Juncker: 10 mijë trupa për kufijtë. Të marrim Ballkanin në gjirin tonë

September 12, 2018 10:58

Juncker: 10 mijë trupa për kufijtë. Të marrim Ballkanin në gjirin tonë

 

Bashkimi Europian planifikon të përforcojë me 10 mijë trupa të tjerë rojet kufitare për të ndalur emigrimin e paligjshëm deri në vitin 2020.

Duke folur në fjalimin e përvitshëm të “gjendjes së Bashkimit Europian”, presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker theksoi gjithsesi se nuk dëshiron që të militarizojë Europën.

Emigrantët

Por, ai bëri thirrje për më shumë solidaritet, në vend të “zgjidhjeve ad-hoc” për njerëzit që vijnë drejt Europës me gomone a varka të papërshtatshme për lundrim, duke ndërmarrë udhëtime të rrezikshme për jetët e tyre.

“Sfidat e jashtme po shumëfishohen dhe ne nuk mund të heqim dorë nga ndërtimi i një Europe më të bashkuar dhe më të fortë”, theksoi ai në fjalimin e tij mbi gjendjen e Bashkimit Europian.

”Çështja e migrantëve ka dhënë rezultate në Mesdhe, megjithatë shtetet anëtare ende nuk kanë gjetur një raport të drejtë midis përgjegjësisë së individëve dhe solidaritetit të nevojshëm, që duhet të dëshmohet nëse dëshirojnë ta mbajnë pa kufij hapësirën e Schengenit”, shtoi Juncker.

”Jam kundër kufijve të brendshëm, aty ku janë krijuar duhet të eliminohen”, theksoi ai.

“Europa duhet të flasë me një zë të vetëm”, deklaroi Juncker.

Fjalimi i tij preku gjithashtu edhe çështjet më të ndjeshme të bllokut, si populizmi, terrorizmi dhe padyshim “Brexit”.

“Ballkani”

“Duhet të përcaktojmë në mënyrë përfundimtare përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor pasi përndryshe, të tjerët do të marrin përsipër detyrën për t’u dhënë formë fqinjëve tanë”, deklaroi presidenti i Komisionit Europian.

Aleancë Europë-Afrikë

Në atë që shënon periudhën e fundit 12-mujore të tij në detyrë, Juncker propozoi gjithashtu një aleancë të re mes Europës dhe Afrikës, bazuar mbi bashkëpunimin dhe jo bamirësinë, që do të çojë drejt një marrëveshje për tregtinë e lirë mes dy kontinenteve.

Brexit

Ai rekomandoi gjithashtu që monedha e përbashkët Euro të përdoret në mënyrë më strategjike, duke qenë se është monedha më e fuqishme pas Dollarit amerikan.

Por, mbi të gjitha, ai bëri thirrje për një lidership të fuqishëm sa i përket çështjes “Brexit”.

“Ne i kërkojmë qeverisë britanike të kuptojë se, dikush që largohet nga unioni nuk mund të jetë në të njëjtin pozicion të privilegjuar me një vend anëtar, – tha ai. – Nëse largohesh nga unioni, atëherë po zgjedh të mos jesh më pjesë e tregut tonë të përbashkët, e padyshim jo në pjesë të caktuara që ti mund të zgjedhësh nga torta e tërë”.

Që prej fillimit të mandatit të Komisionit Europian, në vitin 2014, emigracioni ka qenë një nga krizat më të rënda. Ajo ka çuar drejt rritjes së populizmit dhe ka sjellë ndryshim qeverish në Itali, Austri, Hungari e Poloni, ndërkohë që Suedia është vendi i fundit që regjistron një rritje të votave për partitë antiemigracion në një palë zgjedhje.

Menjëherë pas fjalimit të tij, Parlamenti Europian do të vendosë nëse do të ndërmarrë procedura disiplinore kundër Hungarisë për shkeljen e vlerave demokratike të unionit.

Komisioni, ndërkohë, ka nisur procedimet disiplinore ndaj Polonisë për shkak të reformave, që sipas BE-së sfidojnë sundimin e ligjit.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare për PE-në priten të mbahen në fund të muajit maj të vitit të ardhshëm.

a.s/dita

September 12, 2018 10:58
Komento

3 Komente

  1. Aliu nga Selenic September 12, 12:01

    Sa mbani 10 000 trupa ne gadishmeri per tr penguar Ballkanasit qe te mos vijne tek juve po esjani e investoini dhe hapni vende pune me ato para dhe keshtu nuk do te ket askush nevoj te vije tek juvbe.!

    Reply to this comment
    • Hosteni September 12, 19:28

      Çfare vende punesh do të hape Evropa ty ? Ne nje vend ku ka analfabete me diplome ose analfabete pa diplome, vendet e punes i hapin partite. Te mos flasim pastaj per korrupsionin apo bazen ligjore.

      Reply to this comment
  2. EMIGRANTI September 12, 18:00

    Ke te drejte po ky thote shtuhy se do piqemi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*