Juventusi hidhet në sulm për Milinkovic-Saviç, dy lojtarë dhe para

June 9, 2019 13:36

Juventusi hidhet në sulm për Milinkovic-Saviç, dy lojtarë dhe para

Juventusi duket se është fiksuar me serbin Milinkoviç Saviç. “Zonja” është e gatshme të japë dy lojtarë dhe para, në këmbim për mesfushorin e talentuar të Lacios.

Siç raporton “Sport Mediaset”, Fabio Paratiçi është gati t’i japë Lacios, para dhe dy lojtarë, të cilët janë Spinacola dhe Romero, mbrojtësi i Xhenoas, i cili është bllokuar nga Juventusi.

Tashmë “topi” i shkon Lacios për të vendosur nëse do të shesë serbin ose jo. “Zonja” është gati të bëjë një sakrificë financiare, por jo aq të madhe sa kërkon presidenti i kryeqytetasve, Klaudio Lotito.

Juventusi kërkon cilësi në mesfushë, pasi këtë sezon kishte shumë muskuj dhe pak klas. Mbetet të shihet tashmë se cili do të jetë fati i lojtarit.

l.h/ dita

June 9, 2019 13:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*