuni të sigurimit i vëllai i një spiuni të dyfishtë të sigurimit dhe UDB dhe vetë një spiun i UDB që zotëron serbishten më mirë se Shqipen.

Familja Ulaj me origjinë kosovare e lidhur me sigurimin e shtetit dhe UDB.

Guxim Zenelaj gjykatës i lartë, Gani Dezdari anëtar i gjykatës kushtetuese me lidhje familjare me UDB serbe.

Miftar Lymeshi ish-bashkëpunëtor i sigurimit dhe trafikant droge e prostitutash, kasaforta e familjes Berisha ku pjesa më e madhe e pronave të Zenit e Argitës janë të regjistruara në emrin e tij.

Skënder Haluci kryegjyqtari i Vlorës, i dënuar me vdekje në kohë të diktaturës por bashkë me çunin e xhajës së tij Isuf Halucit ju falë jeta pasi pranuan që kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB dhe u vunë në shërbim të sigurimit të shtetit për të spiunuar shokët e tyre bashkëvuajtes në biruca.

Erzen Breçani i afërt me dhëndrin e Berishës, Ferit Breçanin i ngarkuar për lidhjet me bandat në terren që i shërbenin këtij klani dhe eliminimin e bandave kundërshtare./DITA

 

 

October 5, 2017 11:00
Komento

16 Komente

  1. azi October 5, 11:11

    Skënder Haluci kryegjyqtari i Vlorës, i dënuar me vdekje në kohë të diktaturës por bashkë me çunin e xhajës së tij Isuf Halucit ju falë jeta pasi pranuan që kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB dhe u vunë në shërbim të sigurimit të shtetit për të spiunuar shokët e tyre bashkëvuajtes në biruca….shume e vertet ,ky ehte gjyqtare me 6-mujor -in e plepave ,nuk e kuptoj si qendron akoma ne drejtesi nje rrugac i tille

    Reply to this comment
  2. LORA October 5, 11:17

    Mirenjohje Izet.
    Tani eshte e qarte se cilet jane cakejte ,qe I versulen me shume ne komente deshmive te Izetit.
    A do t’a bejne edhe sot ?????

    Reply to this comment
  3. alphade October 5, 11:39

    Izeti, thote pikerisht ate qe une po e shkruaj perdite. Mos
    lodhni kot zoterinj, klani tropojan me ne krye,kryemafio-
    zin,kryekriminelin,kryehajnin …. e keni perdite para syve,
    aty ne zyren e tij prane RTVSH ,ne parlament e kudo ,Ai
    eshte me ze e figure para jush,pse dridheni e perdridhe-
    ni qe nuk e therritni me emer e mbiemer Sali Ram Beri-
    sha, Noriega i Shqiperise, ” godfather-i” i Shqiperise, sa-
    tanasi dora vete.

    Reply to this comment
  4. gjethi October 5, 12:40

    Skender e isuf haluci jo vetem agjent te udb-es por nuk kane lene dyqan pa vjedhur ne ate kohe dhe pasi vidhnin gjerat e kushtueshme,perzienin vajin, miellin, orizin etj.bashke qe edhe ato pak gjera qe ishin per popullin e varfer te mos kishin mundesi ti gjenin.Tani quhen te “persekutuar” hajdutet e agjentet e te gjitha llojeve e agjenturave!

    Reply to this comment
  5. demo October 5, 12:49

    Eshte e qarte ,qe Berisha eshte fillesa e gjithe te keqiave ne kete vend.

    Reply to this comment
  6. Arber Iliri October 5, 13:30

    Fatkeqesia eshte qe edhe pas 27 vitesh Berisha nuk eshte histori per t’u studiuar nga ekspertet por realitet pushteti.Ky eshte turpi i PS ne rradhe te pare dhe PD gjithashtu .

    Reply to this comment
  7. Jimi October 5, 13:40

    Mjer Shqiperia qe ka rene ne duar te alabakeve!

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 October 5, 16:04

    “deklarat(a)ës (e) së ambasadorit amerikan, Donald Lu se në Shqipëri funksionojnë 4 klane mafioze.” mua më duket si një lojë kukafshefti!!
    ambasadori nuk bën gjë tjetër veçse emron kryetarë klanesh mafjoze 4 persona të arrestuar!!
    që për mendimin tim nuk janë aspak në krye të ndonjë grupi të mirfilltë mafioz!!ata maksimumi mund të jenë “oficerë”të “ushtrisë” së klaneve mafioze,por në asnjë mënyrë të një niveli të lartë!!
    ndoshta balili mund të jetë pak më lart!!
    lu,megjithëse flet nuk përmënd asnjë njeri që mund,dhe është kryetar i ndonjë grupi!!bile ai nuk përmënd asnjë grup të caktuar!!e vetmia gjë e saktë e tij është kur thotë “Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave ————-për shkak të korrupsionit të kudogjendur———- dhe një sistemi ligjor të dobët.”
    kjo intervistë e izetit është shumë shumë më bindëse!!
    në të dy rastet duhet futur një koeficient llogaritës i saktësisë!!
    për lu mendoj se nuk mund të përmëndë emra të veçantë për arsye ligjore!ndoshta emrat e përmëndur janë thjeshtë si një lloj shëmbulli!!
    kurse tek izeti,do të thosha se duhen vërtetuar nga një burim,të paktën,i dytë!!
    gjë që nuk duhet të jetë e vështirë!

    Reply to this comment
  9. Kush vret sali berishen behet heroi i kombit shqiptar October 5, 16:52

    Nuk behet shqiperia po nuk vdiq sali mavria. Ky eshte kryekrimineli me i madhe ne shqiperi .Kush do dale ta eleminoi do behet heroi i kombit shqiptar

    Reply to this comment
  10. I biri sheqere kurves dhe i partizanit serb sali kopili October 5, 16:58

    Po mire ky sali kopili ka vrare ka prer,nuk doli ndonje ta zhdukte nga faqja e dheut ?

    Reply to this comment
  11. gjethi October 5, 17:05

    Nuk eshte veshtire per ta vrare por duhen para per ate qe e ben per te siguruar familjen!

    Reply to this comment
  12. Mark .U.K October 5, 17:37

    More zagar,e kam fjalen per ket karaduzen Izet Haxhia.Tashma gjithkush e din se si i ke punet me Berishen.Nese asht armiku juej nuk vritet me duar te tjerve.Si nuk te vjen turp,je edhe malsuer.Mos rri duke lehur se te gjith ta shkruajn faqen e zeze.

    Reply to this comment
  13. tomsojeri October 5, 19:16

    Do te ,do te ,do te ,duhet te, duhet te,….Ka 27 vjet qe shofim, qe prekim ,qe vret,pret,uleret bashk me zagaret e tij ,e ka mbi 10 vjet qe Izet Haxhia po na thot JA UJKU.. e po i ben nje sherbim te pacmushem shqiptareve ,sepse esht dora e par ,esht e verteta e pakontensushme , esht diskretitimi i kryekriminelit dhe komplet klanit tradhtar qe ai udheheq ,esht pasqyra e ksaj katastrofe qe pesoi Shqiperia ne dhembet e ktij PITONI te pangopur qe vazhdon te rreshqas neper kembet e shqiptareve sebashku me zagaret e banditet e tij ndonese sovrani u mundua te reagoj ! Sa koh qe ky perbindesh esht i lir ,mos prisni asnje hajer ,mos prisni asnje ndryshim dhe mos u genjeni as nga cilido prijes apo dhe ambasador qoft ,nese nuk goditet ky tradhtar ! Goditja e tij esht shenja e shpreses, esht clirimi i Shqiperis nga kurthi ku e kan futur banditet e tij !Shqiperia lengon ,Shqiperia vuan,e do vazhdoj te mos ngrej kok nese nuk asgjesohet ky PITON ….me gjith klyshet qe e ndjekin ! O Zot ndihmo shqiptaret dhe Shqiperin te mos vazhdojn ma llafet dhe genjeshtrat

    Reply to this comment
  14. mergimtari October 5, 20:14

    Si eshte e mundur qe shqiptaret ne Shqiperi tia japin voten nje klani ser qe vepron ne Shqiperi.Aq shum paska pasur serbia bashkepunetor ne serbi.Si eshte e mundur qe shqiptaret i besojne edhe sot e kesaj dite klanit serb ne shqiperi me Saliun ne krye.

    Reply to this comment
  15. Tradita October 5, 20:31

    Sa here qe ndjeheni keq nxirrni Izet Haxhine kete te denuar te perjeteshem edhe nga europianet per te kamufluar. Situaten mizerabel qe ndodheni.

    Reply to this comment
  16. Arber I October 5, 21:15

    Shume i sakte! Faleminderit Izet. Shqiperia do te ta shperbleje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*