“Juventus-Roma është një El Clasico e Italisë”

October 3, 2014 22:17

“Juventus-Roma është një El Clasico e Italisë”

Tani gjithë vëmendja është te Roma, Alvaro Morata e ka hedhur pas disfatën në Champions kundër Atleticos së Madridit dhe projektohet me gjithë përqëndrimin te sfida titull e së dielës pasdite në Juventus Stadium. Në sezonin e tij të parë në Itali, ish sulmuesi i Realit të Madridit i ka idetë e qarta mbi serinë A.

“Juve–Roma do të jetë paksa si El Clasico në Spanjë, Real Madrid–Barcelona, të dyja ndeshje të rëndësishme, do të duhet përqendrimi maksimal”, tha sulmuesi. Entuziazmi i 21-vjeçarit është më i fortë se dëmtimi i lehtë që pësoi në ndeshjen me Atleticon, spanjolli as nuk e çon ndër mend të humbasë përballjen e parë të drejtpërdrejtë me rivalët e titullit. “Unë ndihem mirë, po përmirësohem dhe jam në dispozicion të trajnerit, kam shumë dëshirë që të jem kundër Romës”, shtoi spajolli.

Lajm i mirë për Allegrin që në sulm ka vetëm vështirësinë e përzgjedhjes edhe pse favoritë për ta nisur nga fillimi mbeten Tevez dhe Llorente. “Ndihem shumë mirë me Massimiliano Allegrin, ai përballet shumë shpesh me mua dhe me shokët e mi. Punojmë shumë me taktikën dhe për mua është një risi, po mësoj teknika të reja dhe e gjithë skuadra më ndihmon shumë. Çfarë roli preferoj? Më pëlqen të luaj dhe të jem i dobishëm për skuadrën, në çdo pozicion.

Për mua është me të vërtetë një nder të vesh këtë fanellë. I falënderoj të gjithë për besimin që më kanë dhënë”, theksoi bomberi. Morata dhe Llorente në jetën e përditshme janë miq të vërtetë, por në fushë konkurrojnë për një vend përkrah Tevez. “Fernandon e njihja që para se të vija këtu, po më ndihmon me të vërtetë shumë, është shoku me të cilin ndihem më mirë, por të gjithë shqetësohen për mua dhe grupi po më trajton në një mënyrë me të vërtetë të jashtëzakonshme”, shpjegon Morata.

October 3, 2014 22:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*