Ju rrëfej shqiptarin që bëri burg dyfishin e Mandelës

August 13, 2016 01:00

Ju rrëfej shqiptarin që bëri burg dyfishin e Mandelës

 

Para pak ditësh, më 1 gusht, Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë të diktaturës komuniste me iniciativën e drejtorit Bilal Kola, organizoi një takim përkujtimor për Sami Dangëllinë, njeriun rekordmen që ka vuajtur më shumë vite burg në Shqipëri, plot 43 vjet. Dhe vdiq në burg. Një nga bashkëvuajtësit e tij, shkrimtari Daut Gumeni i bëri një përshkrim Dangëllisë që do ta lexoni mëposhtë…

 

Nga Daut Gumeni

Përkujtimi i Sami Dangëllisë dhe i shokëve të tij të rrallë, është një domosdoshmëri për shëndetin e shoqërisë shqiptare të këtij tranzicioni të zgjatur si formë  e inercisë së diktaturës. Është detyrë jo vetëm e Institutit të të Përndjekurve Politikë të diktaturës, por më duket se është detyrë e mbarë shoqërisë  që të mos lejojë të harrohen Sami Dangëllinjtë tanë të djeshëm. Të mos harrohen jo vetëm prej miqve dhe bashkëvuajtësve të tyre, që nuk i harrojnë dot, por të mos harrohen sepse përbëjnë një nga ato vlera të çmuara njerëzore, pa të cilat brezat e rinj mund të vijë një ditë të vënë në dyshim edhe vetë ekzistencën e diktaturës komuniste gjysmëshekullore në Shqipërinë tonë!…

Them kështu se e di që Samiu do të ma falë dhe ca zgjatje në këtë drejtim, sepse ka qenë dhe meraku i tij dhe i burrave si ai që të mos harrohen kurrë ato vuajtje e të mos harrohen kurrë ato krime të diktaturës komuniste. Dhe më duket se nuk po zgjatem pa arsye. Mjafton të shihet se me sa kujdes po i shuajnë gjurmët ulëritëse të atyre krimeve pushtetet e trashëgimtarëve besnikë të diktaturës në këtë çerek shekulli tranzicion të pambaruar. Ku janë tanimë kampet famëkeqe të përqendrimit, ku kanë mbetur pa varre shokët e Sami Dangëllisë? Ku është burgu i dikurshëm i Burrelit e pse fshihet ai pas një burgu të transformuar për të burgosur ordinerë, kur kemi kaq burgje të tillë? Pse të mos kthehej në muze burgu famëkeq i Burrelit, me ato parullat e tij aq ogurzeza “Këtu i thonë Burrel, Hyn e s’del” dhe “Burgu i shfarosjes së armiqve të pushtetit popullor”dhe të kthehej ashtu sikundër ishte kur shërbente si burgu qendror politik i regjimit komunist? Pse të mos kthehej në muze kampi i përqendrimit i Spaçit, apo burgu i kalasë së Gjirokastrës? Ku janë shenjat e kampeve të shfarosjes në Maliq e në Bedenë, në Shtyllas e në Kafaraj, në Tërbuf e në Bubullimë, për të përmendur vetëm pakë prej tyre? Kush paska kaq frikë nga pasqyrimi më vërtetësi i historisë së dhimbshme të këtij vendi gjatë regjimit komunist? Pse duhet të fshihet e shkuara e hidhur nga brezat tanë të rinj? Pse duhet të ushqehen dhe brezat tanë të rinj me histori  të deformuar?

Po marr vetëm një shembull, ku deformimi i historisë është sa i shëmtuar dhe ulëritës – shpërfytyrimin që i kanë bërë burgut të dikurshëm të Kalasë së Gjirokastrës. Edhe zyra e hetuesisë brenda atij burgu është kthyer në shkallë për të shkuar në njëfarë karakolli të rojeve të dikurshme, por tani të emërtuar “Biruca e torturave të heroinave të luftës “…

Askush nuk do të mëtonte të fshihet nga historia  e shkuar vuajtja e dy vajzave partizane në burgun e kalasë së Gjirokastrës dhe aq më pakë vrasja e tyre nga pushtuesit barbarë. Ka doemos dhe ajo vendin e vet në historinë e dhimbshme të atij burgu të errët, por nuk ka pse kthehet gjysma e birucave të kalasë në njëfarë “këndi të emulacionit socialist” ku muret janë mbushur me parulla komuniste, a thua se për pesëdhjetë vite të rëndë pas lufte ai burg e ato biruca nuk janë përdorur nga diktatura për të torturuar me qindra e qindra shqiptarë nga ata që trembnin gjumin e diktatorit e ditët e diktaturës komuniste! Ky lloj i shpifur shtrembërimi i historisë nuk është në dobi as të vetë atyre që kanë mbushur muret e birucave me parulla komuniste. Shtrembërimi i historisë  është në dëm të të gjithëve, sepse është në dëm të përparimit të vërtetë të vendit e të mbarë shoqërisë.

Babagjyshi i burgjeve komuniste e di që do të ma falë këtë zgjatje, pasi e thashë që ishte dhe një merak i tij e i shokëve të tij  të vuajtjeve të gjata një e ardhme e dyshimtë, që mund të përpiqej të fshihte gjurmët e krimeve e të ngulmonte të shtrembëronte historinë e këtij vendi.

Si të mos mjaftonte kjo përpjekje për të fshehur krimet e diktaturës, komunistët tanë të sëmurë për pushtet e të kthyer brenda natës në demokratikas nga kjo sëmundje pushteti të pakufizuar, e kanë kthyer dhe Altarin e Fjalës , sallën e Kuvendit të Shqipërisë, nga një sallë ku duhet të ziejnë debatet dinjitoze për të gjetur udhët më të mira në dobi të zhvillimit të vendit e të përmirësimit të jetës së popullit, në një skenë shfaqjesh të neveritshme ku gjëmon një logore  gojësh të palara nga propaganda komuniste e luftës së dikurshme të klasave, një logore neveritëse që derdhet qëllimisht nga Altari i Fjalës së Urtë , si për t’i thënë jo vetëm këtij populli të duruar por edhe mbarë botës se Shqipëria e tranzicionit – inerci e diktaturës mbetet përherë besnike e shëmtive të diktaturës komuniste. Dhe fajin përpiqen t’ua lënë përsëri demokratëve të vërtetë si Sami Dangëllia me shokë, t’ua hedhin prapë fajin atyre burrave të rrallë të këtij vendi, që  qenë demokratë me ideale dhe ato ideale demokrate i paguan me jetë dhe nuk u regjistruan si demokratikas në zyrat e mykura të Komitetit Qendror të Partisë së Punës për  të ndarë midis tyre si plaçkë lufte pasurinë kombëtare të shqiptarëve të uritur , të trembur e të sëmurë nga lëngimi i gjatë nën diktaturë  e për t’u bërë pronarë  me pronat e pronarëve të shpronësuar nga diktatura.

Ja pse besoj që Sami Dangëllia ynë do të ma falë këtë zgjatje në këtë përkujtimore për të. Se janë të shumtë ata që i ndihu fati të mbeten gjallë dhe që e kanë njohur Sami Dangëllinë e burgjeve të gjatë, që i morën dhe jetën.  Kanë njohur Sami Dangëllinë e urtë e fjalëpakë, të heshtur përballë vuajtjeve dhe torturave, frymëzues për shokët e miqtë për t’u dhënë zemër  edhe në atë ferr mbi tokë. Se ishte vërtet një njeri i rrallë Sami Dangëllia. Ishte një nga ata që me shembullin e vet ta bënte më të durueshme jetën në vuajtje, e pse jo, të kujtonte se kur e di përse vuan, njeriu i gjen kuptim dhe vdekjes. Sikundër gjeti ai vetë në një vdekje mbase dhe të shpejtuar prej atyre që paguheshin si mjekë ushtarakë në burgjet politike, por detyrë të parë kishin organizimin e vdekjeve të fshehta…

Për Sami Dangëllinë mund të flitet më gjatë e më bukur . Për Sami Dangëllinë dhe shokët e tij me vlerë, që nuk i kemi më midis nesh, duhet folur më gjatë e më shpesh. Duhet shkruar për ta më gjatë e më shpesh e më bukur nga sa mund të bëj unë në këtë fjalë të thjeshtë si një prej miqve të tij që vetëm mund të merrja prej shembullit të tij e nuk kisha mundësi t’ia ktheja. Më mirë mund të fliste për Samiun një nga miqtë e tij më të mirë, i miri mbase më tepër se ç’duhet, miku ynë i rrallë Luan Koka, tanimë në moshë të thyer e me shëndet  të rrënuar. Se nuk i them dot unë ato kujtime të shumta që mund të na thoshte Luan Koka për Sami Dangëllinë në këtë përkujtimore. Mund të them vetëm që Luani e kishte Samiun si vëlla të madh e ne të tjerët e kishim Babagjyshin tonë të burgjeve.

Daut Gumeni

Daut Gumeni

Ja këto duam të dëgjojmë, mund të thotë dikush nga dëgjuesit e nderuar në këtë sallë. Por unë i mora leje Samiut për të thënë edhe ca gjëra për një nga shqetësimet që kishte në të gjallë Samiu e mjaft shokë të tij: Merakun se mos një ditë mund të fshiheshin e të harroheshin krimet e diktaturës komuniste. Mbase zemra e mirë dhe dashuria  e sinqertë për vendin e për përparimin e tij, i shpuri ata burra të  rrallë në një shqetësim të tillë pa e parë me sytë e tyre të bëhej e vërtetë kjo frikë e ca palo pushtetarëve nga e shkuara  e dhunshme e regjimit komunist në Shqipërinë tonë.

Kjo veprimtari pati mjaft fjalë të ngrohta e fjalë vlerësimi për Sami Dangëllinë. I falënderoj të gjithë edhe në emër të shokëve e miqve të Sami Dangëllisë, që sot mungojnë në këtë sallë. I falënderoj të gjithë me zemër dhe ua kujtoj sërish që veprimtari të tilla duhen bërë më të shpeshta e më të zgjeruara e pse jo edhe më të përgatitura shkencërisht. Jua bëj këtë thirrje miqësore të gjithë atyre që kanë aftësi për të nxjerrë në pah të vërtetat me kërkime shkencore. Unë vetë nuk i ndihmoj dot në këtë fushë, sepse jam larg rreptësisë së kërkuar nga shkenca historike. Dhe jam doemos edhe  jo pak emotiv kur flitet për miq të mirë të burgjeve të gjatë si Sami Dangëllia.

Si mik i tij  nga brezi më i ri i të burgosurve politikë të kohës, më ndihu fati të mbetem gjallë dhe t’i shkoja Samiut një ditë në vendlindje, në Menkulasin e tij buzë Devollit. Aty buzë lumit Devoll më treguan që kishte qenë dikur vatani i Sami Dangëllisë , por shtëpia e tyre nuk ishte më. Ai që më përcolli tek vatani i dikurshëm i Samiut, ishte një  Dangëlli i largët dhe dukej ca i hutuar, sikur po i kërkoja të më fliste për botën tjetër. Mbase dhe unë vetë iu duka si i ardhur nga bota e përtejme. Dhe më mbeti të flisja me vete e me plepat kavakë  të rritur në vatanin e Samiut. Plepat sikur i drodhën më shumë gjethet si zemra të blerta dhe m’u duk se fëshfërima e tyre tha tok me mua: “Sami Dangëllia ishte një lis Devolli. Një lis nga ata të këngës që merrte me vete Samiu, kur binte në të thella…”Devolli trimat si pylli”…

Nuk më rrihet pa e përsëritur, se jam në një moshë që nuk kam kohë të bëj gabime: sa më shumë të kujtojmë ata burra dhe ato gra që  nuk i theu dot diktatura, aq më të shtruar do t’ua lëmë udhën brezave të rinj. Udhën drejt të vërtetës. Udhën për të mos e fshehur të vërtetën e për të mos u trembur nga të vërtetat historike. Udhën për të mos konsumuar më histori të deformuar. Udhën për të pasur sa më shumë kujtime të gjalla e për t’i pasur sa më pranë kujtesës sonë historike luftëtarët tanë të patrembur të lirisë, si Sami Dangëllia.

Burgu-i-Spacit

Burgu i Spacit

 

Kush ishte Sami Dangëllia

Ka lindur në fshatin Menkulas të Devollit në vitin 1926. Fëmijërinë e kaloi në fshat, më vonë shkon ushtar dhe që andej bashkohet me Ballin Kombëtar dhe bëhet një nga aktivistët kryesorë të krahinës.

Më 1944, Sami Dangëllia arrestohet dhe burgoset në burgun e Korçës dhe një vit më vonë e shpallin “armik të popullit”. Më pas u vendos në burgun e Burrelit dhe në 1960 ridënohet me 25 vjet burg.

Në Burrel do të merrte dhe nofkën “Gjyshi”. Më pas kalvarin e vuajtjeve e kaloi në Spaç, ku punonte shumë për të nxjerrë bukën e gojës shtesë, pasi nuk kishte asnjë ndihmë nga të afërmit.

Më 21 Maj 1973, ishte një nga organizatorët e revoltës së Spaçit. Pas revoltës së Spaçit, Dangëllia ridel për të tretën herë në gjyq dhe dënohet me 25 vjet burg dhe 5 vjet humbjen e qytetarisë pas burgut.

Vdiq në moshën 61 vjeçare në burg, duke kryer 43 vjet burg, gati sa dyfishi i Mandelës. Sipas dokumentave të burgut vdekja u regjistrua më 23 prill 1987, në orën 23.

Varrimi u bë nga burgu, pa e parë askush dhe pa e ditur se ku u varros.

August 13, 2016 01:00
Komento

18 Komente

  1. # August 13, 01:32

    Mandela ishte njeri me potence e njihte e gjithe bota.Per Dangellin tashti po informohemi sepse deri tashti njifeshim Pjeter Arbenorin si Mandela i shqiperise.Pra dhe ju ishte dasht ta quanit Dangellin Mandela i Shqiperise.Po qe nuk e njihnit ose duhesh te mos bezanit.E sot i ndihet zani sa dy fishi i Mandels.Fundi fundit te gjithe ishin kundershtar idealit.Komunistat per vete te persekutuarit po per vete.Demagogjia te dy palet cfrytezonin per te thithur sa ma shume njerez nga populli qe te realizojne planet per te bere politike dhe pushtet per vete.Komunistet ishin ma te zot dhe bene ate qe deshen.Tashti i takon te ulen fjalet e trimerit dhe ti vihen punes per ndertim dhe begati vendit.

    Reply to this comment
    • Agron August 13, 11:35

      Z. Gumeni
      Respektojme dramen e ketij njeriu dhe vleresojme redaksine e gazetes qe ne kuadrin e debatit mbi LANC sjell dhe keto hisyori.
      Por me duket se ju ka shpetuar dicka:
      E para gjykuar nga vitet qe ju jepni ketu, Samiu eshte burgosur qe 18 vjec sepse i eshte bashkuar Ballit.
      E dyta sic ju vete e pranoni nuk ka patur asnje interesim nga te afermit per kete njeri.
      E kane braktisur ata te paret.
      Nga keto them qe ky eshte nje rast i vecante pra jo perfaqesues.
      Te burgosurit politike kryesore ishin djemte e vete komunisteve. Ata burgosnin shoket dhe djemte e tyre per idealin dhe diktaturen e proletariatit qe besonin, nuk pysnin fort per keta t tjeret qe numeroheshin me gishta.
      Respekte per ju dhe pershendetje te perzemerta vecanerisht per z.Thano nga nje ish-punonjes i hershem i Shekullit, tani emigrant.

      Reply to this comment
  2. na i shpife daut August 13, 03:59

    o dauuut

    ti tregoje nga 1991 deri ne 1997 keto fjale do ta benim hallall

    pas 1997 nuk ka me shtet shqiptar..sovranietit dhe dinjitet

    sa per mandelen..po beni nje “bumerang” te madh

    mandela ishte komunist..pra eshte njelloj me kete dangelline tuaj por me krah te kundert..

    ju kujtoj i nderuar se ne greqine fqinje ku erdhen kolonizatoret angleze ne 1944 e majta greke u masakrua 100 fish me te teper se keto te spacit

    kam lexuar nje liber grek per burgjet greke te asaj kohe dhe ka fakte qe me mijra prej tyre ne ishujt e greqise ku i benin burgjet kishin nje metode qe i hidhnin ne det dhe thonin…u hodh nga depresioni…

    boll daut se na i shpifet..

    organizatori i revoltes spacit…duhet te jete i lumtur qe nuk e pushkatuan…

    edhe nje her
    na i shpife daut gumeni..kam patur respekt shume per ju..por jeni saliberishizuar…

    Reply to this comment
  3. info analitike August 13, 07:56

    Eh more shoke ja ku e keni fytyren e perbindeshit te cilin e mbroni akoma sot. Ky ia kaloi edhe pushtuesve me krimet qe beri ndaj shqiptareve. Sami Dangellia eshte nje nder mijera heronjte e heshtur te krimineleve enveriste.
    http://muzeuimemories.info/tepavdekshmit/

    Reply to this comment
  4. foti August 13, 08:57

    Me vjen keq Z Gumeni pasi thua qe pas ushtrise u bashkua me ballin.Sipas datelindjes i takon qe ne 1944-tren te ket qene 16-vjec,nuk e di qe ushtar te merrnin qe ne moshen12-vjecare.Jam per te denuar krimet e komunizmit por jo te pranojedhe manipulime te tilla.
    Duhet te kuptojme te gjithe se pafajsia e pretenduar nga shume te denuar duhet te vendoset me vendim gjykate sipas ligjeve te kohes.Mos abuzoni me fjalen i persekutuar.Ne mendimin tim te persekutuarit e vertet jane teinternuarit e te debuarit, qe megjithese i kishin respektuar ligjet per gabimet e te afermeve te tyre u prishen jeten kur ne kodin penal nuk shkruhet gje dhe te gjitha u bene me urdhr partiak.

    Reply to this comment
    • info analitike August 13, 09:42

      foti,
      po te gjykojme me ligjet e kohes njesitet guerrile, celulat e partise konsideroheshin baza terroristesh pra ishin antiligjore. Nuk besoj se eshte bere ndonje proces gjyqesor per te shfajesuar keta. Ne mendimin tend i bie qe edhe keta nuk duhej te meritonin lavde e dekorata.
      Eshte e habitshme se cfare eshte ne gjendje t’ju pjelle ajo mendje e mbarsur me propganden enveriste.
      Lexo “Arqipelagu Gulag” te Solženicyn-it se ndoshta meson ndonje gje mbi burgjet e komunizmit.

      Reply to this comment
  5. Guri Shyti August 13, 09:55

    Z. Gumeni! Ndonje pasaktesi ne shkrim, sidomos ne numra, apo ndonje fakt tjeter, gjera qe ti edhe mund te mos i dish, nuk ia zbehin shkelqimin. Faktet qe sjell jane tronditese. Ne fjalimin-shkrim ka te verteta qe jo vetem nuk mund te anashkalohen, por duhet te theksohen me te madhe. Ka probleme qe na shqetesojne te gjitheve. Une te pergezoj per freskimin e kujteses tone me fakte te jetuar, te perjetuar dhe te mbijetuar. “E verteta duhet te perseritet sa here perseritet genjeshtra”. Respekte.

    Reply to this comment
  6. Xhafet Leci August 13, 13:56

    Edhe Osman Kazazi ka vuajtur po kaq shumë vite burg.

    Reply to this comment
  7. Dielli August 13, 15:07

    Daut mirnjohje per artikullin perkujtimore,por te vazhdosh te mbetesh ne kuader te kujteses e te shkruarit eshte dije dhe kuture,por te protestosh eshte sa dije,e kulture aqe dhe vlere e nderim per martiret e kombit qe nuke kursyen as jeten e tyre per nje Shqiperi vertet te Lire e Demokratike.
    Fatkeqesia e shqiptareve te pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa korruptive aqe dhe superkriminale ne dite e vite,eshte se mbeten ne kuader fjaleve, ptritjes,dhe heshtjes,pra te nje heshteje qe vazhdon e vret,qe do te thote percmim ndaj martireve te kombit.Vetem protestat e pa ndaleshme deri ne vendosjen ne bangen e akuzes persekutoret si dje dhe sot,do te ishte nderimi me njerezore e ligjore ndaj deshmoreve e martireve te kombit.Daut,protesto ne nderim te vetes,familjes,deshmoreve dhe martireve te kombit,vetem keshtu vendoset pika mbi I-ne, qe bastardet e popullit si nano-berisha-majko,meta e rama me bashen me shoke ne hije vazhdojne ti bejne avokatine krimit.
    Drejtesi e vonuar,drejtesi e mohuar,nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon,qe nuke duhet toleruar,shpresuar,heshtur,besuar e financuar,por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve ne nderim te vetes,familjes,deshmoreve e martireve te kombit si dhe te nje Shqiperie vertet te lire e Demokratike dhe nje bote ne Progres Njerezor.
    I perjeteshem do te mbetet kujtimi per te gjithe ato shqiptare qe dhane jeten e Tyre per Liri,Demokraci e Progres Njerezor,duan apo nuke duan jashteqitjet e kombit ne te tre pushtetet,pushtetin lokal e biznes,etj.
    Reforma ne drejtesi ka nevoje per perkrahje,fjalet i merr era veprat mbesin.Beso Daut,binduni dhe protesto ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezore qe eshte neperkembur,dhunuar,gjakosur e vrare nga politikat e Tiranes zyrtare deri me sot.

    Reply to this comment
  8. Golik Kokojka D. August 13, 15:29

    Me vjen keq kur lexoj mes te persekuatuarve, nje me mbiemrin Dangellia. Kjo,”DANGELLIA?, krahina e “KRYEATDHETAREVE”
    Me falni per kete citim .Nuk i bie “gjoksit”po eshte realitet.
    Dihet uji i burimit ka dhe “lemizhde” jo per rasti kjo, qe sa shkruan z. Daut Gumeni qe si “Opozitar po vellezer ” e pershendes.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  9. nje banor i Tiranes August 13, 16:20

    More Dielli , Sami Dangllia , na qenka “martir i Kombit” ? Po pse çfare i ka dhene kombit ky burgaxhi ?

    Reply to this comment
  10. nje banor i Tiranes August 13, 16:26

    Lexoni artikullin tjeter “Si i ka trajtuar Evropa , bashkepuntoret me pushtuesin”. Te pakten , kete e kane lene te gjalle , se Franca , i denoi me vdekje te gjithe bashkepuntoret me fashizmin .

    Reply to this comment
  11. Lindi August 13, 17:38

    Nje njeri si ky ne kohen e castros shum veshtir u kan.

    Reply to this comment
  12. Gjeto VOCAJ August 13, 20:12

    Duke lexuar disa komente teper te cuditeshme lidhur me shkrimin e Z. Gumeni per bashkevuajtesin e tije, arrijme te kuptojme dicka rreth pyetjes qe me te drejte shqiptaret e ndershem kane shtruar prej kohesh : SI KA MUNDESI QE NE PERJUDHEN 45 VJECARE TE RREGJIMIT KOMUNIST, SHQIPTARI U SHENDRRUA NE BISHE AQ TE EGER KUNDER SHQIPTARIT?!!!!!!!! Pergjigja fillon e merr forme disi kur sot, mbas kaq vitesh,ku dolen ne drite kaq shume fakte e prova, shohim se paska akoma njerz, po ti quajme keshtu, si disa prej ketyre qe arrijne te bejne komente prej ultra idioti, si ato qe po shohim ketu. KY ESHTE BRUMI, KETA LLOJE SPECIESH U ZGJODHEN SI VEGLA QORRE TE CILET PER NJE LUGE GJELLE ME SHUME, U SHENDRRUAN NE BISHA KUNDER BASHKEATDHETAREVE TE VET.

    Reply to this comment
  13. DR August 13, 21:18

    Nuk e kuptoj pse po kemgulet akoma ne “gjuetine e shtrigave” aq me teper nga njerez te ekulibruar si zoti Daut Gumeni.

    NDYRESIA SOT NE SHQIPERI ESHTE SE KETO TE PERNDJEKURIT POLITIKE KANE ABUZUAR NE MENYRE KRIMINALE ME QINDRA MILJONE DOLLARE DALLE QE NUK JANE TE SALISERBIT APO EDI RAMES

    por do paguajne dhe 10 brezat borxhet qe morr qeveria per keto parazite..te kuptohemi:

    Vetem 5-10 perqind e tyre mund te perfitojne urse pjesa tjeter:
    hajdut e puleve
    krimnelet
    spiunat
    budallenjete
    te tradhetuarit nga shoket e tyre
    fatos lubovicet..etj etj duhet te kthejne parate e burgut..nuk kane pse te PAGUAJNE BREZAT QE NUK KANE LINDUR AKOMA..
    ***

    PSE MANDELA VLERSOHET SOT ??

    AI VLERSOHET SE I FALI PERSEKUTORET TIJ..

    PO KETO MANNDELAT TONA ??

    EDHE PSE NE VITET 1990-1991 QELLOI QE BIJTE E KOMUNISTEVE ISHIN TE PARET QE BENE PRESION TE LIROHESHIN TE PERNDJEKURIT POLTIKE..POR ISHIN PIKERISHT KETA ME BANDEN E TROPOJES BIBERAJ-BERISHA QE BENE NJE GENOCID KOMUNST TE PAPARE PAS L2B..

    SI KA MUNDESI QE DHE AGJENTI I DUKUMENTUARI UDB KAPLLAN RESULOVIC DHE QINDRA TE TJERE SI AI KANE MARRE DEMSHPERBLIME SI I PERSKUTUAR DHE JU MERRENI ME NJE ASKUSH QE ISHTE E KEQJA E VETES TIJ

    SI KAMUNDESI QE TE AFERT TE FLAMUR NOKES TE LIDHUR ME UDB JUGOSLLAVE KANE MARRE DEMSHPERBLIME

    SI KA MUNDESI QE VETE FLAMUR NOKA NIPI I GJENERALIT TE ISH UDB ESHTE POTHUAJSE I PARI I SIGURISE KOMBETARE DHE ISH MINISTER I BRENDSHEM DHE JU MENDER ATDHETARET NUK NDIHENI FARE…

    ***
    NQS SE DO FLASIM REALISHT DHE AMERIKANET QE VLERSOHET SI VENDI ME DEMOKRATIK KANE PERDORUR KARRIKE ELEKTRIKE SI ME ROSENBERGET….FUSHATEN E LUFTES KJALSAVE TE MAKARTIMIT DERI NE KAMPET E PERQENDRIMIT TE AMARIKANE ME ORIGJINE JAPONEZE

    ***
    pra i nderuar Gumeni jeni ne keohe te gabuar ,ne vend te gabuar dhe ceshtje te gabuar..

    ju te perndjekurit politike jeni treguar imorale dhe te pabese ne lidhje me saliserbin qe jeni bere si PULA & LEPUJ

    ju kujtojme djegjen e te PP NE TETOR 2012..

    CFARE BETE JU “ATDHETARE TE LESHIT” ME KRIMET E BERISHES QE E KA MASAKRUAR ATE VEND DHE JU KURRE NUK E HAPET GOJEN POR VETEM PER KESTET E PARAVE DUKE NGELUR ME GAVETA NE DUAR..

    >>>>>

    per ta mbyllur disa rrjeshta personalisht per Gumenin per te kuptuar se bota eshte me rrota..dhe ju lutem mos krahesoni nje analfabet qe e mohuan dhe njerzit e tij me nje kollos te njerzimit si MANDELA qe toleroi persekutoret e tij dhe jo si ju qe u treguat vampire me vehten dhe kombin tuaj:

    ***
    Ish agjenti i CIA-s: SHBA pati rolin kryesor në arrestimin e Mandelas

    Ish agjenti i CIA-s Donald Rickard pranoi se ka ushtruar rolin kryesor në arrestimin e Nelson Mandelës në vitin 1962, sipas “Sunday Times”. Ish-agjenti, pak para vdekjes së tij këtë vit, ka pranuar në një bisedë me regjisorin britanik John Irvin, autor i filmit “Mandela’s Gun”, se i ka dhënë informacionin autoriteteve të Afrikës së Jugut për vendndodhjen e Mandelës.
    “Mësova si dhe kur do të vinte… kështu u përfshiva unë dhe si u arrestua Mandela”, ka thënë agjenti. Rickard mbrojti arrestimin e njeriut më të kërkuar në Afrikën e Jugut në vitin 1962, që sipas tij duhej të kapej sepse ishte “komunisti më i rrezikshëm i botës jashtë Bashkimit Sovjetik”. “Ekzistonte frika se Mandela mund të nxiste një luftë në Afrikën e Jugut, ku rrezikonte të përfshihej dhe Amerika. Ishim në buzë të greminës, ndaj duhej ndaluar”, shton ai.
    Zëdhënësi i Kongresit Kombëtar Afrikan, Zizi Kodwa, ka deklaruar se ndërhyrja e CIA-s në politikën e vendit ishte një përpjekje për të destabilizuar lëvizjen çlirimtare në Afrikën e Jugut. “Kjo konfirmon atë që kemi ditur gjithmonë, se ata (SHBA) kanë vepruar kundër nesh, edhe sot”. Sipas të dhënave historike, legjendari jetonte si klandestin dhe hiqej si shofer kur u arrestua në 1962 ndërkohë që shkonte nga Durban në Johanesburg.
    Pas kësaj u gjykua dhe u dënua me burgim të përjetshëm. U mbajt në burg 27 vjet para se të lirohej dhe të bëhej presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut post – aparteid dhe një nga politikanët më me ndikim në botë.
    The Sunday Times e përshkroi zbulimin si një “deklaratë bombë” që mund të nxisë agjencinë amerikane të zbulojë të vërtetën në lidhje me marrëdhënien e saj me regjimin e aparteidit. Rickard ishte një diplomat i ri në konsullatën amerikane në qytetin e Durbanit në kohën e arrestimit të Mandelës.

    Reply to this comment
  14. beni August 14, 12:15

    Cdo sistem politik qe vjen nuk ka se si te mos ket viktima,dhe kta jan te shumte,natyrisht ne burgjet shqiptare si fillim u futen per vjedhje ,abuzime dhe konflikte interesash ,me pas brenda ne burg u kthyen ne politikane ,pra viktima se diheshe qe ne burgjet e shqiprise degjonin edhe muret?
    Ai sistem politik te lajmeronte mes prapagandes!
    Rrofte diktatura e proletarjatit,kush nuk i bindeshe e hante si frengu pulen?
    Natyrisht ky esht nje nder shum viktim te sistemit te kaluar dhe si ky ka shum ,por po te shofim ne ditet e sotme qe gjoja esht quajtur demokraci,viktimat e gjoja sistemit demokratik jan dhjetfishuar nga reprezalja mizore e ekonomike kriminale e vjedhes e abuzimeve dhe sidomos e pushtetarve ne kuriz te klases se varfer e te pafuqishme ndoshta pa pas asnje ide partiake te majt apo te djathte?
    Ku esht ky sistem demokratik qe solli sali berisha ku vetem ne 1997 humben jeten me teper se 6000 qytetare burgjet e shtetit jan te mbi populluara vendi kanoset ne nje krize e rende ekonomike shum qytetare shqiptare humben kapitalet ne firmat piramidale,a thua se kta nuk jan viktima te nje sistemi politik njelloj si shum e shum viktima te sistemit te kaluar?
    Shperblimi i viktimave nuk beheshe duke i rembyer anen sociale te tjerve e duke u mbushur xhepat atyre te komunizmit ,por ashtu sic u veprua ne sistemin demokratik gjermanolindor,kush ish ne burg per politike i takon nje pension per vitet qe ai ka qen i burgosur por jo demshperblime kur ata kan vdekur?
    Psh ne rast se qytetari ka ber 10 vjet burg i takon nje mas pensioni mbas moshes 65 vjec kur pensjoni i tij nuk perballon standartin minimal te jeteses!
    Pra ne shqipri ne rast se ka ne pensjon minimal prej 13330 lekesh te reja atehere ti shtohej edhe pensioni per vitet e burgut mbase ne 23000 natyrish kaq esht standarti i shtetit shqiptar dhe ky kombesim ndoshta esht me i drejti per viktimat e komunizmit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*