Ka fshat me emrin Gallatë?

May 28, 2018 09:48

Ka fshat me emrin Gallatë?

Gallata është fshat i Kurbinit, midis vargmaleve Krujë-Dajt dhe të Skënderbeut.

Ka qenë qendër e fshatit të bashkuar që përfshinte edhe fshatrat: Vinjoll, Gernac dhe Selitë, popullsia para vitit 1990 ka qenë rreth 1600 banorë.

Në zonën e Gallatës në Daul, në periudhën bizantine është ndërtuar një kala, të cilën e përforcoi Skënderbeu.

Që në shekullin XVII në Gallatë ka pasur shkollë të mesme, rrënojat e saj janë dhe sot.

Dikur ka qenë zonë e njohur në vend për prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e dhive, ndërsa në pemëtari përmendej për arrat dhe gështenjat.

Më 1971 në Vinjollë të Gallatës u ndërtua edhe një hidrocentral i vogël.

n.s. / dita

May 28, 2018 09:48
Komento

4 Komente

  1. perkthyesi May 28, 11:55

    Eshte foto ilustruese, apo Gallata eshte kaq e madhe sa c’eshte paraqitur ne skeme?

    Reply to this comment
    • ura gallates May 28, 21:02

      pamja ajrore qe jepet eshte qyteti i Lacit dhe eshte ofendim per lexuesit qe nuk jepet dhe sqarimi..

      per shkollen e mesme shqip qe thuhet eshte gafe shumedimensionale qe seminaret qe funksiononin prane ipeshkvive dhe katedraleve latinisht quhet patriotizem..

      eshte e vertete qe ka patur perpjekje per gjuhen shqipe por deshtuan akoma pa nisur..

      mos ngaterroni atdhedashurine me historine !!

      Reply to this comment
  2. MH May 30, 01:01

    Nga e ka origjinen fjala Gallate.Mbasi kemi dhe nji te tille e quajtur Gallatasaraj.

    Reply to this comment
  3. Mos e beso po deshe May 30, 01:17

    Hajde gallate, hajde.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*