Juncker sulmon qeverinë greke: Ndihem i tradhtuar nga egoizmi në bisedime

June 29, 2015 12:18

Juncker sulmon qeverinë greke: Ndihem i tradhtuar nga egoizmi në bisedime

Jean-Claude Juncker ka sulmuar qverinë greke, duke u shprehur se ndjehej “i tradhtuar” nga egoizmi i treguar në bisedimet për borxhin. Në një konferencë për shtyp në mesditë, Juncker tha se ky është një bllof fëmijësh, ku nuk ka as fitues dhe as humbës.

“Nuk ka pasur kurth në propozimin tonë të fundit. Unë nuk do të jap kurrë një ultimatum. Prioriteti ynë është të gjejmë një zgjidhje. Besoj se është e mundur të arrihet një marrëveshje”, theksoi Juncker.

Kreu i Komisionit Europian, tha më tej: “Përpjekjet tona u thyen nga thirrja për referendum dhe fushata për t’i thënë jo kësaj marrëveshjeje. Qytetarët grekë që do të votojnë të dielën e ardhshme duhet të kenë një pamje të qartë të asaj çfarë ndodh. Unë kam bërë gjithçka munda, të gjithë bëmë gjithçka mundëm dhe nuk meritojmë kriticizmin. Po punojmë bashkë me kreun e Eurogrupit dhe Komisionin Europian, sepse ne duam të arrijmë një marrrëveshje”.

June 29, 2015 12:18
Komento

4 Komente

  1. petrika June 29, 14:54

    Neqoftese SmOmMhqiperia do te plotesonte te gjitha kriteret per te hyre ne evrope,greqia do te ishte i vetmi vend qe nuk do ta pranonte nje gje te tille.Ata bertasin kotsekoti,duke shpifur e duke share,sikur ne shqiptaret,e kemi shtypur komunitetin grek ne shqiperi dhe ai komunitet nuk gezoka asnje te drejte.Ne s kemi cfare tju bejme me teper atyre.Ne na ka mbetur qe te punojme per ta dhe ata te rrine e te jetojne me djersen e shqiptareve,sikur ju kemi borxhin atyre.Ne i beme pronare duke ju dhene nga ajo e pakte toke qe na ka mbetur,por ama te integrohen ne jeten e shoqerise dhe ligjeve shqiptare dhe jo te atyre greke.Ata marrin nga Athina orientimet dhe urdherat me armiqesore ndaj qeverise shqiptare.Ata i futin hundet tej mase ne punet e shtetit tone dhe mire bejne,kur shteti yne nuk i kundershton,ata gjejne shesh dhe bejne pershesh.Si perfundim, une do te deshiroja megjithshpirt,qe shteti grek te falimentoje dhe te debohet nga bashkimi evropian,qe te mos ju mbeten mend per te kerkuar vorioepir dhe per ne shqiptaret te jete rruga e hapur per ne BE.Qeverine shqiptare kot e genjen mendja se greket ,po te jene pjese e BE-se,ne do na japin te drejten per te hyre ne BE.Mos u degjofte kurre emri grek dhe greqi.

    Reply to this comment
  2. demokrati June 29, 15:12

    Mjafton te kujtosh kalin e Trojes dhe me kete mbyll cfardo komenti.Duke lexuar prononcimin e mesiperm ,menjehere mu kujtua emisioni ” Opinion” I Fevziut qe se bashku me opinionistet e tij te famshem me ne krye Lubonjen na folen me superlativa per te ashtuquajturin “fenomenin” Tsipras?!duke kerkuar qe kjo te ndodhte sa me pare dhe tek ne?!!! Cfare tregoje realiteti? Keqardhje per keta lloj opinionated!?

    Reply to this comment
  3. fiku June 29, 19:52

    PER MU PLAKUN AI LUBONJA TE DRETOHEM TY O “DEMOKRAT” O I KOQE KANARI QI NUK JA GJE SHOKUN NE GJITH SHQIPNIN

    Reply to this comment
  4. Po,Po June 29, 20:16

    PER GREKET ,KJO QE PO NDODH ESHTE NJE PERPELITJE NE AGONI,KURSE PER BE-ne ESHTE NJE DHIMBJE KOKE SI AJO E MIGRENES.
    TANI CDO KUSH E KA TE QARTE SE SA ” SHUME” E DUAN VENDIN DHE POPULLIN E TYRE LIDERET E POLITIKES GREKE,QE I KATANDISEN DERI KETU. E GJITHA KJO NDODH , SE ATJE NUK KA GREKE TE VERTETE , POR AKTORE KARAGJOZE , TE ARDHUR NGA VISE TE NDRYSHME .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*