Juve prezanton Allegrin: Dua të fitoj, gjithçka OK me Pirlon

July 17, 2014 09:02

Juve prezanton Allegrin: Dua të fitoj, gjithçka OK me Pirlon

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit, Massimiliano Allegri u prezantua si trajneri i ri i Juventusit. Në konferencën për shtyp ku përkrah tij ishte edhe drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta, tekniku 46-vjecar shprehu gjithë kënaqësinë e tij që është bërë pjesë e një klubi të madh si Juventusi.

“Për mua është një nder të jem pjese e një skuadre kaq të madhe. Juventusi është një klub që ka fituar shumë, është kampion i Italisë prej tre sezonesh. Këtu po ndërtohet e tashmja por edhe e ardhmja, kjo skuadër dëshiron të fitojë sërish, dhe shpresoj shumë që edhe unë të jam kontributin tim në sukseset e mëtejshme. Mendoj se jam një njeri me fat. Pas katër viteve të kaluara te Milani tashmë ndodhem këtu në Torino. Ky është një stimul i madh për mua, prandaj dua të bëj të pamundurën që kjo skuadër të vazhdojë rrugën e fitoreve”.

Fakti se ka qenë pjesë e Milanit e bën Allegrin një trajner jo shumë të pëlqyer nga tifozët bardhezi, megjithatë tekniku toskan e di shumë mirë se për të fituar zemrat e tyre ai duhet të punojë fort dhe të arrijë rezultate sa më pozitive.

“E kuptoj shumë mirë skepticizmin e tifozëve kundrejt meje pasi në vetëm një ditë këtu ka ndryshuar gjithçka. Duhet ta fitoj me punë dhe rezultate respektin e tyre. Besoj se fansat do të kenë kohë për të më njohur, ndërkohë që unë nuk do të rresht kurrë së punuari për ta përmirësuar akoma edhe më shumë këtë skuadër”.

I pyetur se sa larg mund të shkojë ky Juventus në Champions League, Allegri u përgjigj në këtë mënyrë, ndërkohë që foli edhe për rëndësinë e Andrea Pirlos në ekip.

“Unë te Juventusi kam marrë vendin e Contes, një personazh që ka dhënë shumë për këtë klub si trajner por edhe si futbollist. Është e vërtetë që Juvja ka dominuar në Itali, por në Europë duhet të përmirësohet. Besoj se kemi nevojë për disa përforcime për të shkuar larg edhe në Champions League. Pirlo? Me Andrean kam një raport të shkëlqyer. Nuk kam biseduar ende me të, megjithatë mendoj se një lojtar me cilësitë mund ti japë shumë cilësdo skuadër. Kurrë nuk i kam vënë në diskutim cilësitë e Pirlos pasi nëse e bëjë diçka të tilla do të isha një i çmendur”.

Në fund Allegri foli edhe për dyshen e mesfushës Vidal-Pogba. Ish trajneri i Milanit nuk dha asnjë opinion kur u pyet se sa të rëndësishëm janë ata për Juventusin që ai ka mendje, megjithatë theksoi se të dy janë futbollistë të mëdhenj me famë ndërkombëtare dhe për të do të jetë diçka shumë e bukur ti stërvitë ata.

July 17, 2014 09:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*