Ka emër dhe mbiemër të njëjtë me ushtarin e vrarë në Siri, policia e bllokon në kufi

May 11, 2016 21:02

Ka emër dhe mbiemër të njëjtë me ushtarin e vrarë në Siri, policia e bllokon në kufi

Ka emër dhe mbiemër të njëjtë me bashkëfshatarin e tij, që dyshohet se është vrarë në Siri dhe vuan pasojat e identitetit të njëjtë me të.

24 vjeçari Dorian Kuqo nga fshati Rëmenj i Pogradecit, nuk guxon të dalë jashtë Shqipërisë, pasi rezulton person në kërkim.

Ai nuk ka kryer asnjë vepër penale në jetën e tij, por që prej shtatorit të vitit të klauar e deri më sot, sa kalon doganën shqiptare , e bllokojnë në shtetet fqinje dhe e kthejnë mbrapsht.

Ngatërrimi i emrave apo mbiemrave në institucionet tona është kthyer në rutinë, por janë të shumtë qytetarët që vuajnë pasojat e këtyre gabimeve.

Pasi ka kërkuar në të gjitha institucionet e derjtësisë, në polici, gjykatë e prokurori që të sqarohet pozicioni I tij, askush nuk I ka dhënë zgjidhje problemit të tij, askush nuk saktëson të dhënat e e tij personale në listën e personave të shpallur në kërkim.

Ai iu drejtua emisionit Fiks Fare për të gjetur një zgjidhje dhe për të hequr një herë e mirë emrin e tij nga lista e personave në kërkim

Tregon përpara kameras së Fiks fare së në fshatin Rëmenj të Pogradecit janë dy të rinj me të njëjtin emer dhe mbiemër, por që nuk janë të të njëjtit fis.

Ndryshimi i vetëm qëndron në atësinë dhe datëlindjet e tyre.

Djali që u ankua në Fiks Fare quhet Dorian Nefred Kuqo dhe bashkëfshatari i tij quhet Dorian Meleq Kuqo. Pikërisht nga kjo koiçidencë Dorian Nefred Kuqos i ka dalë një problem shumë i madh. Ai nuk mund të lëvizë jashtë kufinjve të Shqipërisë pasi figuron si person me probleme në pasaportë. Sipas Dorianit që është ankuar në Fiks Fare, Doriani tjetër me të cilin e ngatërrojnë, dyshohet se është vrarë në Siri, por që nuk është konfirmuar nga asnjë institucion zyrtar.

Në fakt, 9 muaj më parë, në mediat shqiptare u publikua lajmi i vrasjes në Siri i 25- vjecarit nga Rëmenji i Pogradecit, Dorian Meleq Kuqo. Në atë kohë u hodhën dyshime se ai kishte humbur jetën në Siri, ku kishte shkaur që në vitin 2013. Edhe pse lajmi nuk u konfirmua zyrtarisht, në famljen e tij u hap morti.

Nga ana tjetër, ky lajm solli edhe shumë pasoja për banorin tjetër të Rëmenjit, Dorian Nefred Kuqon, i cili ka emër dhe mbiemër të njëjtë me të dyshuarin e vrarë në Siri, por atësi të ndryshme.

Pasi Dorian Nefred Kuqo vendos të nxjerrë një pasaportë biometrike, kërkon të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë. Udhëtimin e parë kërkon ta bëjë drejt Greqisë, si turist. Gjatë kalimit në doganën greke atë e kthejnë mbrapa pa i thënë asnjë arsye.

Ai sërisht kërkon të udhëtojë jashtë shtetit e për të dytën herë kërkon të vizitojë Italinë. Pasi kalon çdo gjë në rregull në Rinas në aeroportin e Romës, Fiumicino, ai ndalohet duke e kthyer mbrapsh sërisht. Tenton pas disa kohësh të udhëtojë për në Itali por kësaj rradhe t’i bjerë nga Greqia. Edhe kësaj rradhe del pa sukses e rikthejnë sërisht. Ndonëse nuk kisht mundur të kalonte asnjëherë drejt vendeve që kishte dashur të vizitonte, Doriani nuk kishte kuptuar se pse i ndodhte kjo gjë. Në një kalim për të shkuar në Maqedoni, në pikën kufitare të Tushemishtit ai kupton se problemi i tij qëndronte tek emri dhe mbiemri i tij. Figuronte person i padëshiruar. Sipas tij, sistemi TIMS, e kishte nxjerrë emrin e Dorianit Nefred Kuqos me probleme, pasi ngatërrohet me emrin e djalit tjetër i cili dyshohet se është vrarë në Siri

Së bashku me gazetarët e Fiksit, Dorian Nefred Kuqo i drejtohet pikës doganore të Tushemishtit për të bërë një tentative tjetër kalimi. Herën e parë ai i drejtohet i vetëm pikës së kontrollit doganor, ndërkohë që gazetarët hoqërojnë me kamera lëvizjet e tij. Pasi paraqitet në sportel atij i rishfaqen të njëjtat probleme si herët e tjera kur ka tentuar të kalojë kufirin. Dorianin e mbajnë 1 orë e 30 minuta në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit për verifikim, ku njofton edhe gazetarët që nuk e lënë të kalojnë sepse ka probleme me emrin në sisitemin TIM-s. Gazetarëve të cilët shkuan pranë sportelit për të kuptuar situatën I refuzuan t’u kthenin përgjigje me arsyen se nuk ishin të autorizuar për të dhenë përgjigje. Pas njoftimit se Fiksi ndodhej në këtë pikë kufitare dhe mbajtjes për një kohë relativisht të gjatë të Dorianit , policia kufitare e kthen me arsyetimin e shkruar në një formular se ai nuk kishte mjete të mjaftueshme financiare për të kalaur në Maqedoni.

Për një përgjigje më të plotë gazetarët i drejtohen zyrës së policisë kufitare të Pogradecit, ku takojnë zv.shefin e kësaj pike, zotin Thoma Pulluqi i cili sqarons e është e vërtetë që në sistem emri i djalit del me probleme, pasi është dhe një djalë tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër i cili i ka hapur këtë problem.

“Ne na dalin në sistemin TIM-s të gjithë emrat e njëjtë dhe ata të përngjashëm dhe pasi bëhët verifikimi, që në rastin konkret u bë, Doriani mund të lëvizë lirshëm kur dhe ku të dojë”, sqaron zoti Pulluqi. Ai delaron se shumë shpejt ky problem do të zgjidhet, pasi të gjitha pikat e kalimit kufitar do të njoftohen për saktësimin e të dhënave personale të Dorian Nefred Kuqos dhe shumë shpejt ndaj tij nuk do ketë kthime nga pikat doganore. / TCH

May 11, 2016 21:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*