Justin Bieber do të martohet me Hailey Baldwin dhe ky është dedikimi më romantik

July 10, 2018 22:26

Justin Bieber do të martohet me Hailey Baldwin dhe ky është dedikimi më romantik

Një nga lidhjet e personazheve të njohur më të komentuara të kësaj vere është ajo e  Justin Bieber me Hailey Baldwin.

Lajmi është konfirmuar tashmë dhe hapa të rëndësishëm janë njoftuar.

Justin Bieber ka konfirmuar thashethemet përmes Instagram-it, ku ka pranuar se do të martohet me Hailey Baldwin, modelen dhe mbesën e aktorit Alec.

Pas viteve ndarje dhe rikthimeve me Selena Gomez, tashmë Justin duket i fiksuar pas Hailey. Ata janë parë së bashku në plazh dhe pas thashethemeve të fundit se ata po flisnin për një propozim romantik dasme në Bahamas, ylli i popit doli hapur.

“Do të kaloj jetën time me të, me durim dhe mirësi. Unë premtoj për të udhëhequr familjen tonë me nder dhe integritet. Jezusi me anë të Frymës së Shenjtë do të na udhëheqë në çdo vendim”, shkruan Justin në Instagram.

“Do të prisja pak kohë për të thënë çdo gjë, por fjala udhëton shpejt, dëgjo pastër dhe thjeshtë, Hailey unë jam kaq i dashuruar me gjithçka tënden. Pra, jam i angazhuar për të shpenzuar jetën time duke njohur çdo pjesë tënde, të të dua me durim dhe me ëmbëlsi. Premtoj ta udhëheq familjen tonë me nder dhe integritet, duke e lënë Jezusin nëpërmjet Frymës së Shenjtë të na udhëzojë në gjithçka që bëjmë dhe në çdo vendim që marrim. Zemra ime është plotësisht e jotja dhe unë gjithmonë do të vendos ty në krye! Ti je dashuria e jetës sime Hailey Baldwin dhe unë nuk do ta kisha dashur ta kaloja me dikë tjetër. Ti më bën të ndihem kaq mirë dhe ne e përgëzojmë njëri-tjetrin kaq shumë! Mezi po pres për sezonin më të mirë të jetës! Është qesharake, sepse tani me ty gjithçka duket të ketë kuptim! Gjëja për të cilën jam më i emocionuar është se vëllai dhe motra e vogël do të shohin një martesë të shëndetshme, të qëndrueshme dhe do të kërkojnë të njëjtën gjë. Koha e Zotit është me të vërtetë e përkryer, u fejuam në ditën e shtatë të muajit të shtatë, numri shtatë është numri i përsosjes shpirtërore, është e vërtetë, kërkojeni në “Google”! A nuk është çmenduri? Nuk e kisha planifikuar këtë, gjithsesi ndihem mirë që do ta sigurojmë të ardhmen tonë bashkë! Do të jemi më mirë në të 70-tat zemër! “Ai që gjen një grua, gjen një gjë të mirë dhe merr favore nga Zoti!” Ky është viti i favorit!!”, shkruhet në dedikimin e Justin Bieber.

Was gonna wait a while to say anything but word travels fast, listen plain and simple Hailey I am soooo in love with everything about you! So committed to spending my life getting to know every single part of you loving you patiently and kindLY. I promise to lead our family with honor and integrity letting Jesus through his Holy Spirit guide us in everything we do and every decision we make. My heart is COMPLETELY and FULLY YOURS and I will ALWAYS put you first! You are the love of my life Hailey Baldwin and I wouldn’t want to spend it with anybody else. You make me so much better and we compliment eachother so well!! Can’t wait for the best season of life yet!. It’s funny because now with you everything seems to make sense! The thing I am most excited for is that my little brother and sister get to see another healthy stable marriage and look for the same!!! Gods timing really is literally perfect, we got engaged on the seventh day of the seventh month, the number seven is the number of spiritual perfection, it’s true GOOGLE IT! Isn’t that nuts? By the way I didn’t plan that, anyways My goodness does feel good to have our future secured! WERE GONNA BE BETTER AT 70 BABY HERE WE GO! “He who finds a wife finds a good thing and obtains FAVOR from the Lord!” This is the year of favor!!!!

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

l.h/ dita

July 10, 2018 22:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*