Juventus do të paraqitet në “Camp Nou” me një enigmë 46 milionë euro

September 11, 2017 13:07

Juventus do të paraqitet në “Camp Nou” me një enigmë 46 milionë euro

 

Një investim 46 milionë euro dhe vetëm 33 minuta të grumbulluara në tri ndeshjet e para të sezonit para debutimit nga minuta e parë kundër Chievo-s, një ndeshje e fituar 3-0 nga Juventus.

Por paraqitja e Douglas Costa-s, braziliani i blerë nga Bayern Munich, nuk ka bindur dhe shtuar dyshimet në lidhje me të ardhmen e afërt, me bardhezinjtë që do të luajnë të martën kundër Barcelona-s në Champions League.

“Është një lojtar i rëndësishëm, por duhet të përshtatet dhe të kuptojë futbollin italian, që është shumë taktik”, ka shpjeguar Allegri kur është pyetur për formën e Douglas Costa, duke shtuar se “është i pandalshëm një kundër një. Nëse do të ishte aktivizuar në 30 minutat e fundit të ndeshjes kundër Chievo-s do të kishte qenë i pandalshëm”. Me pak fjalë, braziliani është më vendimtar kur aktivizohet nga stoli, me kundërshtarët që janë më të lodhur dhe, për rrjedhojë, ka më shumë hapësira në fushën e lojës.

Kjo nuk është një gjë e keqe, por në ndeshjen e Champions League kundër Barcelonës, Allegri mund të jetë i detyruar ta aktivizojë nga minuta e parë për shkak të skualifikimit të Cuadrado (karton i kuq në finalen e Kardifit) dhe për shkak se Mandzukic nuk është në maksimumin e formës.

Një gjuajtje (jashtë kuadratit), 25 pasime (vetëm Higuain, mes titullarëve, ka bërë më pak se ai) dhe plot 13 topa të humbur: këto janë statistikat e Douglas Costa kundër Chievo-s.

Një paraqitje që braziliani do të duhet ta hedhe pas krahëve para se bardhezinjtë të zbresin në fushën e “Camp Nou”, ku do të përballet me një skuadër që nuk ka pësuar akoma asnjë gol në tri ndeshjet e para të kampionatit spanjoll.

Një rast i artë për Juventusin dhe për vetë brazilianin, i cili vjen nga dy sezone të kaluara si zëvendësues te Bayern Munich. Në sezonin e kaluar, pikërisht kundër një ekipi të madh spanjoll – Real Madrid në çerekfinalet e Champions League – Carlo Ancelotti vendosi ta linte në stol në të dy ndeshjet.

Nuk kishte besim tek ai?

Fjalët e Allegri-t kanë konfirmuar në mënyrë indirekte pasiguritë që ekzistojnë ndaj ish-lojtarit të Shakhtar-it.

Por ndeshje kundër Barcelonës mund të ndryshojë gjithçka.

September 11, 2017 13:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*