Juventusi-Napoli, Allegri: Kampionati nuk do të përfundojë të dielën…

April 19, 2018 12:33

Juventusi-Napoli, Allegri: Kampionati nuk do të përfundojë të dielën…

 

Juventusi humbi dy pikë avantazh nga Napoli, duke barazuar kundër Crotones, dhe i drejtohet përplasjes së drejtpërdrejtë, të dielën në mbrëmje, me një distancë prej katër pikësh nga Napoli, tani. Duke folur për “Sky Sport”, Allegri komentoi barazimin 1-1 të të tijve:

“Na vjen keq që i lamë këto dy pikë rrugës, por në fillim të këtij viti do të kishim kërkuar për të pasur epërsinë e katër pikëve ndaj Napolit në kohën e përplasjes së drejtpërdrejtë. Më vjen keq, sepse ishte një ndeshje për t’u fituar.

Goli me roveshiatë e Simy? Ai bëri gjënë e duhur, për atë që u pa në fushë. Sidoqoftë, sonte mbrojtja jonë nuk ka punuar si duhet. Tani, gjëja që duhet të bëjmë është vetëm të jemi të qetë. Ta përgatisim ndeshjen kundër Napolit deri të shtunën.

Do të jetë një sfidë e madhe, do të luhet një futboll i madh. Por, pavarësisht se si do të shkojë loja, kampionati nuk do të përfundojë të dielën”, tha Allegri.

a.s/dita

April 19, 2018 12:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*