Jupiteri, jo vetëm më i madhi, por edhe planeti më i vjetër i sistemit diellor

June 21, 2017 15:33

Jupiteri, jo vetëm më i madhi, por edhe planeti më i vjetër i sistemit diellor

Edhe pse e dimë se Jupiteri është planeti më i madh në sistemin tonë diellor, një studim i ri ka konfirmuar teorinë se është edhe më i vjetri.

Në studimin e parë të bërë deri më sot për përcaktimin e moshës së Jupiterit, studiuesit kanë zbuluar se gjigandi i gazit është 4.5 miliard vjeç.

Duke parë përbërjen e meteoritëve të hekurit, ata zbuluan se baza solide e Jupiterit u krijua rreth një milion vjet pasi u formua sistemi diellor, 4.6 miliard vjet më parë.

Ndërsa modelet e  mëparshme parashikonin se Jupiteri u formua relativisht herët, studimi, nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, i udhëhequr nga Laërence Livermore National Laboratory në Kaliforni, është i pari deri më sot që përcakton kohën e formimit të tij.

Dr Thomas Kruijer, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Ne nuk kemi asnjë mostër nga Jupiteri (në ndryshim nga trupat e tjerë si Toka, Marsi, hëna dhe asteroidet). Në studimin tonë, ne përdorim nënshkrimet e izotopeve të meteoritëve (që rrjedhin nga asteroidet) për të gjetur  moshën e Jupiterit.”

Jupiter është planeti më i madh dhe ekzistenca e tij ka një efekt të madh në sistemin tonë diellor.

Jupiteri është planeti i pestë nga Dielli dhe më i madhi nga të gjithë tjerët në galaktikën “Rruga e Qumështit”.

Jupiteri është më shumë së dy herë më i madh së sa planetët e tjerë dhe 318 herë më i madh së sa Toka. Jupiteri ka 63 Hëna ose siç quhen ndryshe Satelitë që rrotullohen rreth tij.

Shumica prej tyre janë shumë të vegjël në krahasim më disa nga Hënat e mëdha. Jupiteri (Zeus për grekët) ishte mbreti i Perëndive, princi i Olimpit dhe mbrojtës i shtetit romak.

June 21, 2017 15:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*