Ka ardhur koha të mendohet ndryshe

February 6, 2018 10:16

Ka ardhur koha të mendohet ndryshe

Nga Sokol Dodani

Thuajse gjithmonë, në të kaluarën e saj, Shqipëria është parë kryesisht si një pozicion gjeostrategjik  por, asnjëherë ajo vetë si faktor.

Në të njëjtën përmasë që Bashkimi Europian, në tendecën e globalizacionit,  në ditët tona, nuk mundet të neglizhojë vendet ballkanike. Është e nënkuptueshme që në të njëjtin raport simetrik,  nuk mundet të neglizhohet rëndësia e mendësisë europiano-perëndimore në ndërtimin e shoqërive të sotme ballkanike.

Kjo, sot, është thuajse e kuptueshme nga të gjithë, me përjashtim të klasës politike të një pjese të vendeve ballkanike e po ashtu asaj të botës shqiptare.

Që nga momenti i rrëzimit të komunizmit dhe deri në pavarësinë e Kosovës, popullatat me origjinë shqiptare e kanë jetuar këtë periudhë si atë të padrejtësive të rikorrigjuara, të cilat po e shoqërojnë gradualisht në të ardhmen e saj.

Brenda këtij kuadri të përgjithshëm dhe plot shpresë, rinia shqiptare aspiron integrimin e vendit të saj në komunitetin evropian.

Në marshimin e saj drejt BE, vështirësi të shumta ngrihen përpara shoqërisë shqiptare të shekullit të 21-të. Në bazë të kërkesave të BE, rolin kryesor për momentin, e zë reforma në drejtësi. Por ndërtimi i saj, duket sa i vështirë, po aq dhe i domosdoshëm për shoqërinë e ditëve tona.

Nga e kaluara e saj komuniste e deri në ditët e sotme, shoqëria shqiptare ka ngelur në atë që e quajmë «periudha e tranzicionit», që përkon me 27 vitet, nga fillimi i viteve ‘90-të deri në ditët tona.

Deri në vitet 90, Shqipëria ishte një kopje konforme e  Bashkimit Sovjetik të periudhës staliniane të viteve 50-të. Bazuar në ndërtimin shoqëror dhe kryesisht  shtetëror të saj, ku të gjitha organizmat societale ishin të ndërvarura nga roli drejtues i Partisë së Punës së Shqipërisë (ekuivalenti i Partisë Komuniste).

Kjo omniprezencë e partisë, shtrirë në të gjithë sektorët e shoqërisë të asaj periudhe, midis të tjerash, kishte ndikuar edhe në fushën e drejtësisë. Por vlen për t’u theksuar që, pavarësisht se duket paradoksal, niveli arsimor i kësaj kohe do të dilte realisht më i lartë se gjithë tjetri, i ndërtuar në periudhën e tranzicionit.

 Një analogji historike

«Ka vetëm dy mënyra për të qeverisur italianët, me forcën e bajonetave apo me anë të korruspionit»  Viktor Emanueli II.

Duket që edhe Shqipëria në të shkuarën e saj të afërt, ka kaluar nëpërmjet këtyre dy stadeve; të diktaturës komuniste dhe në atë të korrupsionit të periudhës së tranzicionit.

Në fillimet e viteve ‘90-të, në vrullin e pakuptimtë për të shkatërruar gjithçka të ndërtuar deri atëherë, pushteti i ri, i drejtuar nga z. Berisha, (të thuash që demokracinë në Shqipëri e solli «heroi» ish-komunist Sali Berisha, është njësoj po aq absurde, si të thuash që rrjetin e internetit në Shqipëri e solli dashuria e madhe e Edi Ramës për teknologjitë e avancuara, por le të dalim jashtë kuadrit partizan dhe naiv), shkatërroi deri në themel dhe ndërtimin e sistemit të arsimit duke hedhur në këtë mënyrë, me lëngjet e lindjes, edhe vetë fëmijën. Një shembull historik po ashtu si në Italinë e shek XIX të viteve të para të bashkimit të saj, në  luftën e bërë kundër establishmentit të kohës dhe kryesisht atij austriak, shumë ish të burgosur u bënë gjyqtarë, drejtorë policie, prokurorë, prefektë etj., gjë që krijoi atë shtrat të përshtatshëm për forcimin e mafias në shoqërinë italiane, e cila po e paguan këtë plagë edhe në ditët tona. Po ashtu,  në Shqipërinë e viteve 90-ë, moskuptimi i ndërtimit të shtetit nga ana e klasës së re politike shqiptare, solli në formën e saj si drejtues paaftësinë e theksuar të individëve që morën drejtimin e saj në duar.

Fenomen ky që preku rëndë si metastazë kanceri sistemin tonë të drejtësisë. Në disa fusha te zhvillimit të shoqërisë të sotme kërkohet një akumulim i madh i njohurive dhe i kulturës profesionale.

Të bësh gjykatësin, prokurorin apo të tjerë ndërmjetës në fushën e drejtësisë, përmes kurseve 6 mujore, është njësoj si të emërosh mjek, dikë (një) të pakualifikuar dhe t’i thuash që do të bëhesh mjek, pasi të kesh aksidentuar e vrarë një shumësi pacientësh. Në këtë situatë absurdi e vuri fushën e drejtësisë në fillimet e tij Revolucioni Salist, Shqipërinë.

Por e keqja nuk mbaron me kaq. Në mesin e viteve 2000, sistemi i arsimit shqiptar ka qenë i prekur nga një tjetër sëmundje e rëndë; e ashtuquajtura «informaliteti i shkollave private» i cili shpërndau thuajse tërësinë e diplomave të tij, si rezultat i pagesave në para dhe jo  të eliminimit në bazë të kritereve të përgatitjes profesionale dhe intelektuale, të domosdoshme për të arritur këtë shkallë ngritjeje, që dhënia e diplomës akrediton. Mjafton të përmendim faktin që, thuajse një në pesë diploma të nivelit universitar, janë të fushës të drejtësisë, për të kuptuar non-sensin e shpërndarjes së këtyre diplomave. Dhe kështu, si rezultat, kemi gjyqtarë thuajse analfabetë, prokurorë pa shkollë të mesme (thuhet që në shkollën e mesme ku ka mbaruar ish-prokurori i përgjithshëm  Adriatik Llalla paskan mbaruar edhe të tjerë dhe për çudi, kjo shkollë na qenkërka djegur me gjithë regjistrat e saj).

Në këtë mënyrë gjithë shtresa e sistemit të drejtësisë shqiptare u përshkua nga një mungesë e theksuar aftësie, profesionalizmi dhe minimal të treguesve të drejtësisë bashkëkohore.

Por sëmundja e sistemit të drejtësisë shqiptare nuk kufizohet vetëm nga mosaftësia profesionale. Vetë ekonomia shqiptare e kësaj periudhe është e lidhur ngushtë me të ardhura të cilat vijnë në një pjesë të madhe nga trafiqet e të gjitha llojeve, proksenteizmi, pastrimi i parave etj, të cilat në ndërtimin e tyre të nëndheshëm gjetën fijet lidhëse me sistemin e drejtësisë.

Ky handikap i drejtësisë ka shërbyer në mënyrë të drejtpërdrejtë klasën e re politike shqiptare post-komuniste. Një drejtësi me dy shpejtësi është vendosur tashmë në realitetin e përditshëm. Përgjatë thuajse 20 vjetësh, por edhe më shumë, klasa politike shqiptare ka qenë e akomoduar më së miri me këtë sistem drejtësie (nga ku ajo legjitimoi gjithë abuzimet e bëra), i cili nuk arriti as edhe në një rast të vetëm ta shqetësojë sferën e lartë, megjithë skandalet e shumta të cilat janë kthyer thuajse (në) të përditshme.

E megjithatë, dëshira për të menduar ndryshe, ka filluar të ndjehet gjithmonë e më shumë. Ky fakt shtyhet nga një pjesë e madhe e diasporës shqiptare, e cila tashmë është integruar dhe është e aftë të kuptojë që edhe në Shqipëri duhet menduar si në Francë, Gjermani, Holandë, Itali, Amerikë, Kanada, Australi apo gjetkë, vende këto, modelin e të cilave po tentojmë të imitojmë apo drejt të cilave ëndërrojmë si shoqëri (me përjashtim të klasës politike, oligarkisë dhe hallkave që e ndjekin atë). Dhe në këto shoqëri, vendin kryesor e zë drejtësia.

Emanuel Kant shkruan në Kritiken e Arsyes së Pastër : «Në qoftë se drejtësia do të zhdukej, së bashku me të, do të zhdukej dhe vetë kuptimi i ekzistencës së racës njerëzore në tokë!»

 

 

February 6, 2018 10:16
Komento

12 Komente

  1. Katoliku February 6, 10:34

    Yeh,fare ok…
    Dmth duhet te presim akoma gjysem shekulli per te pare drejtesin ne Pune.
    Po per keta “peshqit” e medhenj te Luse c’fare do behet?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 6, 12:10

      liku
      pa gjykatë të ndershme nuk ka drejtësi!!
      ka vetëm cic mic!!
      peshku i madh e ka xhepin e madh,ta mbush gushën dhe gjyqtari e lë të lirë!peshku i vogël mbetet brënda!!
      shkrimi i mirë sokol!

      Reply to this comment
  2. IDJOTI I BATHORES February 6, 13:00

    PER Ç’FARE KOMUNIZMI FLET MOR SIMBOL I INJORANCES IDJOTESISE ANALFABETIZMIT E MERGATES ANTISHQIPETARE TE QYQES ELEZ BIBERAJVE GREQISE E SERBISE!?
    KOMUNIZMI I P…SAT’EME!’???????

    Reply to this comment
  3. shoqata e mjekeve pa kufi February 6, 13:15

    Thirreni urgjencen per kete pacien salisjan ti behet trajtim sanitar e detyruar kur ne gjendje konfuze shkruan:

    ”Rrezim komunizmi,pavaresi e Kosoves,padrejtesi te rikorigjuara,rinija shqipetare aspiron integrim ne komunitetin europian,ne marshimin drejt BE,nga e kaluara e saj kAmuniste,organizmat ‘SOCIETALE’,kjo onjiprezence!!!!!!!!!!!!!!!!!??????????

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit February 6, 15:27

    i nderuar z.Dodani, ne shkrimin tuaj shkurtimisht ju i vini theksin venies ne vend te sistemit te Gjykimit( Gjykates, dhe organeve te kontrollit gjyqesor), qe rrjedhimisht te rregullohen gjerat e bera mbrapsht ne keto 27-28 vjet. Dua te them se Drejtesine nuk po e permend ne kete kuader, pasi çfare eshte e drejte nuk eshte gjithmone e rregulluar me ligj, sidomos ne marredheniet kapitaliste. Psh, ne Kapitalizem eshte e ligjshme te spekullosh, mirepo ne gjykimin tim nuk eshte e drejte. Eshte e ligjshme te behesh shume i pasur duke dominuar Tregun, kesisoj monopolet, mirepo ne gjykimin tim nuk eshte e Drejte qe dikush te posedoje pasuri qe do ia lere trashegim qenve dhe maceve(ne kuptimin e vertete shtazor) ndersa miliona, ne mos miliarda te vuajne urine apo stresin e jetes se pasigurte. Une mendoj se nuk ka ndonje aspirate panshqiptare qe deshiron me çdo mjet dhe menyre qe “te shkoje ne Evrope”.. Ka thjesht nje interes qe vendi te rregullohet, te kete paqe dhe mundesi me te mira jetese, per te cilat lypset pune dhe investime afatgjata. Meqe shembull per kete rrugetim mund te njehsohet Evropa, atehere po i themi qe duam qe Shqiperia te behet si Evropa(dmth, jo te shkoje ne Evrope). Tani le ta kapim lapsin dhe te themi se kur Evropa e ka marre seriozisht aspiraten shqiptare per te marre dhe percjelle paqe dhe mireqenie? Qysh ne epoken e revolucionit grek, pak para periudhes se Restaurimit, Evropa kolonialiste pati interes qe te nxiste dhe mbeshteste revolucionin grek. Pasketaj Shqiperine e perdoren si mall shkembimi, njehere me turkun, me grekun, me serbin, me bullgarin, etj. U luftua shume dhe rregullisht qe shtetet e medha evropiane(imperialiste me tere kuptimin e fjales) te mbeshtesnin edhe aspiratat shqiptare dhe u arrit aq sa u arrit. Por eshte e thene qe peshkut te madh nuk i kerkon dot llogari peshku i vogel dhe ky mentalitet u rikthye serish ne te quajturen periudhe te Tranzicionit. Kush e mesoi Berishen te shpikte kursin e Plepave? Po natyrisht qe elezbiberet dhe Rajersonet; ti kujton se Saliu kishte aq mend sa te shpikte formula vete? Duke qene ne bazen e sistemit kapitalist, korrupsionin nuk e “sollem” ne, ate na e dhane te gatshem programet e asistences dhe kredite. Stiglitz permend se jepen bakshishe edhe per te marre kredi, se kredite jane me perqindje dhe dikush fiton nag dhenia e kredive. Tek ne eshet krijuar psikoza se kur shteti merr kredi eshte arritje madheshtore dhe festohet me mitingje. Ne fakt shtrengohet laku ne fyt dhe vihen ne hipoteke sektoret nevralgjike te ekonomise se vendit. Kesisoj, tere pesuria e vendit, ajo e zbuluar dhe ajo e pazbuluara jane dhene garanci per keto borxhet e qelbura qe s’ka zot ti shlyeje. Atehere po e mbyll duke ju kujtuar se ju shpresoni qe sistemi i Gjykimit te paanshem te reformohet denjesisht, duke pasur asistencen e atyre vendeve mike qe kane interes kryesor te na mbajne si miu ne çark. Kur Bankersat shperthejne fshatrat me dinamit nevojiten ambasadoret te qetesojne organet e hetimit. Kur Luanhoxhet ia mbathin me te katra se banda e Shkelzenit mund ti beje te vdesin si shumica e lidereve demokrate qe vdesin vete me “semundje te parakohshme” apo ne rruge me shi si Olldashi, apo ai qe shkoi per gjah, dalin gjithnje miqte tane qe i strehojne dhe ne presim qe keta te na ndihmojne? Mesa kuptoj une, diku eshte bere ndonje bisede qe duhet perdorur ndonje koke turku(apo peshk i madh), por Paria e Tiranes po rrotullohet ta kerkoje peshkun ca me tutje gjolit te vet dhe kjo e tere eshte nje loje me kungulleshka. Une nuk mendoj se futja e ndonjerit ne burg do ndryshoje situaten. Nuk besoj se automatikisht pas kesaj do rriten rrogat, do shtohen trenat, avionet e Nishanit, dallendyshet e pranveres apo plazhet me punetore qe pushojne. Mbase do ndahen tapite e shtepive, psh une paguaj prej 12 vjetesh taksen e bashkise dhe plehrat, ujin, energjine, kurse apartamenti akoma eshte i palegalizuar, se “dokumentat jane futur” – thote ndertuesi i pallatit qe ne 2008, po hajde te shohim kur do dalin. Kemi tere jeten qe mendojme ndryshe, siç thoni ju, por hame gjithmone te njejten çorbe, se ashtu dine te gatuajne keta tanet, por kryesisht kjo recete u intereson perendimoreve qe te gatuhet per ne, se kane mundesi qe te na qorrollepsin. Edhe kjo klase eshte e formuar nga ata, e trajnuar ne kurset e tyre, qe ti sherbejne interesave te tyre.

    Reply to this comment
  5. Komunisti February 6, 15:28

    Pse cirreni kot. Rrezimi i komunizmit ne shqiperi ,pavaresia e kosoves shihen ne artikull si korigjim i gabimeve te historise ne veprimet e fuqive te medha ne lidhje me shqiperine.

    Me pelqeu shume krahasimi i dhene historik me me italine e kohes te Viktor emanuelit te dyte.
    Analiza plot kulture, dhe pyetje e bera ne te cojne drejte pergjigje per c’fare duhet bere.

    Reply to this comment
  6. betixho February 6, 17:54

    Jam plotësisht dakord me artikullin,rsyetimet dhe parashtrimet që thekson z.Dodani.
    I shkurtër por i koncetruar me analizën e të këqiave të deritanishme si edhe me prioritetet e sotme për ndërtimin e një shteti dhe shoqërie europiane.
    Këto janë kërkesat bazike nëse i kemi kuptuar burimet e të këqiave të deritanishme që citon z.Dodani,për ta lënë mbrapa si një ëndërr të keqe të kaluarën dhe për të vazhduar me një stad zhvillimi të ri,efikas të drejtë dhe modern.

    Reply to this comment
  7. E drejta February 6, 19:28

    E Lecocq été rilexova.
    Z DODANi ju prgezoj per analizen.
    Sistemi i drejtesise shqiptare eshte vertet i prekur nga keto ( le te themi semundje) se ju i trajtoni si te ardhura nga faktori historik, por un jam me shume dakord me analizen e gjermanit te fundit qe e sheh kete te keqe te lidhur me kete sistem te eger kapitalist qe ka krijuar kushte te favorsheme per lindjen e tyre.
    Ne krahasimi tian et Dodani del si nentekst qe kapitalizmi i eger dhe pa rregulla eshte po aq i demshem sa komunizmi si shoqeri e e ndertuar mbi kontrollin totalitar.
    Per mua eshte krejt e kunderta z DODANi.
    Midis te dyjave, forma e eger e kapitalizmit me duket me e papranushme se ajo e meparshmja e komunizmit.
    Demet e bera ketij vendi nga Saliuu nuk kane te krahasuar me asgje me pare.
    Megjithate shkrim me permbajtje.

    Reply to this comment
  8. Miku February 7, 09:11

    Koli , Albani jam.
    Po te shkruaj disa nga sygjerimet e Komisionit te BE per ballkanin :
    ” Te gjitha vendet duhet te japin zotime te qarta, ne leter dhe ne veper, per reformat gjyqesore,lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, si dhe reforma e administrates publike duhet te japin rezultate reale,dhe funksionimi i institucioneve demokratike duhet te avancohet ndjeshem.”
    Ke te drejten kur thua se ka ardhur koha te meendohet ndryshe.
    Te pershendet miku yt Albani

    Reply to this comment
  9. studenti February 7, 09:54

    Kam nje pyetje : perse nuk e shihni diktaturen qe nga koha e Mbretit tone hajdut zogut te pare dhe klikes se tij e me vone fashisteve dhe hajduteve te tyre te diskretituar dhe me vone kuislingeve si shebetor te gjermanit,pastaj mund te shtojme komunistet dhe diktaturen e tyre.
    Sepaku komunistet nuk do t’i mund akuzonim si hajdut, edhe ne rastin se i akuzojme si te dhunshem.Pra, ne te gjithe te kaluaren tone periudha e parekur nga korrupsioni na del vetem periudha e “eger” komuniste.
    ritrajtoheni edhe nje here kete subjekt Sokol. Thellohuni more djale…, thellohuni!

    Reply to this comment
  10. keshilltari February 7, 10:14

    O Kolooooo! gjithmon te kam mare per cun me men.
    Ca kohe do ndryshoje me Salen e minjte e tij,me Like hajdutin qe e kemi si flori, me Mona cizmen e Lulushken!
    Po ca thu mo cuni se na habite.

    Reply to this comment
  11. Asgje nuk Harrohet February 8, 18:40

    Po. Nje analize reale Pika me dobet e shtetit eshte niveli I dobet dhe I paaftesise administrative, teknike profesionale te teknicieneve qe administruan shtetin per 27 vjet nje paaftesi e jashtezakonshme per te zgjidhur problemet me sherbimet publike, te cilat u privatizuan nga militante partiak te cilet benin ligjin duke qene mbi ligjin dhe te paprekur !
    U be nje fenomen Partia te gjente pune ! Njihet nga te gjithe Monika Kryemadhi ishte shefe kuadri ne cdo sektore ku LSI kishte pushtet te njeten gje beri edhe PD edhe ps LUFTE brylash dhe zona influence dominuese te sundimit te Partise ne pushtet !
    Partia mbi te gjitha. O me Partine ose ne rruge te madhe edhe 6 diploma te kishe, edhe 7 gjuhe te dije, edhe 20 vjet experience te kishe, edhe profesionist te ishe, nuk kishe shance te dilje Para vendimit te Partise dhe shefave te kuadrit militantist !
    Politika mbyti per 27 vjet profesionalizmin dhe zhvillimin ekonomikNe vend te tij u zhvillua paaftesia dhe mosndeshkimi I gabimeve fajeve dhe pergjegjsive !
    “Lufta e klasave ” E majte e djathte u ashpersua ne kulm ! Mashtirimi u be fenomen I te fortit qe bente ligjin Politika e ndyre e kesaj lufte qe zhvillohej lart dhe posht, beri qe rinia te humbte shpresen !
    Shqiperia u kthye ne nje vend me mbi 1milion emigrant gati 1 e 3 popullsise eshte jashte shqiperise shumica perpeliten ne Europ me shpresen per nje pasaport te perheshme europiane Ky vend nuk behet thone shumica Papunesia dhe aktiviteti criminal eshte ne permasa te frikshme , analfabetizmi I moshes 20 -40 vjec eshte shume I madh ! Ka njerez te kesaj moshe qe nuk dine te lexojne shqip ose te shkruajne shqip !
    Pra demi eshte I jashtezakonshem !problemet jane te jashtezakonshme Jane te akumuluara ne 27 vjet deshtim !
    Prape nuk eshte vone se pari te vendoset Drejtesia dhe meritokracia !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*