Juventus, Khedira: Howedes, një blerje e shkëlqyer!

August 29, 2017 13:35

Juventus, Khedira: Howedes, një blerje e shkëlqyer!

Këtu futesh i vogël dhe del i madh!” Ky është slogani i shkruar në hyrje të “Knappenschmiede”, qendra stërvitore e Akademisë së Schalke.

Në fillim të frazës përfytyrohet Benedikt Howedes në moshën 8 vjeç, në fund të thënies shihet mbrojtësi gjerman me Kupën e Botës në dorë, fituar si titullar në Brazil 2014.

Kapiten që në moshën 23-vjeçare, ai është simboli dhe figura me të cilin duan të identifikohen të gjithë tifozët e Schalke dhe të mendosh se nga ajo akademi kanë dalë edhe Neuer, Draxler, Sanè, Ozil, sa për të përmendur emra.

Megjithatë më karizmatiku nga të gjithë ata është Howedes, aq shumë sa i intervistuar për “Bild”, Khedira është shprehur entuziast për blerjen e tij nga Juventus.

“Kam folur me të, – tregon Sami. – Jam i kënaqur që po vjen. Benedikt është një lider që jep gjithmonë gjithçka në fushën e lojës. Mund të jetë shumë i rëndësishëm për Juventus. Do të na i lehtësoi gjërat nisur edhe nga fakti që mund të mbulojë shumë role. Do të ishte një blerje e shkëlqyer.”

Megjithatë, edhe një futbollist me përvojën e Howedes ka nevojë për kohë që të ambientohet në Gjermani. “Te Juventus stërvitja ka shumë ritëm. Edhe mua mu desh të përshtatesha. Me Allergi po bëj stërvitjet më impenjative të gjithë karrierës time,” – shtoi Khedira.

Howedes nuk është një blerje me qindra milionë euro si në rastet e Neymar, Dembele apo Mbappe, por Khedira mendon se shifra të tilla nuk janë të besueshme.

“Nuk mund t’i marr seriozisht këto shifra, – ka vazhduar Sami Khedira. – Dy vjet më parë askush nuk kishte menduar që një futbollist mund të paguhej 222 milionë euro. Sot gjithçka është e mundur. Nuk më habit më asgjë. Por kam të drejtën time të dyshoj nëse kjo i bën mirë apo e dëmton futbollin. Për mua është e rëndësishme që të vazhdojë të luhet me pasion, pavarësisht nga paràtë. Kam parë që Neymar në Paris ka të njëjtën dëshirë për të luajtur futboll elitar dhe kjo është pozitive, por uroj të jetë gjithmonë kështu.”

Duke u kthyer te Howedes, rëndësia e futbollistit tregohet nga fakti që Schalke u përpoq deri në fund ta mbante në ekip, pavarësisht se ishte vetë mbrojtësi që kërkoi largimin.

Pasi hodhi poshtë ofertën prej 10 milionë euro, klubi nga Gelsenkirshen kishte detyrimin moral karshi lojtarit që të pranonte 3 milionë euro në formën e huazimit deri në verën e ardhshme ku do të ketë detyrim blerje nga bardhezinjtë për 12 milionë euro të tjera.

Kjo sepse Howedes po hyn në vitin e fundit të kontratës dhe Schalke kërkon të shmang rastet ai ato të Matip te Liverpool apo Kolasinac te Arsenal, që u larguan me parametër zero.

August 29, 2017 13:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*