Ka kuptim emri Kembrian?

September 20, 2018 09:07

Ka kuptim emri Kembrian?

Kembrian (Cambrian) quhej periudha më e hershme e erës paleozoike, që ka zgjatur në kohë 70 milionë vjet (nga para 570 deri para 500 milionë vjet) dhe gjatë së cilës janë formuar shkëmbinjtë.

Ndahet në katet (shekujt gjeologjikë): gjeorgjianë, akadian dhe potsdamina.

Në kembrian bota organike u zhvillua shumë në krahasim me periudhat e mëparshme të historisë gjeologjike të Tokës.

Në detet e cekëta që mbuluan sterenë e lashtë (duke përfshirë tërë trevën tonë mesdhetare), u shfaqën kafshë të shumta jokërbishtore, ndër të cilat shquhen disa lloje butakësh.

Klima qe mjaft e nxehtë.

b.m. / dita

September 20, 2018 09:07
Komento

3 Komente

  1. Arben September 20, 10:06

    Shperthim kambrian I jetes.

    Reply to this comment
  2. Perkthyesi September 20, 13:39

    Artikuj interesante, te cilat ngjallin kersheri te lexuesit. Per keto ndarje gjeologjike mund te vazhdonim shume gjate, por une mund te shtoja dhe faktin, qe gjate kesaj periudhe te larget gjeologjike, mbizoteronin tre grupe organizmash: arkeociatidet, brakiopodet, dhe aq me teper trilobitet (te emeruar kesisoj nga shkenca e gjeologjise historike me emrin Paleontologji)..
    Gjate kesaj periudhe, ne mburojen e Balltikut grumbulloheshin sedimente te facies neritike ose te platformave, ndersa ato te facies gjeosinklinale grumbulloheshin ne nje varg visesh te tjera te kores se tokes, si ne Ardenet (ndermjet Frances dhe Belgjikes), Poloni, Sardenje, Marok, si dhe ne mburojen kanadeze. Ju faleminderit!

    Reply to this comment
    • Arben September 20, 14:38

      Me duket ne kete periudhe eshte shfaqur bari masivisht mbi toke, duke sherbyer si katalizator per kafshet qe ushqeheshin me te.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*