JURISPRUDENCË / Avukati Mbajtësor Pisha jep alarmin: Do na ikin gjykatësit në Gjermani!

March 23, 2018 22:03

JURISPRUDENCË / Avukati Mbajtësor Pisha jep alarmin: Do na ikin gjykatësit në Gjermani!

Avukati mbrojtës Mbajtësor Pisha foli në emër të të gjithëve ne, folkut të zakonshëm e të rëndomtë deri në madhështi, kur deklaroi se dreqi ta marrë, nuk duhet të ulet kaq shumë steka kur vjen puna për vettingun në drejtësi dhe largimin nga sistemi, të gjykatësve të spërkatur me cikla korrupsioni.

Avukat Pisha e bëri këtë thirrje rrënqethëse pas vendimit për largimin nga sistemi i drejtësisë, të gjykatësit të Kushtetueses Patoz Pulo.

“Zotin Pulo e hëngri vettingu i pabesë, që iu thaftë dora deri në rrëzë. E përse? Për dava 500 mijë dollarësh që nuk i justifikonte dot”, tha zoti Pisha para gazetarëve. Dhe u kujtua: “E ça dollarësh, pa, nga ata kanadezët e shpifur që s’bëjnë një lek”.

Në vazhdim avukati i zuri gafil gazetarët.

“Ja t’u bëj një pietje unë juve”, tha ai dhe iu drejtua një goce me mikrofon në dorë: “Çfarë ke ngrënë dje në drekë?”

Vajza u skuq deri në rrëzë të veshve dhe mërmëriti, “ua qyqja, s’e mbaj mend. Dale…më bëj një pyetje tjetër”.

Mbajtësor Pisha kërceu:

“E shikon? Ju s’mbani mend çfarë keni ngrënë dje, e jo më të mbajë mend i nderuari Patoz Pulo se si iu mblodhën aq para në vite. Turp!”

Në vijim, avukati deklaroi se nuk mund të hiqen njerëzit nga puna për qindarka.

“Unë propozoj,” tha ai, “që vetëm ata që nuk mbajnë mend shifra nga 50 milionë euro e lart, të përballen me vettingun. Edhe 50 milionë janë pak, në fakt, po hajt mo”.

Sipas Pishës, vetëm kjo mënyrë do shpëtonte sistemin e drejtësisë.

“Mbajeni mend”, lëshoi thirrjen Mbajtësor Pisha, “kështu si e kemi nisur, do na ikin gjithë gjykatësit dhe prokurorët dhe do venë të punojnë në Gjermani, në vendet Skandinave. Këtu do jemi!”

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-juridike

 

March 23, 2018 22:03
Komento

1 Koment

  1. Ramadani(Albani) March 30, 17:35

    Ne rroten e semes te shkojne te gjithe gjyqtaret dhe pordhkuroret kriminel, hajdut dhe antshhqiptar se bashku me ty.
    Mos ja u degjofshim emrin dhe pafshim fytyten plehrave.
    Duhet rikthyer Sigurimi i Shtetit per te pastruar vendin nga ndyresirat qe qelben Shqiperine.
    Eshte mire qe ky popull harbut le te vuaj e mesoj nga gabimet e tij, qe shkaterruan vetveten dhe prune ne pudhtet udebashet dhe grekafonet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*