Junker do të vizitojë Rusinë në korrik

May 30, 2016 16:27

Junker do të vizitojë Rusinë në korrik

Presidenti i komisionit Evropian Jean Claude Juncker do të vizitojë Rusinë më 17 korrik gjatë forumit ndërkombëtar të ekonomisë që do të mbahet në Shën Peterburg.

“Presidenti Juncker është ftuar dhe po planifikon ta pranojë ftesën për të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar të Ekonomisë në Shën Peterburg”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Pavarësisht vizitës së Juncker, komisioni, që është edhe krahu ekzkeutiv i bashkimit Evropian, nuk ndryshon qëndrim në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.

Në muajin mars ministrat e jashtëm të BE-s dolën me të njëjtin konkluzion se sanksionet ishin të domosdoshme për paqen në Ukrainë dhe kërkuan mbrojtje më të fortë ndaj kërcënimit që vjen nga Rusia.

Ndërkohë që në krahun tjetër vetë Juncker në një letër dërguar presidentit rus Vladimir Putin në muajin nëntor,  kërkoi marrdhënie më të ngushta mes Unionit dhe Rusisë sidomos në fushën e ekonomisë.

Juncker është kritikuar jo pak herë për faktin që nuk është aq strikt në politikën e tij ndaj Moskës, ndërsa në tetor deklaroi se Uashingtoni nuk mund të diktojë marrëdhënien mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Një ndër zyrtarët e BE-së e vlerësoi si mjaft të rrezikshme politikisht vizitën e ardhshme të Juncker në Rusi. Në këtë forum ekonomik do të marrin pjesë edhe biznese amerikane, pavarësisht mos aprovimit nga Shtëpia e Bardhë.

May 30, 2016 16:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim