“Ka nisur zinxhiri i ngjarjeve të rënda, të vështira për t’u ndalur”

July 14, 2018 16:33

“Ka nisur zinxhiri i ngjarjeve të rënda, të vështira për t’u ndalur”

Robert Kagan, është një anëtar i Institutit Brookings dhe kolumnist i “The Washington Post”. Ai është autori i librit “Rikthimi i xhunglës: Amerika dhe bota jonë e rrezikuar”.

Në një shkrim botuar në “The Washington Post” ai thotë se Europa paqësore, demokratike që ne e kishim marrë për të mirëqenë në dekadat e fundit, është tronditur në thelb nga lëvizjet nacionaliste populiste, në kundërpërgjigje të fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

“Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, një parti e krahut të djathtë zotëron një pjesë të konsiderueshme të vendeve në Bundestagun gjerman. Autoritarizmi ka zëvendësuar ose kërcënon të zëvendësojë demokracinë, në shtete të mëdha evropiane si Hungaria dhe Polonia, dhe praktikat demokratike dhe vlerat liberale, janë nën sulm në Republikën Çeke dhe Sllovaki. Franca mbetet një zgjedhje larg nga një udhëheqje nacionaliste të krahut të djathtë, dhe Italia e ka hedhur tashmë një hap të madh në atë drejtim. Ndërkohë, Britania, e cila luajti një rol kyç në Europë gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë, është zhdukur nga skena, dhe është bërë globalisht një hije e zbehtë e ish-vetes” – analizon Kagan, cituar nga DITA.

Sipas tij, mundësia që Europa të mund të kthehet pas në të kaluarën e saj të errët, është më e madhe sot se sa në çdo kohë gjatë Luftës së Ftohtë.

“Një pjesë e kësaj, ka të bëjë me qëndrimin e ndryshuar të Shteteve të Bashkuara vitet e fundit. Nuk është një sekret që presidenti Barak Obama nuk kishte interes të madh ndaj Europës. Obama, ashtu si Trump shpërfilli aleatët europianë. Obama po bënte vetëm atë që ai mendonte se donte populli amerikan. Luftërat në Irak dhe Afganistan, së bashku me krizën financiare të vitit 2008, i lanë amerikanët të zhgënjyer me angazhimin global, dhe të hapur ndaj argumenteve, se aleancat dhe institucionet që ata mbështetën për të gjitha ato vite, nuk u shërbenin interesave të tyre.

Administrata e Obamës u përpoq të ridimensionte rolin amerikan, pa e braktisur rendin e botës liberale, duke shpresuar që ai të ishte më i vetëdijshëm, se sa rezuloi të ishte në realitet. Por ishte hapur rruga për një politikan, të gatshëm të shfrytëzonte zhgënjimin e amerikanëve, gjë që është pikërisht ajo që bëri Trump në vitin 2016″ – shkruan kolumnisti i “The Washington Post”.

Në këtë atmosferë po shpërbëhet NATO. Kagan analizon:

“NATO nuk ka qenë kurrë një makinë vetë-operative, që ecën vetë përpara. Ajo kërkon një mbështetje të vazhdueshme, mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara. Dhe për shkak se është një aleancë vullnetare e popujve demokratikë, ajo mbijeton vetëm mbi themelet e mbështetjes publike. Ky bazament është plasaritur vitet e fundit. Kjo javë ishte një mundësi për ta mbrojtur atë. Në vend të kësaj, Trump përdori varenë për ta rrënuar atë më tej.

Ai këmbënguli se 2 përqind e shpenzimeve në raport me PBB, duhen të arrihet jo më në vitin 2024, siç është rënë dakord nga aleanca (duke përfshirë Shtetet e Bashkuara), por që në janar të vitit të ardhshëm- diçka që ai e di është e pamundur. Pastaj ai shkoi më tej, duke këmbëngulur që aleatët të shpenzojnë 4 për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje, një normë më e lartë edhe se buxheti i tij i mbrojtjes.

Këto nuk janë taktika negociuese. Ato janë taktikat e dikujt që nuk e dëshiron një marrëveshje. Në takimin më dyer të mbullura, Trump thuhet se ka paralajmëruar aleatët, se nëse nuk do të përmbushnin standardin prej 2 për qind të PBB për mbrojtjen që në janar 2019, Shtetet e Bashkuara do të dalin nga aleanca.

Në postimet e tij në Tuiter ai pyeti:”E çfarë të mirë na sjell NATO, nëse Gjermania po paguan Rusinë për gaz? Pse duhet që Shtetet e Bashkuara të paguajnë miliarda për të “subvencionuar Europën”, ndërkohë që po humbasin në tregtinë me të”?  Këto komente nuk synonin Europën. Ato u bënë për të diskredituar aleancën, në sytë e turmës së tij besnike në shtëpi”.

Por edhe Trump, duhet ta dijë përgjigjen e mundshme nga Europa – shkruan më tej Kagan dhe shton: Fyerjet dhe poshtërimet që ai i ka shkaktuar udhëheqësve aleatë, nuk do të harrohen apo falen.

“Ato do ta bëjnë të pamundur, që udhëheqësit evropianë të fitojnë mbështetjen e publikut të tyre, për shpenzimet shtesë që pretendon Trump. Pas një gjuhe të tillë, cili udhëheqës gjerman mund të pranojë ofertën e Trump, dhe të shpresojë njëherazi të mbijetojë politikisht? Çdo student i historisë, e di se janë momente të tilla si ky samit, ato që vënë në lëvizje zinxhirët e ngjarjeve, që janë të vështira për t’u ndalur.

Aleanca demokratike, që ka qenë themeli i rendit botëror liberal të udhëhequr nga amerikanët, po shpërbëhet. Në një moment, dhe ndoshta më shpejt se sa prisnim, paqja globale, që ajo aleancë dhe ai rend farkëtoi, do të marrë fund. Pavarësisht nga dëshira jonë njerëzore për të shpresuar për më mirë, gjërat nuk do të jenë aspak në rregull. Kriza botërore varet tashmë mbi kokat tona” – është parashikimi aspak optimist i Kagan.

b.m. / dita

 

 

July 14, 2018 16:33
Komento

11 Komente

  1. Arben July 14, 16:54

    Ky eshte shekulli I azise.

    Perendimi mori fund

    Hapni syte o milet.

    Reply to this comment
  2. KORÇARI July 14, 17:22

    Me sa duket SHBA , po tërhiqet nga Europa dhe NATO , Kjo për Kombin Shqiptar përbën rrezik tejet të madh sepse, 1- Ka shumë mundësi Sërbia e ndihmuar nga Rusët të ripushtojë Kosovën ( Kush mund ti ndalojë) , Maqedonia të hyjë sërish nën ndikimin Rus gjithashtu dhe Mali i Zi dhe meqënëse I vetmi shtet aleat i Rusisë tani në Ballkan është Sërbia atëherë ndikim Rus = Ndikim Sërbi = më Përndjekje të Shqiptarëve kudo në ballkan, madje dhe kufijtë aktualë të Shqipërisë do të jenë në RREZIK REAL pasi NATO nuk do ekzistojë ose nqs vazhdon të ekzistojë pa SHBA- të, nuk do të ketë mundësinë të pengojë Rusinë +Serbinë të pushtojë Shqipërinë dhe Kosovën, Kjo për arsyen sepse Gjermania dhe shumica e Shteteve Europiane janë PLOTËSISHT TË VARURA NGA GAZI RUS. dhe këtë e tha Hapur në samitin e Natos Donald Tramp.
    Pra qeveria Shqiptare duhet të tregohet më largpamëse dhe të mbajë një linjë të mirë komunikimi me RUSINË, pasi më sa po duket në Horizont është temë kohë që të Shpërbëhet NATO dhe Rusia të bëjë ligjin në Europë , pasi dhe Anglia ka mbetur vet më si hije e vetvetes së saj së dikurshme.
    Tramp në samit vuri si kusht që vendet antarë të NATO-s deri në fillim të vitit 2019 duhet të përdorin 2 % të buxhetit për mbrojtje , ndryshe SHBA-në tha Tramp do të dalin nga NATO, ky vendim (përdorimi 2% të buxhetit) ishte parashikuar të bëhej gradualisht deri në vitin 2025 , POR TRAMP KA DEKLARUAR PRERË QË DUHET TË NISË NË FILLIM TË 2019 -s, gjë që është e pamundur dhe këtë e di dhe vetë TRAMP-i, PRA ME PAK FJALË TRAMP DEKLARON NË MËNYRË TË TËRTHORTË QË SHBA DO TË DALË NGA NATO, TRAMP ka deklaruar se nuk ka kuptim që ndërkohë që SHBA -të shpenzojnë shuma të mëdha për NATO-n , GJERMANIA dhe SHTETE TË TJERA EUROPIANE BLEJNË GAZ NGA RUSIA.
    KËMBANAT E LUFTËS KANË NISUR TË KËMBOJNË , TANI PËR TANI ASHTU MBYTURAZI POR QARTË.

    Reply to this comment
    • tomi July 14, 18:16

      jo or malok asgje nuk ka per ti gjetur popujt qe qendrojne mbi kembet e tyre. vetem minjte qe u hapen sheshit kur macja se kishte mendjen kane per tu futur mbrapsht ne vrimat nga dolen

      Reply to this comment
  3. kur arbeni, ne te vertete, quhet ....mahmut.... July 14, 20:50

    O arben; po c’ ne gjith ky frymezim per azine….e vogel dhe arabine mor’, djale a plake, cfare je . po na e argomento dhe ne te bjem rehat, se pas 50 vjet komunizem kerkuam te beheshim si europa, dmth. demokratike dhe sociale . ndersa azia jote nuk na e premton as ne teori kete kerkese, perkundrazi, thot’se gjashte nder shtate meshkuj, do ngelen pa nuse se pasardhesit e sulltanit dhe te sauditeve duan nga shtate gra, ose nga nje …harrem per vete . mirpo zoti ( dhe i joti) cuditerishte i ka bere ne numur, gati nje lloje, si burrat edhe grate . vetem ne kete teme, qe edhe mjafton, pra qe eshte demokratike dhe sociale, duhet te pranojme europen dhe jo azine tende, mirpo ti s’u tundeke dhe s’u tundeke nga e jotja .

    Reply to this comment
  4. kur arbeni, ne te vertete, quhet ....mahmut.... July 14, 20:51

    O arben; po c’ ne gjith ky frymezim per azine….e vogel dhe arabine mor’, djale a plake, cfare je . po na e argomento dhe ne te bjem rehat, se pas 50 vjet komunizem kerkuam te beheshim si europa, dmth. demokratike dhe sociale . ndersa azia jote nuk na e premton as ne teori kete kerkese, perkundrazi, thot’se gjashte nder shtate meshkuj, do ngelen pa nuse se pasardhesit e sulltanit dhe te sauditeve duan nga shtate gra, ose nga nje …harrem per vete . mirpo zoti ( dhe i joti) cuditerishte i ka bere ne numur, gati nje lloje, si burrat edhe grate . vetem ne kete teme, qe edhe mjafton, pra qe eshte demokratike dhe sociale, duhet te pranojme europen dhe jo azine tende, mirpo ti s’u tundeke dhe s’u tundeke nga e jotja .

    Reply to this comment
  5. Ylli July 15, 06:27

    Robert Kagan ka dhe nje liber “Bota qe Amerika krijoi” ,nje pershkrim fantastik i rolit amerikan ne bote ,mbas Luftes se 2 Boterore.
    Pjese te ketij libri Berack Obama i lexoi ne inagurimin e tij si President i SHBA.
    Nese SHBA terhiqet nga Evropa politikisht dhe ishtarakisht ,Kosova eshte pothuajse e rihumbur dhe Shqiperia e Jugut do ndjeje fuqishem trysnite greke.
    Evropa do dominohet nga binomi RUSI -GJERMANI. Varet pastaj sesa Gjermani do te doje te kete influencen e saj ne Ballkan.Nese Shqiperia vazhdon te kete kete interes per Gjermanine ,mendoj se ndikimi.Gjerman nuk.do lejoje ate Rus te nderhyje ne trevat shqiptare.Plani gjerman i Luftes se 2 Boterore per nje Shqiperi me gjithe trevat shqiptare brenda do rivihet ne jete.Ketu besoj nuk ka vend per endrra per Camerine.Ajo eshte cmimi i pageses per paqe me Greqine.Ashtusikur besoj qe nje vije e re kufitare Kosove -Serbi do zgjidhte konfliktin shekullor ndermjet shqiptareve dhe serbeve.Askush me tej nuk do mund te ndalonte bashkimin Kosove -Shqiperi.
    Por nje gje eshte e sigurte ,qe SHBA mund te braktisin Evropen ,por jo Shqiperine.
    Aleat me besnik ne tere boten amerikanet sdo mund te gjejne dot.Duke qene i gjithe Ballkani nen ndikimin sllavo -ruso – ortodoks ,Amerika smund te leshoje te vetmin vend mik.
    Por te gjitha jane hipoteza……

    Reply to this comment
    • tomi July 15, 10:38

      Shqiperia e jugut e ka ndjere persion grek gjate ketyre 30 viteve te dominimit amerikan sic nuk e ka ndjere as ne kohen e turkut. Ndersa per kosoven ke te drejte eshte nje gjysem shteti protektorat i nderkombetareve qe gjysma e botes nuk e njeh perbere nga nje popullsi pa asnje lloj tradite vete qeverisese. Ne kohen e jugosllavise ishte praktikisht nje nevojtore dhe qe kur ujerat e zeza te jugosllavise u derdhen ne shqiperi e kthyen edhe shqiperine ne nje grope septike sic e tallin te gjithe neper forume te huaja duke perdorur kete harte me ngjyren e mutit
      https://thuleanperspective.files.wordpress.com/2013/01/haplogroup-e1b1b.jpg

      Reply to this comment
      • KORÇARI July 15, 14:58

        Po ti Tomi çfarë je, A je Shqiptar , nqs po atëherë je dhe ti pjesë e gropës septike. Presionin e Grekut JUGU e ndjeu jo nga Faji i Amerikës por Nga Idiotllëku i Shpellarëve të SALI SËRBIT, në një farë kohe SALI SHPELLARI bëri sikur ti kundërvihej grekut por kur i thanë që do të të nxjerrim të palarat si Agjent i Udb- së , dhe pas Tërheqjes së veshit që i bëri Beogradi , heshti dhe uli grekët duke rënë lopthi në gjunjë. Në fazën që ndodhen marrëdhëniet Ruso-Greke tani , Shqipërisë i intereson të jetë më Rusinë, POR meqë meqë marrdhëniet SHBA -Rusi s’janë aq të mira ( personalisht besoj se Tramp është filorus) duhet të jemi Shumë Diplomatë që ta kemi mirë si më njërin ashtu dhe tjetrin.
        Dardania (Kosova) nuk është pa identitet , ajo ka IDENTITET SHQIPTAR, paçka se SËRBO-TURQIT në këto 150 vitet e fundit janë munduar më të gjitha forcat ta BASTARDOJNË , madje akoma VAZHDOJNË ta bëjnë më anë të disa Imamëve si TËRNAVA më SHOKË të cilët as më shumë dhe as më pak janë MBETJE SPERMATIKE OTOMANE, POR dhe SËRBËT më anë të disa si Buzhala më SHOKË që mundohen të krijojnë një Komb të ri, atë KOSOKAR , në mënyrë që Dardanët të humbasin, harrojnë identitetin e tyre të Lashtë ILIR.
        Personalisht e simpatizoj Vladimir PUTININ sepse arriti ta ngrinte Rusinë nga gremina që kishte rënë , në piedestal, tamam ashtu siç bëri ENVER HOXHA më Shqipërinë Mesjetare. Përsa i përket kritikave që i bëhen e quaj llogjike pasi pjesa dërrmuese e planetit janë nën ndikimin e SHBA-ve .
        Sa për këto hartat e huaja as që ja vlen ti SHIKOSH sepse janë nën ndikimin SËRB ose janë SËRBE të kamufluara. KUSHDO QË I QUAN SHQIPTARËT ( TË TË GJITHA TREVAVE , MAL TË ZI , DARDANI, ILIRIDË, PRESHEVË ETJ) MBETJE SEPTIKE , DUHET TË DIJË QË MBETJE SEPTIKE JANË VETË ATA PASI JEMI POPULLI MË I LASHTË NË GADISHULLIN ILIRIK (BALLKAN) DHE ATA SIDOMOS SËRBËT , KANË VJEHUR HISTORINË, TRADITAT, KULTURËN TONË TË LASHTË DHE I KANË PËRVETËSUAR ME DHUNË, VRASJE, PËRDHUNIME, ASIMILIME, DËBIME , DINAKËRI, DREDHI , POR MEGJITHATË NUK DO TË ARRIJNË DOT KURRË TË NA SHUAJNË.

        Reply to this comment
  6. KORÇARI July 16, 21:40

    Greqia deboi dy diplomate Ruse, si persona NON GRATA, madje i akuzoi per spiunazh,Rusia eshte Terbuar, dhe kjo u pa kur LAVROV dha interviste ne BBC, por le te shohim c}lidhje ka kjo me temen dhe me Shqiperine.
    Sipas nje Raporti te CIA-s, Rusia ka bere nje plan sekret , plani ka dy faza, nag te cilat Faza e pare eshte realizuar,faza e dyte nuk u arrit te realizohet pasi CIA arriti ta zbulonte dhe sabotoi, por le ti marrim gjerat me rradhe.
    Plani Rus krijimi i nje Aleance Ortodokse e cila do kishte keto shtete, SERI – MAQEDONI – GREQI – BULLGARI dhe TURQI po po dhe Turqi, megjithese nuk eshte Shtet Ortodoks, me rolin kryesor ne kete Bosht do ta kishte Greqia, gjithmone sipas raportit te CIA-s, i cili u botua dhe ne gazeten SERBE ”Informer”, Me afrimin e Turqise me Rusine, u permbush Faza e pare e Planit, ndersa Faza e dyte ishte perthithja e Greqise dhe Maqedonise ne kete Bosht, por kjo bie ndesh me INTERESAT KOMBETARE AMERIKANE,prandaj Amerikanet ushtruan Trysni ndaj Greqise per gjetjen e zgjidhjes me Maqedonine, ne menyre qe Maqedonia te hyje ne NATO, gjithashtu ushtruan Trysni ndaj Greqise per DEBIMIN e dy Dipllomateve Ruse me Akuzen e Spiunazhit dhe nxitjen e protestave kunder Njohjes se Maqedonise nga Greqia.
    Sipas Planit Rus kjo Alenace ose ky Bosht do te kishte 126 milion Ortodokse, dhe 88 Milion Turq, Greqia do Udhehiqte Ortodokset ndersa Turqia Myslimanet, sipas Gazetes Serbe Putin kishte deklaruar se donte te Realizonte Planin e Carit NIkolla B’, i cili mbeti ne mesa nga Lufta e Pare Boterore.
    Putin synonte Krijimin e nje Perandorie Ortodokse.
    Pra ketu del qarte ajo qe kisha pershkruar ne Komentin tim te mesiperm, qe EKZISTENCA E NATOS ESHTE JETIKE PER SHQIPTARET NE GADISHULLIN ILIRIK, pasi nqs ky plan Realizohet eshte 1000% E sigurte qe FQINJET TANE DHE TURQIA NUK DO TE DESHIN SHQIPTARET NEPER KEMBE, realizimi i ketij plani ka hyre ne Fuqi si nga Serbia, Rusia ashtu dhe nga TURQIA E CILA ME MBESHTETJEN E SERBISE PO MUNDOHET TE ASIMILOJE SHQIPTARET E ZONAVE MALORE KU MBIZOTERON PADIJA DHE PRAPAMBETJA EKONOMIKE ARSIMORE DHE SOCIALE TE DARDANISE DHE ILIRIDES DUKE I BINDUR QE TE VETEQUHEN TURQ DHE JO SHQIPTARE, DHE DERI DIKU JA KA ARRITUR QELLIMIT, KJO FALE BABEZISE PER PASURI DHE INDIFERENCES NDAJ KOMBIT TE PUSHTETAREVE SHQIPTARE VENDAS.
    ZOTI E RUAJTE AMERIKEN QE NA SHPETOI SIC DUKET PER HERE TE DYTE NGA SHFARROSJA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim