“Ka ndodhur një vjedhje!” Si grabisnin “policët” shqiptarë në Itali

June 14, 2016 09:22

“Ka ndodhur një vjedhje!” Si grabisnin “policët” shqiptarë në Itali

Shtatë persona janë arrestuar nga policia italiane (Italianë dhe shqiptarë). Të arrestuarit ishin pjesë  enjë bande që grabisnin banesat dhe mashtronin të moshuarit duke u marrë shuma parash e sende me vlerë.

Ata visheshin si policë kur kryenin grabitjet e banesave. Ka patur raste kur grupi kriminal kryente më shumë se një grabitje në ditë, madje duke vjedhur para apo sende me vlerë deri në 50 mijë Euro.

Hetimet e policisë kanë nisur në janar 2015. “Policët” shqiptarë e italianë e kishin të përqendruar aktivitetin në qytetet Pavia, Kremone, Lodi, Piacenza, Milano, Bergamo dhe Brescia. Deri tani ka rezultuar se janë përgjegjës për 82 grabitje, kurse nga kontrollet në banesat e tyre janë gjetur radio marrëse dhe sende të tjera që i përdornin për të kryer vjedhjet.

“Ka ndodhur një vjedhje”, ishte kjo shprehja e tyre kush shkonin për të grabitur, dhe viktimat e tyre ishin pikërisht të moshuarit. Nëse ata i kuptonin, i spërkatnin me spraj ose i lidhnin dhe më pas vazhdonin punën të qetë.

June 14, 2016 09:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*