Juncker: Erërat janë kthyer në favor të Europës

September 13, 2017 12:18

Juncker: Erërat janë kthyer në favor të Europës

“Erërat janë kthyer në favor të Europës”. Ka qenë kjo kryefjala e Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në adresimin e tij të përvitshëm për shtetet e unionit.

Juncker i tha Parlamentit Europian se ka “një dritare me mundësi” për të ndërtuar një union më të fuqishëm e më të bashkuar, por ai paralajmëroi se kjo dritare “nuk do të qëndrojë përherë e hapur”.

Juncker u ndal edhe në ekonominë e Europës, që tashmë po rimëkëmbet si dhe nxiti Bashkimin Europian të lëvizë përtej Brexit.

Ai i kërkoi unionit të përqafojë reforma dhe të krijojë marrëveshje të reja tregtare. Sipas Juncker, krizat aktuale ekzistenciale të BE-së, përfshi këtu Brexit, krizën e emigrantëve dhe rritjen e populizmit, janë zbehur ndjeshëm.

Gjatë fjalimit të tij 1 orë të gjatë, në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, Presidenti i Komisionit Europian u përqëndrua në të ardhmen e unionit dhe sfidat me të cilat ata përballen.

Sipas Juncker duhet ende më shumë punë, në implementimin e një projekti zgjerimi më të besueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor apo në hapjen e rrugëve ligjore të emigrimit. Juncker kërkoi që vetë roli i tij si president i Komisionit të bashkohet me atë të presidentit të Këshillit dhe të zgjidhet përmes një “fushate pan-europiane”.

Sidoqoftë, Juncker tha se ky propozim nuk i drejtohet punës së bërë nga “miku i tij i shkëlqyer” Donald Tusk. Çdo përpjekje për të shkrirë të dy këto role do të kërkonte një ndryshim në marrëveshjet e Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Juncker veçoi Turqinë dhe nuk kurseu kritika për liderët që e kanë distancuar vendin nga Bashkimi Europian, duke këmbëngulur që Ankaraja të lirojë gazetarët dhe të ndalojë sulmet personale ndaj liderëve europianë.

“Mjaft i quajtët fashistë dhe nazistë liderët tanë,” kërkoi Juncker ndërkohë që u duartrokit nga asambleja.

September 13, 2017 12:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*