Ka filluar recesioni i ri global?

September 18, 2015 09:00

Ka filluar recesioni i ri global?

“Po, duket se ekonomia botërore do të fundoset”, fillon artikullin e tij të ri analitik për saitin informativ “Business Insider” ekonomisti amerikan Bill Bonner.

Për të përforcuar idenë e tij, autori citon fjalët e këshilltares financiare Ellis Hense, e cila pohon se “tashmë ka filluar një recesion i ri global”.

Ekspertja shpjegon se “rënia e çmimeve të lëndëve të para dhe rënia e ekonomive të tregut në zhvillim gjenerojnë, në mënyrë të pashmangshme, një rënie të mprehtë të investimeve globale dhe një rritje të mëtejshme të papunësisë”.

Për më tepër, Ellis parashikon se “vala e fundit e shitjeve në tregun e aksioneve po përkeqëson shumë gjërat dhe po krijon një efekt negativ që do të shkaktojë rënien e konsumit”.

Nga ana tjetër, ekonomisti Richard Duncan rendit “prova të tjera”, të cilat së bashku me ngadalësimin e shpejtë të rritjes së ekonomisë së Kinës, paralajmërojnë për një recesioni global.

Për shembull, një prej këtyre treguesve është se “ekonomia e Indisë është më e brishtë se sa mendohet.

Në të njëjtën kohë, Duncan gjithashtu thekson se “rënia e çmimeve të mallrave është një tjetër faktor që po ndikon në ekonominë botërore” dhe paralajmëron se “dobësimi i monedhave të ekonomive në zhvillim ka një efekt destabilizues dhe rënia e tregtisë botërore paraqet një goditje të të ardhurave korporative”.

Ekonomisti gjithashtu beson se “është përkeqësuar tepria e kapacitetit industrial, cilësia po përkeqësohet dhe disponueshmëria e kreditimit po bie”.

Për Richard Duncan, të gjitha këto pasoja vijnë mbi të gjitha, për shkak të “mungesës së likuiditetit, i cili është ai që lëviz tregjet: kur likuiditeti është i bollshëm, çmimet e aseteve kanë tendencë të rriten, kur ai është i ulët, ato kanë tendencë të bien”.

Sipas teorisë së Duncanit, likuiditetit në vitin 2015 do të kthehet negativ dhe do të mbetet i tillë deri në vitin 2019. Kjo është arsyeja pse ai mendon se bota, është në “një moment shumë të rrezikshëm” për çmimet e aseteve.

September 18, 2015 09:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*