Vrasjet me pagesë, zbulohet videoja e Julian Sinanajt

February 22, 2014 13:38

Vrasjet me pagesë, zbulohet videoja e Julian Sinanajt

Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, ka dokumentuar me pamje filmike vrasjet e tij. Sinanaj, i cili akuzohet për ekzekutimin e disa personave, ka realizuar një video, nëpërmjet të cilës dokumentohet një prej vrasjeve.

Sipas GSH, organi i akuzës disponon videon ku shihet qartë skema e ekzekutimit.

Gjatë momentit të arrestimit, Sinanajt i është sekuestruar edhe një kartë me pamje filmike, në të cilat shfaqet dukshëm edhe njëri prej ekzekutimeve që i dyshuari si vrasës me pagesë ka kryer”.
Në njërën prej këtyre videove, pamjet nuk janë shumë të qarta, por tek ato shihet vetëm Julian Sinanaj, i cili i afrohet një makine me xhama të zinj. Në këtë video, 31-vjeçari afrohet tek xhami dhe qëllon drejt saj në një distancë shumë të shkurtër. Por, në video nuk duket personi që qëllohet, pasi pamjet janë shumë të paqarta. Sipas Sinanajt, personi që qëllohet në këtë video është një biznesmen, për të cilin ka marrë porosi për ta vrarë.

 

* * *

Julian Sinanaj, 100 mijë € në llogarinë e nënës e motrave

Vrasësi me pagesë që u arrestua para pak ditësh, Julian Sinanaj, nuk mbante para në llogaritë e tij, por ua dërgonte rregullisht paratë mamasë dhe motrave të tij.

Gazeta “Panorama”, e cila u referohet burimeve nga grupi hetimor, shkruan sot se pas verifikimeve në banka ka rezultuar se Sinanaj ka transferuar së paku 100 mijë euro brenda një viti në bankat e nivelit të dytë.

Transfertat janë kryer në kohën kur janë bërë krimet, për të cilat ai akuzohet.

Sinanaj ka pohuar deri më tani se ka marrë 35 mijë euro për vrasjen e Agron Çelës, 20 mijë euro për bombën e prefektit Besnik Dervishi dhe 8 mijë euro për tritolin në banesën e Ardian Kollozit. Ai thuhet se ka marrë edhe një apartament për vrasjen e Sokol Veizit.

 

February 22, 2014 13:38
Komento

13 Komente

  1. hosteni February 12, 10:31

    ti sekuestrohen direkt ktij legeni te gjitha parate qe ka marre ne kembim te vrasjeve edhe krimeve,,,,,,,,na u kthye ne te penduar direkt kur e pa se ngeli si peshku pa uje,,,,,,,,,,,ke marre jete njerzish or bir bushtre,,,,,,,hakmarrja do te gjeje ne mos direkt indirekt,,,,nuk ti fal njeri krimet qe ke bere,,,,,,,,,,,,,pesofsh te gjitha te keqijat qe u ke shkaktuar familjeve qe u ke krijuar vdekje !!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. Korabi,France February 12, 12:23

    Une nuk po marr vesh se kush i ben hetimet gazetaret apo prokuroret ? Cdo dite dalin ne gazeta pyetjet dhe pergjigjet e te pandehurve sikur pyeten ne rruge e jo ne zyra.Perse nuk merr masa Prokurore i Pergjithshem apo ka filluar te beje hetimet e h

    Reply to this comment
    • Tomorri ,Gjermani February 22, 14:06

      o i neruem dhe i pervujaturi Korab qe e ke futur koken te rete dhe nuk shikon.

      Nuk kam ofenduar njeri deri tani por jeni ju qe ofendoni veten tuaj si budalla ?

      Nqs nuk e marr vesh kam nderin t’ju sqaroj se ne te gjitha strukturat e policise.gjykatave,prokurorise,hetuesise mbi 90% jane stafi i Fuckberishes.

      Edhe ato pak drejtues qe ka ndrruar Edi Rama jane me pak se 5%

      Fakti qe kryespiuni me shtetesi karnadeze Vishinsk Ajaz Gazidede eshte akoma ne detyre tregon se me shpejt i di Fuckberisha cfare ndodh ne shqiperi se sa Edi Rama me Adrian Thanon (me respekt absolut per kete te fundit)

      Per kenaqsine tuaj mund te them se snajperat ne 20 shkurt 2014 ishin po ato te
      21 janarit 2011 dhe u hoqen pak minuta para protestes .

      Duke ju uruar nje fundjavete te kendeshme ju sugjeroj mos komentoni ne dite shiu se nuk ju lene rete te shikoni. Tung.

      Reply to this comment
  3. Korabi,France February 12, 12:25

    A mos kane filluar te bejne hetimet e hapura per publikun si dikur organizatat e Partise Punes qe i benin mbledhjet e hapura gjoja per demokraci .

    Reply to this comment
  4. arben February 12, 12:58

    ne as nje vend te botes nuk ndolle qe nje dosje tej kriminale te denconspirohen te dhenat e hetimit pa perfunduar procesi gjygjsore , vetem ne shqiperi ndoll ,kjo ndoll me qellim qe mos ti shkohet deri ne fund procesit dhe autoret e prfshir ne te te mos zbulohen , por faji kryesor eshte i atyre qe moren gjasme 1 miljon vota dhe qe premtuan per drejtesi dhe po i shikojme rezultatet , nga njera ane na thone keta nderkombetaret se ne organet e drejtesis nuk ka drejtesi dhe disa duhet te ishin ne burg dhe nga ata tjeter kini kujdes me pavarsin e instutucjoneve , kjo eshte sa qesharake dhe e demsme ne mbarvajtjen e shtetit ligjore , prandaj mos mbani shpresa tek ky kulicon i 1 prillit me bekimin e ambasadorve ne dem te shqiptarve.

    Reply to this comment
  5. kanina February 12, 15:39

    sekuestrim i pasurive te te gjthe zengjineve te rinj qe i kan pa djerse ..po ajo nena buce nuk e shikonte …apo u vjen mire ca pocaqive ,,,,,ca grave ordinere qe u pasuruan me pislleqet edjmeve …

    Reply to this comment
  6. Tomorri February 22, 13:52

    Per mendimin tim edhe nena e ketij kreminelit nuk duhet te shikoje drite djelli me sy per arsyje se:
    -Me nje indiferentizem te skajshem ka lejuare djalin te beje vrasje makabre.
    -Ka pranuare lek qe i ka marre djali nga gjaku i viktimave.
    -Per klubin dhe apartamentin ne Vlore si nuk reagoj por u pajtua duke u bere pasanike nga djali qe pinte gjak njerzish te pafajshem.
    -Edhe motra po te njejtin fat duhet te kete sepse kjo ka qene nje çerdhe kreminale e krijuare nga i vellai perbindesh.
    Se fundmi pejme pyetjen:
    Mbasi te mbarojne hetimet perse duhet mbajtur gjalle ky vampir i lindur???

    Reply to this comment
  7. tanino February 22, 14:37

    per porositesit akoma asnje llaf?

    Reply to this comment
  8. Rita February 22, 14:42

    Pak rendesi ka ose aspak ne se i sekuestrohet pasuria e tundeshme apo e patundeshme !!! Familja e tij e ka ditur qe leket e derguara nga i biri kriminel ,jane para biznesi te felliqur ,droge e hashashi e s”besoj se mendonte se nga vrasjet qe kryente !!! Ne se e dinin ,,gja e pabesueshme ,,atehere kemi nje familje kriminelesh !!! Eshte me teper shqetesuese mendjefregismi i Sinanit, mos pendimi i tij e ashpersia e zbatimi i vrasjeve per leke !!! Kjo eshte alarmante se si te tille mund te kemi prane ,shume e shume te tjere !!!

    Reply to this comment
  9. lali February 22, 15:46

    porositesi eshte shkelxen b.tha dhe sali berisha e lul basha djali dyte i berishes

    Reply to this comment
  10. drejtesi February 22, 20:51

    po politikanet qe fshihen pas ketyre kafshe kurvash kur do te dalin ndonjehere para plumbit?

    Reply to this comment
  11. fatmiri February 22, 23:00

    O ti drejtesi, te me falesh, por drejtesia shqiptare nuk jep plumba sepse…nuk e theme, por dhe Evropa ja ka hequr te drejten, por kur plumbin nuk ja japin ata qe jane demtuar, nga kush e pret? Ti shiko sa u vrane ne 1997, sa u vrane ne Gerdec, sa u vrane ne 21 janar dhe u denua njeri? E, mos prit , haken merre vet kur shteti nuk vepron. Keta jane me shume te shqetesuar se perse rrezohen fugonet apo pse behen karambole. Kete quajne krimin, ndersa kur vrasin kriminelet s’ndihen!

    Reply to this comment
  12. LORA February 23, 11:00

    Per mua do te perbente lajm zbulimi i urdherdhenesve te tritolit ne shtyllen e tensionit te larte n Milot ,me 31 dhjetor 2013,,,apo porositesit e vrasjeve ,me parapagim.
    Per mua Julian Sinanaj (qofte edhe me milionat e ij te arketuara dhe me vidiot e deshifruara)
    nuk perben me lajm.Tash si i penduar i drejtesise ai po e ndihmon ate qe te shkoje tek milioneret e politikes ,qe kane 23 vjet qe komandojne krimin dhe kuserimin e Shiperise dhe shqiptareve.
    Kush eshte krimineli me i rrezikshem?????????J.Sinanaj apo ata qe gjeneruan kriminalisht dhe antikombetarisht profesionin e Sinanajt????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*