Juventusi fiton 25 milionë euro më shumë se Reali i Madridit nga Champions League

June 8, 2017 19:11

Juventusi fiton 25 milionë euro më shumë se Reali i Madridit nga Champions League

Sipas përllogaritjeve të portalit italian “Calcio e Finanza”, Juventusi do të fusë në arkat e klubit 109 milionë euro nga Champions League, 25 milionë euro më shumë sesa Reali i Madridit, skuadra që e mundi 4-1 në ínalen e Kardiít. Klubi madrilen do të përítojë vetëm 3 milionë euro më shumë sesa Leicester, skuadër që u eleminua në çerekínale. Diferenca është ajo që quhet “market pool”, të ardhurat komerciale që ndan UEFA për klubet europiane. Në këtë aspekt, Juventusi ka dy avantazhe në krahasim me Realin. Së pari, UEFA ndan të ardhura për çdo shtet dhe në rastin e Italisë, këto të ardhura ndahen në 3 klube, ndërsa në Spanjë ndahen në 4 (sezonin e kaluar ishin 5 spanjolle). Gjithashtu, gjysma e “market pool”-it shpërndahet duke marrë parasysh pozicionin e skuadrës në kampionat. Kështu, Juventusi merr 25% të asaj që i përket klubeve për shkak se doli në vend të parë sezonin e kaluar, ndërsa Realit i takon 15%, pasi u rendit i dyti në LaLiga 2015-2016. Së dyti, UEFA merr nga të drejtat televizive në Itali 248 milionë euro, ndërsa nga Spanja “vetëm” 208 milionë euro.

 

June 8, 2017 19:11
Komento

1 Koment

  1. Labi 100% June 8, 20:07

    Dmth si githmon mer pjesen e te tjereve..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*