Juventus, Roma, Napoli interesohen për Balotelli-n

March 2, 2018 14:28

Juventus, Roma, Napoli interesohen për Balotelli-n

Klubet e “Premier League” janë të interesuara për rikthimin e Mario Balotelli-t në Angli, duke ditur që sulmuesit i përfundon kontrata në fund të sezonit me ekipin aktual, raporton “Daily Mail”.

Sulmuesi kontrovers, që më parë ka qenë futbollist i Manchester City dhe Liverpool, ka shumë gjasa të largohet në qershor nga Nica, ku ka luajtur në dy vitet e fundit.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka thënë se disa klube në Itali dhe Angli po monitorojnë futbollistin.

Raiola u shpreh: “Mario është gati të rikthehet, ai është maturuar dhe bën pjesë në 1 nga 10 sulmuesit më të mirë në botë. Në Itali është numri 1. Ai vlen 100 mln euro, por në fund të verës është i lirë dhe mund të firmosë me këdo.

Po negocioj me shumë klube në Itali dhe Angli. Kam folur me Juventusin, Romën, Napolin dhe Interin.”

Në Francë Balotelli duket se ka gjetur formën e tij përsëri, duke lënë në harresë periudhën e keqe në “Amfield”, pasi ka realizuar 37 gola, 17  në sezonin e parë ndërsa në të dytin 20 gola.

s.a/dita

 

March 2, 2018 14:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*