Ka edhe peshkaqenë vegjetarianë?

September 8, 2018 15:09

Ka edhe peshkaqenë vegjetarianë?

Një grup shkencëtarësh të universitetit të Kalifornisë dhe Floridës zbuluan se një lloj peshkaqeni ushqehet vetëm me alga. Pra makthi i deteve dhe gjahtari i tmerrshëm duket se në të vërtetë preferon më shumë vegjetacionin sesa mishin.

Për të herë të parë është konfirmuar nga shkencëtarët se një varietet peshkaqenësh, që konsumojnë edhe peshq të vegjël edhe kallamarë, preferojnë të ushqehen me alga, nga të cilat mesa duket marrin të gjitha vlerat që u duhen.

Bëhet fjalë për llojin Bonnedhead ose Sphyrna Tiburo, që gjendet në bregdetin e SHBA-ve dhe në Oqeanin Paqësor.

Për shkencëtarët kjo ka qenë surprizë, pasi mendohej se peshkaqenët i konsumonin rrallë algat dhe gabimisht teksa ishin në ndjekje të gjahut.

Pas studimeve të gjata mbi shumë peshkaqenë dhe mbetjet në stomakun e tyre, arritën në konkluzionin se aparati i tyre tretës ishte i përshtatshëm edhe për bimët.

Nga studimet rezultoi se mbetjet në stomakun e tyre ishin 90% vegjetale dhe vetëm 10% nga kallamarë dhe karkaleca të vegjël.

o.j/dita

September 8, 2018 15:09
Komento

1 Koment

  1. Nuk asht plotesishte e vertete 1 September 8, 18:54

    Nuk jane tamam ashtu si intepretohet Vegjetarjane ,
    eshte e vertet se nuk hajne mish ,
    por jetojne me Mush-ell pra Midhje ,
    nbas se cilave vdesin sidomos nji Tip i vecante Mushi-lll
    qe rritet ne thellesi mes koraleve 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*