“Ju rrëfej pse u bëra kanibal”

Redaksia Online April 10, 2013 20:30

“Ju rrëfej pse u bëra kanibal”

Dhjetorin e kaluar rasti i kanibalizmit të peshkatarëve rusë bëri xhiron e botës. Ata pranuan se e kishin ngrënë shokun e tyre për shkak se nuk kishin pasur alternativë tjetër pasi humbën në pyjet siberiane të Iakutias, ku kishin dalë për peshkim dhe ja si vazhdon historia

Aleksandër Abdullaev, 37 vjeç, dhe Aleksei Gorulenko, 35 vjeç, dhjetorin e kaluar pranuan se kishin ngrënë mikun e tyre Andrei Kuroçin pasi u endën në pyjet siberiane për rreth 100 ditë në kërkim të ndihmës. Në fillim të udhëtimit miqtë ishin katër, por për fatin e Viktor Komarov, 47 vjeç, nuk dihet më asgjë. “Jeep”-i me të cilin po udhëtonin u bllokua nga një përmbytje e terrenit 300 kilometra në lindje të lumit Daruka. Më 30 nëntorin e 2012-s, forcat e rendit ruse pas një sërë kërkimesh arritën të gjejnë dy peshkatarët kanibalë, të cilët iu treguan shpëtuesve kalvarin e peripecive të tyre.

Një histori kanibalizmi

Makina ndali kur Andrei Kurokçin u plagos në këmbë. Pas shumë përpjekjesh ata nuk mundën ta rindiznin më dhe kështu vendosën të ndaheshin në dy grupe. Aventura e tyre e mbijetesës vështirësohej edhe më shumë nga kushtet ekstreme të motit. Pasi i humbën shpresat se mund ta vinin sërish në funksion automjetin me të cilin kishin mbërritur deri aty, në temperatura që arrinin deri në -30 gradë Celciush burrat u endën për të kërkuar ndihmë. Abdulaev dhe Gorulenku pranuan se u ushqyen me trupin e shokut të tyre, por se nuk e kishin vrarë ata.

Ata deklaruan se e gjetën të pajetë dhe të ngrirë Kuroçinin dhe se e hëngrën për shkak të rrethanave ekstreme të mungesës së ushqimit. Ky është versioni që kanë përdorur peshkatarët për t’u mbrojtur nga akuzat e vrasjes dhe kanibalizmit. “Vdiq nga i ftohti nuk e vramë ne. Vdiq i ngrirë për shkak të këmbës së plagosur dhe kur e gjetëm e u ushqyem me trupin e tij për të mbijetuar. Kishim nevojë për proteina, trupi i tij na lejoi të qëndronim gjallë për 10 ditë”, rrëfen Abdulaev historinë tmerruese.  PESCATORI-CANNIBALI-RUSSIA-2

Drejtësi për tim shoq

Sot e veja e Kuroçinit kërkon drejtësi. Një test i ADN-së konfirmoi se eshtrat e gjetura i përkasin peshkatarit të humbur. “Kjo është ajo që mbetet nga im shoq. Andrei ishte njeriu më i dashur për mua. Tani kemi sigurinë se ata e kanë ngrënë”, thotë gruaja e dëshpëruar, duke shtuar se ajo që kishte ndodhur ishte e neveritshme dhe prandaj dy të akuzuarit duhet të ndëshkohen edhe nëse vërtetohet që nuk e kanë vrarë ata.

Kuroçini vdiq gjetkë dhe Abdulaev e Gorulenku e tërhoqën trupin e tij në dëborë ndërkohë që ishin vënë në kërkim të ndihmës. Por pyetja që shtrohet është: Përse u ushqyen me trupin e shokut të tyre, kur mund të vrisnin kafshë? Pikërisht mbi këtë pyetje formulohet teza e akuzës, që ngre dyshime edhe për zhdukjen e peshkatarit të katërt, Viktor Komarev. Përgatiti: Dorina Gjuzi  

Redaksia Online April 10, 2013 20:30
Komento

1 Koment

  1. NOna April 10, 10:00

    Good job guys! I got ur back 😀 <3

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*