Ka dashuri vetëm aty ku ka respekt

January 5, 2019 02:58

Ka dashuri vetëm aty ku ka respekt

Baza e jetës nuk është dashuria, por respekti. Ka dashuri vetëm aty ku ka respekt.

Të duash pa respekt nuk është dashuri. Është një abuzim.

Aty ku nuk ka respekt nuk ka as liri. Dhe të duash pa qenë i lirë është një utopi. Është një iluzion që na ushqen në mungesë të dashurisë së vërtetë.

Nëse ju jeni në një marrëdhënie ku nuk ka respekt, ose lejoni tjetrin të mos ju respektojë, jeni duke i shkaktuar vetes dhimbje dhe frustrim.

Mungesa e respektit burgos atë që është viktima e tij. Nëse nuk mund të dalësh prej aty, mungesa e respektit do të kushtëzojë gjithë jetën tuaj. Pa respekt për veten ekziston vetëm viktimizimi.

Pa respekt ka gënjeshtër, përpjekje kontrolli, frikë, pakënaqësi, mungesë gëzimi dhe buzëqeshjeje.

Respekti është baza e gjithçkaje në jetë.

b.m. / dita – Marrë me shkurtime nga bota.al

January 5, 2019 02:58
Komento

5 Komente

  1. Tema intersante xhirojne ne nji Bote te Huja ! January 5, 10:48

    Pikerishte aty , ku cdo ndjenje ,ka humbur kuptimin ,
    ose eshte deformuar ne menyren me brutale e sot pothuaj s’exziston (Love !) – flitet per rrespekt vs asaj !!!

    Reply to this comment
  2. Kola January 5, 23:06

    Me se e vertete. Respekti dhe Dashuria jane pjese e kondicionit shpirteror te njeriut njeri. Tek ne, sipas meje, sot rralle i gjen keto dy Vlera tek nje individ. Ne administrate, keto mungojne pothuajse fare…Ndodhemi ne nje ghendje ku njeriu per njeriun eshte Ujk.

    Reply to this comment
  3. Bre... January 5, 23:51

    Shpesh mendoj për njerëzit që kthehen pas vendimit për t’u larguar. Unë isha duke pritur për ditën kur do të kthehej dhe që do të më thoshte se e kishte gabim dhe se jeta e tij pa mua nuk kishte kuptim.

    Por pastaj kuptova se një person nuk ikën kurrë, nëse të do.

    Një i cili kurrë nuk ia mbath kur lindin vështirësi, që kurrë nuk të lë, edhe nëse dhjetëra njerëz të tjerë përpiqen të marrin vëmendjen e tij.

    Ai që zgjedh të jetë me ty çdo ditë.

    Ti meriton dikë që nuk largohet kurrë kur ti i tregon se atë për të cilën ke turp, kur ndan me të atë që nuk do t’ia tregoje askujt në botë. Kur i tregon atë që nuk të pëlqen tek vetja, çfarë urren për të kaluarën tënde. Ti meriton dikë që nuk largohet, pavarësisht se sa e vështirë është.

    Ti meriton dikë që nuk shkon kur i tregon se sa e do, sa dëshpërimisht ti do ta bësh atë të lumtur dhe çfarë ndjesie të pabesueshme të shkakton.

    Dikush i veçantë, me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës me të, të biesh në gjumë në krahët e tij.

    Ti meriton dikë që nuk largohet, edhe nëse ai ka gjetur një punë më të mirë ose ka filluar të fitojë më shumë. Atë që nuk ia mbath kur gjërat komplikohen, kur mund të ketë gjithçka, por ende të zgjedh ty, kur nuk do as që t’i marrë në konsideratë mundësitë e tjera, sepse e di se ka më të mirën, të ka ty…

    Ti e meriton dikë që të të bëjë të besosh se ka njerëz që nuk largohen.

    Ti meriton dikë që nuk ikën kurrë, kur ndihesh e lodhur nga çdo gjë dhe ke humbur kthjelltësinë e po dyshon në veten dhe aftësitë e tua.

    Ti meriton dikë që të kujton atë që meriton dhe se çfarë mund të bësh e vetme. Dikush që të kujton se edhe nëse mund të bësh gjithçka vetë, ai dëshiron të jetë atje, ai që nuk dëshiron të të lërë vetëm dhe është gati të të ndihmojë në çdo gjë.

    Dhe edhe nëse secili prej nesh ka një person që do të dëshironte të rikthehej, por ne duhet të ëndërrojmë ata që nuk largohen kurrë.

    Ai/ajo që na la një herë, mund të shkojë përsëri.

    Ai që kishte motive të largohej, por vendosi të qëndronte, pikërisht ai është ajo që të nevojitet, me të cilën meritoni të jeni së bashku.

    Reply to this comment
  4. Kush të do nuk të le asnjëherë January 5, 23:58

    Ti po kthehesh përsëri tek unë,
    Me pendesë edhe trishtim pa fund.
    Ka shumë kohë qe po të pres…
    Sa shumë…

    Vjen,
    Përmes erës nëpër natë, ti vjen.
    Nostalgji dhe dëshpërim më sjell…
    Sa e huaj je tani, s’e ndjen?…

    Ku shkuan ëndrrat, ku?
    Ke deshën sytë e tu?
    S’e di…!
    Ne heshtim që të dy.
    Na ndan një ftohtësi, tani…

    Kur braktis atë që do,
    Vjen një çast qe e kupton,
    Se pa te, ti dot s’jeton…!

    Çfarë më thuaj vlen në botë,
    Kur je vetëm e ke ftohtë,
    Dhe një zemër s’e gjen dot…?

    Ku shkuan pritjet, ku?
    Ku ndali hapi yt?
    S’e di…!
    Një ndjenje në fshehtësi,
    Jam skllavi yt me thotë tani…

    Unë,
    Sa trishtim po ndjej ne shpirt, çudi…!
    Kur pendesën shoh në sytë e tu.
    S’di…te dua a te humba përgjithnjë?!

    Ti u ktheve, lotin shoh te ngrire.
    Jam i dobët dhe te fal?! S’e di…
    Mund ta kthejmë në jetë dashurinë?!…

    Reply to this comment
  5. besa January 10, 10:48

    Kenaqesh kur lexon komente te tilla dhe del nga rutina e lajmeve te gazetave qe behen vetem per tregeti. Paraja prishi dynjane, njeriu duhet ta dije ose dhe ta mesoje se te jeshe njeri duhet te çfaqesh dashuri, te japesh dhe te marresh; atehere theme se jetoj midis njerezish ne kete bote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*