Ka ndryshuar faqja e gjithë qyteteve të Shqipërisë…

September 12, 2018 11:15

Ka ndryshuar faqja e gjithë qyteteve të Shqipërisë…

Të gjitha qytetet shqiptare,

rrënjësisht-mrekullisht kanë ndryshuar,

se qeverisjet lokale,

me vetëmohim kanë punuar!

 

Me vetëmohim kanë punuar,

kanë kthyer besim edhe shpresë,

tani është një fakt i gjithëpranuar,

se qeverisja lokale ka qenë një sukses!

 

Ndryshimin radikal Tirana ka bërë,

nën drejtimin e Erion Velisë,

tani Tiranën e shohin të tërë,

si lokomotivën e Shqipërisë!

 

Tirana ka ndryshuar valë-valë,

nga qendra deri në periferi,

dhe për të ardhmen vetëm Ai djalë,

është për Tiranën një siguri!

 

Dhe gjithë qytetet e tjera,

ndryshuan mrekullisht-si në ëndërr,

me përjashtime të vogla lista është e plotë,

ndaj s’ka nevojë t’i përmend emër për emër!

 

Ato pak qytete që ka opozita,

nuk kanë të njëjtin zhvillim,

për faktin se me pushtetin qëndror,

nuk kanë bashkëpunuar qysh në fillim!

 

Shkodra-kryeqendra e Veriut,

ka mbetur në bisht të Shqipërisë,

se kot së koti ti nuk merr dot fonde,

nëse projekte nuk i paraqet qeverisë!

 

Takimet me Kryeministrin,

kryetarët e opozitës i bojkotojnë,

ata i bëjnë hyzmet politikës,

dhe detyrën kryesore harrojnë!

 

Them-qeveria s’bën diferencime,

se ajo për gjithë vendin punon,

por opozita ka paragjykime,

ndaj Kryeministrin gjithnjë bojkoton!

 

Pushteti lokal nuk është instrument i  politikës,

po nikoqir dhe administrator,

përgjegjës për gjithë punët e ditës,

në familjen e madhe me mijëra banorë!

 

Zgjedhjet e reja lokale i kemi në derë,

numërimi mbrapsht tani ka filluar,

e sigurt që do fitojnë dhe këtë herë,

ata që më shumë kanë punuar!

 

Ato vërtetë s’janë zgjedhje politike,

po një test i fuqishëm për politiket janë,

LSI-ja me Partinë Demokratike,

një sfidues për Erion Velinë nuk e kanë!

 

Nuk kanë sfidues as për qytetet e tjera kryesore,

po një rezultat të saktë që tani s’mund ta dish,

po është e sigurtë se një fitore,

socialistja do ta ketë sërish!

 

Nuk shkruaj si tifoz partiak,

dhe pse i majtë jam në të vërtetë,

nga paragjykimet s’kam aspak merak,

dhe unë të mos flas-puna ka gojë e flet vetë!

 

A. Duka

September 12, 2018 11:15