Juventus, Cuadrado firmos, por me një kusht…

April 10, 2018 16:28

Juventus, Cuadrado firmos, por me një kusht…

 

Juan Cuadrado është një prej protagonistëve të këtij sezoni për Juventusin.

Futbollisti kolumbian, i cili ka pasur edhe probleme fizike, në ndeshjet më të vështira të bardhezinjve ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe kjo u pa edhe në përballjen me Milanin, që “Zonja e Vjetër” e fitoi 3-1, me Cuadradon që shënoi një prej golave të skuadrës së tij.

Megjithatë, e ardhmja e tij te kampionët e Italisë është ende e pasigurtë dhe kontrata e tij skadon në vitin 2020.

Drejtuesit e Juventusit e kanë bërë të ditur tashmë se dëshirojnë rinovimin me futbollistin dhe se gjithçka është gati, pritet vetëm firma e Cuadrados në kontratën e re.

Diçka që lojtari ende nuk e ka bërë, pasi fillimisht dëshiron të kuptojë se si do të shkojnë gjërat për trajnerin të cilin e vlerëson në maksimum, duke ditur se edhe Massimiliano Allegri e konsideron të rëndësishëm për skemat e tij.

Nëse Allegri do të konfirmohet në pankinën e torinezëve, atëherë rinovimi i kontratës së Cuadrados do të jetë një formalitet.

Në rast të kundërt, kolumbiani do të studiojë të gjitha ofertat që tashmë kanë ardhur nga klube jashtë Italisë për të.

a.s/dita

April 10, 2018 16:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*