Juncker sulmon Renzin dhe Cameron: Nuk jemi bandë burokratësh

November 6, 2014 23:06

Juncker sulmon Renzin dhe Cameron: Nuk jemi bandë burokratësh

“Nuk jemi një bandë burokratësh, jemi politikanë dhe bëjmë politikë. Nuk do të lejoj asnjë që të sulmojë Komisionin Europian dhe të mos marrë përgjigje”, tha Juncker në konferencën për shtyp pas takimit të parë të kolegjit të Komisonerëve. “Komisioni është i fortë dhe nuk do të lejoj asnjë që të fitojë pikë në kurriz të Brukselit për mosmarrëveshjet kombëtare”, vijon ai.

Juncker beson dhe ka pohuar se dy kryeministrat Renzi dhe Cameron bënë një spektakël absurd në samitin e fundit të krerëve të qeverisë në Bruksel dhe që gënjyen qytetarët e tyre për t’u shfaqur si mbrojtës të parave të taksapaguesve, pa pasur asnjë arsye.

Mosmarrëveshja e Cameron vjen nga larg dhe është praktikisht e pandashme nga fryma e partisë dhe vendit të tij. Londra është dhe do të jetë pjesë e Europës, por në shtëpi luan gjithnjë me një këmbë në secilën fushë dhe mendon se BE është një “bandë burokratësh” që keqpërdorë paratë e qytetarëve dhe do t’i japin fund pavarësisë së britanikëve. Është pjesë e një loje të përjetshme dhe të lodhshme që të gjithë në Bruksel e njohin në mënyrë të përkryer. Ndërsa Loja e Renzi i kapi në mënyrë të befasishme zyrtarët e BE-së.

Renzi publikoi një letër “rreptësisht konfidenciale” të dërguar nga zëvendësi/Presidenti i Komunitetit, Jyrki Katainen, në të cilën i kërkohej Italisë informacion shtesë për buxhetin e vitit 2015 dhe shfaqej shqetësimi përballë mundësisë që shifrat e tij nuk përputhen me parametrat e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes. Për më tepër Renzi përfitoi nga kjo për të kërkuar më shumë hapësirë fiskale.

Në Samit ai u rreshtua me Cameron kur iu kërkua një faturë disa miliona dollarëshe pas rishikimit të të dhënave nga ana e Eurostat. Mbretërisë së Bashkuar i takon të paguajë 2 miliardë euro ndërsa Italisë 400 milionë euro. Por Juncker tha mjaft dhe u dërgoi mesazhe të dyja kryeqyteteve si dhe kërkoi që askush të mos bojkotojë punën e tij.

“E vlerësoj Renzin, por kurrë nuk dridhem para në kryeministri dhe nuk kam asnjë problem me zotin Cameron. Ai që ka një problem është Zoti Cameron me pjesën tjetër të kryeministrave”, përfundoi ai.

November 6, 2014 23:06
Komento

6 Komente

  1. Stef Staku November 7, 08:01

    ANALIZE : Bani mire qe i botoni keto ngjarje per ti prezantu mire para opinionit publik se drejtuesit e BE nuk jane UFO e se loja me parate eshte sport per to.

    Reply to this comment
  2. qypi November 7, 10:14

    Donin BE me shstete qe nuk jane ne gjendje te mbajne breket e tyre … ja pra Kooperativat Europiane me shtete te medha e te vogla, te pasura e te varfera, qe punojne dhe qe nuk punojne … gjermani e rumani, france e bullgari,

    Reply to this comment
  3. plaku November 7, 12:41

    Krijimi i BE kishte si qellim te pare qe ne Europe te mos kete me lufte si ne shekullin e kaluar me dy luftra boterore. BE eshte nje krijese e mrekullueshme, sidomos per rinine europjane.
    Sic duket bashkimi monetar, Euro, ishte i parakohshem, por kete e desh pa tjeter presidenti francez Miteran i cili vuri si kusht, se do te njifte Bashkimin e Gjermanise ne se futej monedha e perbashket Euro. Kete ai e beri, sepse desh te siluronte monedhen gjermane DM e cila ishte shume e forte. Koha tregoi se futja e Euros ishte nje gabim, sidomos per vendet e Europes jugore, sepse performanca e ekonomise gjermane ishte shume me e mire se performanca e vendeve te Europes jugore, gje qe beri qe mallrat gjeramane te ishin ta pakten 20% me te lira se ato te vendeve te Europes Jugore.
    Bashkimi monetar ( futja e Euros ) duhej bere pas berjes se bashkimit Fiskal ( taksimit ), bashkimit bankar dhe sidomos bashkimit Politik.
    Juncker dhe Katainen jane zarat e Merkelit, e cila vazhdon me budallallekun e politikes se shtrengimit te rrypit e cila e shkateroi ekonomine greke.
    Problem eshte se me kerkesen e Merkelit italjanet dhe 17 anetaret e tjere te Eurozone ( ku nuk ben pjese Anglia ) kane futur ne kushtetutat e tyre qe deficiti vjetor i bilancit te jete maksimumi 3 % te GDP se vendit perkates. Ky lesh 3% nuk eshte se eshte vendosur ne baze te ndonje kriteri, e vendosen francezet. Qeveria e re italjane kerkon qe 3 % te jete 3,6% qe ti japi mundesi qeverise italjane qe te kete ne dore nje sasi lekesh me teper qe te zbatoje reformat qe ka marre persper. Ne fakt Franca e vendosi vete dhe pa pyetur Bruksilin dhe e rriti deficitin vjetor nga 3 ne 4%.
    Problemei i Renzit eshte se ne se Brukseli nuk miraton 3,6% dhe ai e tejkalon 3% atehere ekonomia dhe financat italjane do te monitorohen nga FMN, Brukseli dhe Banka qendrore europjane. Pra behet nje lufte e ashper midis Europes Veriore ( Gjermani, Austri, Finlande etj ) dhe Europes Jugore ( France, Itali, Spanje, Portugali, Greqi ). Ne fakt, eshte Europa jugore ajo qe ka Probleme te medha ekonomike.
    Mendoj se gjeramnet dhe Merkeli nuk po tregohen visionare.

    Reply to this comment
  4. ijs November 7, 13:28

    Mjere Merkel ,qe nuk po i bie ne vesh keshilla e ketij experti te albanistanit, qe europa te shpetoje nga kriza euros! Plako shko futi nje birre me qofte se nuk ka mbet europa per te dhene ti mend! Shqiptareve, qe se kane haberin e europes, se jetojne ne afrike dhe pse toka gjendet ne kontinentin europian tregoju ndonje barsalete se si mund te dale nga burgu Xhuvani, se majmunet e harruan bankierin e famshem,qe ju vodhi paret dhe doli perseri i lire!

    Reply to this comment
    • plaku November 7, 15:21

      ijs,
      Faleminderit per pergjigjen. Sa per dijeni, per te dale nga kriza bota njef dy shkolla shkollen anglo-saksone dhe shkollen gjermane.
      – Shkolla anglo saksono presupozon, qe shteti ne krize te marr sa me shume borxhe, ti investoje ne projekete te medha publike si rruge,ura, autostrada, stadiume etj. Keshtu njerezit hyne ne pune, marrin rroga, kane leke ne xhep, konsumojne, tregu reagon me rritje oferte, prodhime te reja, prapa vende pune te tjera etj. Keta beri tani dhe Obama qe e nxori Ameriken nga kriza e tanishme.
      – Rruga gjermane eshte ajo e kursimeve, shtrengimit te rrypit, berje reformash duke ulur pensionet, zvogeluar administraten, kursime, kursime kursime. Kjo rruge e çoi Greqine qe ka pse vjet dhe nuk po e marr vehten.
      Une mendoj, se ne shqiptaret nuk jami me budallenj se te tjeret. Te gjithe njerezit lindin njesoj inteligjente.
      Nejse, ti ke mendiimin tend, te cilin une e respektoj dhe mendoj, se do ishte mire qe edhe ti, m.gj.se nuk je dakord, te respektosh mendimin tim.

      Te uroj nje fund jave te kendeshme.

      Reply to this comment
  5. mira November 8, 02:02

    @Plaku
    Pergjigja qe i dhe ijs tregon diferencen ne edukate
    dhe kulture midis jush dhe tij
    Te faenderoj per pergjigjen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*