Ju tregoj dhunën që pasoi zgjedhjet e 26 majit 1996

May 26, 2016 09:43

Ju tregoj dhunën që pasoi zgjedhjet e 26 majit 1996

Nga Agim Rama, fotoreporter

Si sot 20 vite më parë, pra më 26 maj 1996 ndodhi e para masakër elektorale në Shqipërinë postkomuniste, e cila do të shoqërohej edhe me një dhunë të pashembullt në mes të Tiranës nga një pushtet dukshëm antidemokratik.  Atë ditë si kurrë më parë u deformua vota e shqiptarëve. Është një ditë që meriton të kujtohet për historinë e saj të zezë dhe që të mos përsëritet në të ardhmen.

Partia  Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha, në atë kohë president i vendit, kishin leshuar mjaft mesazhe ne drejtim të votuesve të këtij vendi. Pas humbjes katastrofike që pësoi në referedumin e 6 nëntorit të vitit 1994 , ai e kuptoi se pushteti po i ikte nga duart, ndaj dhe për zgjedhjet e 26 majit 1996 planifikoi vjedhjen e votës së qytetarëve.

Bardhok Lala

Bardhok Lala

Më 26 maj u mbushën kutitë me fletë votimi sa u desh qejfi forcave të errëta të Gazidedes dhe policisë së shtetit. Mbajtja me force e pushtetit, larg votës së lirë qytetare, do të sillte 28 Majin e 96-s, kur përveç votës së vjedhur dy ditë më parë, do ushtrohej edhe dhuna fizike ndaj kundërshtarit politik . Ajo ditë kur u rrah barbarisht edhe lideri opozitar Servet Pëllumbi dhe të tjerë, nuk do të harrohet kurrë.

Ne që i kemi fotografuar e jetuar skenat e dhunës nuk mund ta harrojmë kurrë atë ditë. Kujtojmë se dhuna ishte përhapur nga veriu në jug të vendit. Opozita nuk u lejua të zhvillonte mitingje në vendet e kërkuara.

Në 28 maj Sheshi “Skënderbej”, u bë skena më e turpshme e kësaj dhune nga shikasit e Gazidedes. Ne 28 maj, përveç prof Servet Pëllumbi, u rrah barbarisht Blendi Gonxhe, që mbante dekoratën e Berishës si pishtar i demokracisë. Po atë ditë u dhunuan fizikisht Namik Dokle, Arta Dade, Ndre Legisi, Ermelinda Meksi, Skender Gjinushi, Gaqo Apostoli, etj. Por dhuna u ushtrua pa mëshirë edhe ndaj gazetarëve dhe fotoreporterëve vendas dhe të huaj.

Namik Dokle

Namik Dokle

Ndre Legisi

Ndre Legisi

Nuk më hiqet nga mendja dhunimi që iu bë gazetarit Bardhok Lala, mikut të Preç Zogajt. Më dërgoi prof. Serveti: “Shko me Preçin”,- me tha. Ika me Preçin dhe dy të tjerë që nuk më kujtohen diku larg. U futëm brenda në pallat dhe trokitëm në një shtepi ku ndodhej viktima. Shkrepa aparatin fotografik pa e ditur se kush ishte.

Për hir të së vërtetës nuk e njoha Bardhok Lalën dhe pse e kisha shok dhe pak orë më parë kisha qenë me të. (Tashmë ai nuk jeton), dhe me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes dhe i kërkoj ndjesë për rrëfimin. Sa here i thoja se mustaqet do të marrin në qafë. Nuk dija se do t’i ndodhte kjo gjëmë, por që mustaqet ishin shenjë dalluese për gazetarin e kronikës së zezë. Preçi,mezi mbushej me frymë sepse dhe ai qe dhunuar në miting me Perekli Tetën, që, më vonë, me ardhjen në pushtet të socialistëve,  do bëhej ministër i Brendshëm. Si je Bardhok? – e pyeti Preçi.

Por Bardhoku që mbahej me qeska akulli në kokë e trup, nuk kishte fuqi të fliste sepse i gjithë trupi i qe nxirë nga dhuna barbare, pasi qe rrahur, dhe hedhur në një pusetë diku nga Liqeni si i vdekur. Gjetja e tij dhe mos dërgimi në spital por në shtëpinë e një të afërmi të tij ,ishte bërë për faktin e frikës se mos e helmonin në spital forcat e SHIK-ut.

Ndre Legisi dhe Blendi Gonxhe

Legisi dhe Gonxhe

Servet Pëllumbi

Servet Pëllumbi

Ndenjëm gati një orë në atë dhomë të vogël, ku qe strehuar i ndjeri Bardhok Lala. Gjatë kësaj kohe erdhën mjekë te njohur të Preçit. Pas vizitës, mjekëve u thuhej që të mos rrëfenin vendin e strehimit të Bardhokut. Bardhoku qëndroi aty derisa i ra  fryrja e madhe e fytyrës. I  stampova fotografitë dhe ia dhashë Preçit duke ju lutur që të mos zbulohesha dhe unë, pasi nuk doja emrin tim askundi ne faqet e gazetave të asaj dite e në vazhdim.

Po kështu është vazhduar gjatë me disa fotografi të mijat që janë botuar qindra herë gjatë këtyre viteve.

May 26, 2016 09:43
Komento

1 Koment

  1. Labi May 26, 18:20

    Po nuk kini bythe ta rrasni brenda ne biruce ate majmunin qe ka 25 vjet qe na del perpara kudo ,dorzohuni dhe Ai ua tendos mire pastaj!Ku fshihet lepuri,spo marrim vesh asgje se cpo ndodh me kete parlament!?Pse ILIR KARAGJOZI largohet nga bodiumi para se te dali Sal Krimineli te flase?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*