Juve – Inter, përplasja për kreun

December 9, 2017 15:00

Juve – Inter, përplasja për kreun

E gjithë Italia e futbollit dhe jo vetëm, sot në mbrëmje do të mbajnë frymën në “Allianz Stadium” të Torinos, ku do të luhet derbi i Italisë, mes Juventus dhe Interit. Të gjendura shumë pranë njëra-tjetrës në renditje, kjo sfidë do të bëjë më të qartë forcën e të dyjave në rrugën drejt titullit.

Juve vjen nga fitorja me Napolin, që deri tani kishte kryesuar Serinë A, ndërsa Inter është ngritur jo vetëm më rezultate, por edhe lojë të mirë.

Një fitore në shtëpi për bardhezinjtë do të thotë marrje e kreut të renditjes. Juve është pretendente kryesore për titull, por ka shumë pranë edhe disa skuadra të tjera. Gjithsesi kjo përballje nuk shihet vendimtare për trofeun.

Zikaltrit ndërkaq janë skuadra e vetme pa humbje në 15 javë.

Rezultati mund të varet nga individët Higuain e Dybala tek të zotët e shtëpisë dhe Peerisic dhe Icardi tek miqtë. Nëse talenti i tyre kombinohet edhe me taktikën e duhur, atëherë do të kuptohet cili do të fitojë këtë përballje.

Kjo është ndeshja e 169 mes këtyre skuadrave, nga të cilat 80 janë fituar nga Juventusi, 46 nga Interi. Kjo do të jetë mundësia që Spaletti të fitojë për të dytën herë me Juven, nga 21 herë që që është ndeshur si trajner.

December 9, 2017 15:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*