Abdiu: Ka një skenar për akte dhune fizike në Kuvend

Intervista e plotë March 31, 2014 14:40

Abdiu: Ka një skenar për akte dhune fizike në Kuvend

Intervistoi Xhevdet Shehu

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zv/rektor i Universitetit ‘Iliria’, Fehmi Abdiu, thotë se nuk sheh asnjë përmirësimi të klimës dhe dialogut maxhorancë-opozitë në Kuvend. Madje ai thotë në këtë intervistë se klima ka shkuar duke u përkeqësuar dhe, nëse nuk ndalet ‘gjuha e ujkut’, Abdiu thotë se do të ketë edhe dhunë fizike. Teatraliteti i Kuvendit të Shqipërisë dhe një shprehje e shkrimtarit Anton Çehov. Më tej ai shtjellon se si kjo gjuhë ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit në vend dhe çfarë duhet bërë për ta ndalur. A është momenti i duhur për të bërë ndryshimet kushtetuese dhe konsensusi i domosdoshëm me opozitën…

 

Zoti Abdiu, në një intervistë të botuar në gazetën ‘DITA’ më 27 shkurt të këtij viti jeni shprehur për domosdoshmërinë e normalizimit të komunikimit midis opozitës dhe maxhorancës. Tani që ka kaluar më shumë se një muaj, a keni vënë re ndonjë ndryshim?

Në atë intervistë unë u shpreha qartë se statusi dhe pozicioni që ka marrë ish-Kryeministri nuk është në përputhje me kriteret demokratike të parlamentarizmit. E thashë këtë pasi shumica e shqiptarëve nuk mund ta pranojnë faktin që ish-kryeministri Berisha të ngrihet e të flasë me dhe pa leje sa herë të dojë dhe, ndërsa shpesh replikon për problematika delikate, jashtë rendit të ditës, shan e fyen këdo që i del përpara etj. Për më tepër ai flet me gjuhën e ujkut, kultivon një gjuhë të tillë në sallën e parlamentit dhe ne rrimë dhe e dëgjojmë. Kjo nuk është as normale, as ligjore. Ju më pyesni se a ka ndodhur ndonjë ndryshim pozitiv muajin e fundit. Me keqardhje pohoj se nuk ka ndodhur asgjë pozitive. Gjatë këtij muaji të fundit unë i kam ndjekur seancat parlamentare dhe të them të drejtën, jo vetëm nuk kam vënë re ndonjë përmirësim, por konstatoj një përkeqësim. Kjo është e pafalshme. Jo se e thashë unë, por ky është një konstatim i shumicës së qytetarëve që votuan në mënyrë plebishitare për qeverinë që kemi aktualisht. Sali Berishës jo vetëm nuk i është vënë fre, por ai e ka rritur dozën e sulmeve, të sharjeve dhe të shpifjeve që bën çdo seancë parlamentare. Pra, sipas mendimit tim situata ka ardhur duke u përkeqësuar dhe kjo është e pafalshme.

A mund të vazhdohet më tej kështu?

Unë mendoj se kështu si është nisur, pra në qoftë se nuk i vihet fre ‘gjuhës së ujkut’ në Kuvend, gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë: kufirin te thana Sali Berishës, para se t’ia verë Kuvendi, ia vunë vetë shqiptarët në votimet e 23 qershorit të vitit të kaluar. PD gjatë viteve në pushtet ishte kthyer në parti-shtet dhe veprimtaria e saj nuk funksiononte por drejtohej vetëm nga kupola e saj jashtë partisë. Mendimi im është se nuk mjafton fakti se PD dhe Sali Berisha humbën nga që 1 milion shqiptarë nuk e kuptuan dhe as e deshën programin strategjik të saj. Pra duhet shkuar në përfundimin se mbi 1 milion shqiptarë objektivisht dhe subjektivisht ishin dhe mbetën të pakënaqur nga udhëheqja, veprimtaria e ekzekutivit të drejtuar nga Berisha që, në 8 vjet pati një qeveri që ishte shkëputur nga interesat e popullit të vet, madje edhe nga interesat e një pjese të elektoratit të vet. Me atë votim plebishitar në 23 qershor shqiptarët i thanë Berishës: Ik se nuk durohesh më! Ai numër zgjedhësish që votuan mazhorancën e re që Kryeministri i ri e përmend shpesh, qe fre dhe kufi për Sali Berishën. Tani, pavarësisht nga ky fakt, unë mendoj që jeta parlamentare duhet të funksionojë sipas standardeve demokratike dhe që i ka të sanksionuara kushtetuta jonë. Mirëpo çfarë ndodh? Sali Berisha sillet si fitimtar në atë sallë. Dhe ç’është më e keqja, gjuhën e ujkut nuk e përdor vetëm Berisha, por edhe shumë ndjekës të tij në atë sallë. Çfarë parashikoj unë? Nga ato që po shohim në atë Kuvend, pra pas asaj gjuhe prej ujku, shumë deputetë të matur dhe me integritet në atë parlament, por edhe shumë qytetarë shqiptarë, do ta ndiejnë veten shumë keq. Unë mendoj se për këtë problem janë bërë skenare, pra për ta banalizuar edhe më shumë situatën në Kuvend, jo vetëm nga termat dhe gjuha, por edhe nga përdorimi i forcës fizike.

 

Pra mund të kalohet edhe në dhunë fizike mes deputetëve, sipas jush?

Po, kështu mendoj dhe unë parashikoj dhunë. Unë nuk jam Kasandra, por unë analizoj dhe përfytyroj se ç’mund të ndodhë. Uroj të mos ndodhë. Mirëpo, po u lejua të vazhdojë edhe më tej kjo situatë alarmante që po shikojmë çdo javë në parlament, kjo duket e pashmangshme. Po ndodh si në teatër. Një objekt që shfaqet në skenën e aktit të parë, me siguri do të hyjë në funksion në aktin e dytë apo të tretë. Një pushkë që qëndron e varur në skenë në aktin e parë, do të shkrepë me doemos në aktin e tretë, thoshte Çehovi. Ndërsa populli ynë ka një shprehje tjetër: Kur fillojnë bubullimat, prit rrebeshin. Prandaj dhe fola për skenare të paramenduara dhe besoj se askush nuk do të çuditet nga kjo që po them. Se kush i bën skenaret, nuk është e vështirë të kuptohet apo të zbulohet. Pra, e theksoj se kjo do të ndodhë nëse nuk i thuhet ndal situatës aktuale, nëse nuk ndalohet ‘gjuha e ujkut’ në Kuvend.

Të mos harrojmë se në atë sallë janë disa ish-Kryeministra. Unë mendoj se ish-Kryeministri Sali Berisha duhej të ishte më kokuluri në atë sallë për gjithë ato përgjegjësi që ka për keqqeverisjen dhe për të këqijat që i ka sjellë këtij vendi. Ish-kryeministri që e pandeh veten akoma kryeministër, nuk ka as minimumin e etikës dhe as minimumin e respektit për maxhorancën aktuale.

 

A ndikon ajo sjellje në seancat parlamentare në jetën e gjerë të shoqërisë shqiptare?

Natyrisht që ndikon, madje shumë. Acarimi i debateve të jetës parlamentare, banalizimi i gjuhës, sharjet dhe kërcënimet ndikojnë mjaft negativisht në të gjitha aspektet e shoqërisë, ka ndikuar negativisht në imazhin e parlamentit dhe ka prekur dinjitetin e një sërë deputetëve që nuk e meritojnë atë sjellje dhe që nuk janë pjesë e asaj sjelljeje të padenjë. Kjo sjellje ka penuar ecurinë e vetë punimeve të parlamentit dhe miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishme që kërkojnë edhe konsensusin e opozitës.

Unë mendoj se kjo situatë e padenjë në parlament ka shërbyer për krijimin e simptomave dhe rritjen e kriminalitetit në vend, veçanërisht të atij kriminaliteti çnjerëzor të dinamitit e të tritolit. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të këtij kriminaliteti dhe unë mendoj se tërthorazi apo drejtpërdrejt gjuha e përdorur në parlament ka ndikuar, madje e e ka frymëzuar kriminalitetin. Ndërkohë që parlamenti duhet të bëjë pikërisht të kundërtën: të gjejë mënyrat dhe të miratojë ligje për të luftuar maksimalisht kriminalitetin. Unë mendoj se në këtë situatë të krijuar, partitë parlamentare kanë shansin të ulen në tryezë e të nëshkruajnë një traktat marrëveshjeje kundër krimit, i cili nuk është as i djathtë, as i majtë. Subjekte të krimit janë si të majtët dhe të majtët. Kjo sepse kriminaliteti ka vënë në shënjestër shtetin, institucionet, qytetarët. Mirëpo përballë kësaj problematike partitë kryesore, maxhoranca dhe opozita mendoj se nuk po i kushtojnë rëndësinë e duhur bashkëpunimit dhe e shikojnë kriminalitetin në optika krejt të kundërta. Maxhoranca bën përpjekje për ta luftuar kriminalitetin me mundësitë që ka, mirëpo opozita me veprimet dhe deklaratat që bën merr në mbrojtje kriminalitetin. E kuptoni që përjetojmë një gjendje absurditeti? Në këto kushte mendoj se nëse liderët ‘nuk lëvizin nga istikami’ u takon deputetëve të marrin iniciativën për ta ndrequr këtë situate. Kriminaliteti nuk luftohet me qëndrime diametralisht të kundërta që po shohim aktualisht.

 

Meqë jemi te kriminaliteti, përballë kësaj situate që kemi si vend dhe si shoqëri, a mos duhen bërë korrektime në Kodin Penal?

Vëzhguesit e vëmendshëm të jetës shqiptare të 20 e ca viteve të fundit dëshmojnë se, pas miratimit të Kodit Penal në tërësi, si ligj shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit, ai nuk është trajtuar shkencërisht si dokument me rëndësi të madhe juridike që nuk i përket një apo disa grupimeve parlamentare. Ai, pra Kodi Penal, është kapital dhe pasuri e gjithë shqiptarëve, për zbatimin e të cilit janë ngarkuar organet e drejtësisë. Por mendoj se deri më tani ndaj tij janë mbajtur qëndrime voluntariste, sepse me vend e pa vend, janë bërë ndërhyrje, sidomos maxhorancat parlamentare  e kanë ndryshuar atë aq shumë sa ai ka humbur në thelb origjinalin e vet, thelbin dhe përmbajtjen e mjaft dispozitave. Janë krijuar kështu shumë kontradikta në dispozita të veçanta dhe sidomos për nene të veçanta, ku janë futur sanksione të pajustifikueshme se gjoja dënimet e rënda e parandalojnë krimin. Nga ky mentalitet është ndërmarrë dhe kjo nisma e fundit, me idenë se do të ashpërsohet politika penale dhe krimi do të ulet. Në të vërtetë, lufta kundër krimit është mjaft komplekse. E them këtë pasi për të duhet të konsiderohen edhe mjaft faktorë të tjerë objektivë dhe subjektivë, si dhe ato që lidhen me politikën. Pra, kjo nismë është vetëm një aspekt që mund të ketë njëfarë roli, por dhe nga kjo nuk mund të pritet ndonjë mrekulli. Për këtë ndryshim do të ishte e domosdoshme, si për çdo precedent tjetër, të tërhiqet opinioni i organeve shtetërore të specializuara, por edhe i shoqërisë civile. Përndryshe ka të ngjarë të përsëriten gabimet e së kaluarës dhe të bëjmë në vendnumëro.

 

Zoti Fehmi, është folur shumë për ndryshimet kushtetuese apo mendimet që duhen bërë në Kushtetutë. Kjo maxhorancë i ka numrat e nevojshëm për t’i bërë këto ndryshime të nevojshme. Pse po vonohet ky proces?

Unë mendoj se kjo ka të bëjë me një problem madhor, për të cilin veçanërisht kohët e fundit janë dhënë opinione relativisht të bollshme. Unë në disa intervista jam shprehur për mendimin e Kushtetutës. Është pozitiv fakti që 15 vjet pas miratimit të Kushtetutës, janë shprehur pro ndryshimeve që duhen bërë edhe institucione kushtetuese si Presidenti, Parlamenti, Kryeministri. Duket se ka një mirëkuptim se Kushtetuta duhet të amendohet për nevojën e përsosjes së saj, si për të plotësuar ndonjë mangësi dhe për reformat që kërkohen të bëhen në Shqipëri, sikurse është dhe reforma shumë e rëndësime për ndarjen e re territoriale të vendit. Sidoqoftë, unë mendoj se amendimi i Kushtetutës kërkon përkushtim, mirëkuptim të të gjitha palëve, pasi ndryshimet apo amendimet nuk duhet të bëhen vetëm nga maxhoranca, e cila i ka votat e nevojshme, por ato mund të kthehen në dështim, sikurse janë bërë ndonjëherë në Shqipëri. Prandaj kjo nuk duhet të ndodhë përsëri. Për këtë problem, me sa di unë, është i interesuar edhe faktori ndërkombëtar, i cili ka kërkuar të bëhen studime të tilla, por me sa jam në dijeni, këto përpjekje janë monopolizuar nga segmente të shoqërisë civile dhe nga elementë diletantë në këtë fushë. Unë mendoj se një ndërmarrje e tillë është shumë dimensionale. Kjo është një punë shumë e rëndësishme që zgjat me vite. Pra, pas halleve të mëdha që ka maxhoranca aktuale, mendoj se së shpejti do t’i vijë radha edhe këtij problemi madhor. Unë mendoj se duhet mençuri, maturi dhe gjithëpërfshirje për këtë problem.

sherr ne parlament

Intervista e plotë March 31, 2014 14:40
Komento

15 Komente

  1. Stoiku March 31, 10:40

    Gazetari Xh. Shehu intervistoi ish- Kryetarin e Gjykates Kushtetuese, ish-deputetin e PS, por dhe ish- persekutorin e diktatures dhe denuesin me varje te Havzi Neles me 1988. Nuk besoj se ka aq kujtese te dobet sa per te mos e permendur kete maskarallek te Fehmi Abdiut. Po drejtori i Institutit te Perndjekurve, shume i nderuari Bedri Blloshmi, ndihet keq besoj, kur ben sehir persekutoret e djeshem apo aleatet e sotem perkrah tij.

    Reply to this comment
  2. Analisti March 31, 10:54

    Kokën te hanë me njeri-tjetrin, por çfarë faji kemi ne populli i varfer për keta dordoleca
    deputetë.
    Mazhoranca duhet ti vejë fre Sali Berishes, se ai me sjelljet e tij dhe me sjelljen e
    disa deputeteve te PD-se – servila dhe kriminela, me fjalimet e tyre po e destabilizojnë
    vendin.
    Vetem ta kene te qarte: Nëse do ti shkkatohen te këqija shqiptarëve nga opozita
    fashiste, atehere ne nuk do te kemi më besimin e parlamentareve te shumices, por do ta marrim vetë situatën ne dorë. Do të krijojmë menjeherë organizatën “Polat Alemdar” .

    Reply to this comment
    • Gramozi i Larte March 31, 16:38

      Jam i nje mendjeje me “analistin”.Populli e dha verdiktin e Tij me 23 Qershor dhe e largoi me vote plebishitare Sali Berishen dhe horrat e tij.Boll degjuam “Gojen e Ujkut” kur ai ishte Kryeminister.Por, fatkeqesisht “Goja e Ujkut” vazhdon te prodhoje helm ne sallen e Parlamentit.Askush nuk ia mbyll gojen! Pse ndodh keshtu?84 deputetet e maxhorances se votuar nga populli, ose jane te kapur nga Saliu dhe nuk ua mban bytha t’ia mbyllin gojen, ose jane frikacake.Zoterinj te nderuar, per kete ju zgjodhem deputete qe te rrini si mumje ndersa Plaku i Rrjedhur ju shan dhe ju neperkemb sa here te doje dhe kur te doje???
      Duke ju share juve, na shan edhe ne, shan dhe fyen edhe 1 milion sdhqiptaret qe ju dhane voten.Ju, zoterinj deputete te maxhorances, ndoshta nuk keni gjak, apo jeni te tredhur dhe i duroni maskarralleqet qe thote Gerxhua Plak, por ne, NJE MILION SHQIPTARET, nuk e durojme me te fandaksurin te vazhdoje te flase me “Gjuhen e Ujkut”.”Ujku do plumb”, thote nje fjale e urte popullore.Çfare prisni?Nuk e kam fjalen per “plumb ballit”, siç thoshte ish kryetria e Kuvendit, zonja Zhelanjose, por “plumb” ne kuptimin e ligjit.
      Kam edhe dy mendime per Kryetarin e Kuvendit:
      Qofsha i gabuar, por Meta e le qellimisht te flase vend e pa vend Te Çmendurin.Kjo ka nje qellim:te deskreditoje figuren e Rames.Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe Kryetari i Kuvendit nuk zbaton rregulloren dhe i jep kaq hapesira Gerxhos. Ose, ose, Meta eshte i kapur nga Gerxhua dhe nuk ia mban bytha t’ia nderprese fjalen. Ai jo vetem qe duhet te zbatoje Rregulloren e Kuvendit, si per gjithe deputetet e tjere,por te urdheroje punonjesit e Gardes ta nxjerrin forcerisht Plakun e Çmendur nga salla e Kuvendit.
      E kemi degjuar 8 vjet dhe perseri do vazhdojme ta degjojme?Nuk e dime se kush eshte ne pushtet, PS apo PD! Nga nje ane degjojme ulerimat e te fandaksurit, nga ana tjeter blegerimat dhe cingerrimat plot presione te Lulkes.Kujt i ben shantazhe dhe presione Lulka se do te ngreje shqiptaret ne protesta e plot broçkulla te tjera.Na vjen te peshtire!Ju lutem zoterinj deputete te maxhorances, na e hiqni kete peshtirosje.sa me shpejt ta beni kete gje, aq me mire.Po u vonuat, per te keqen tuaj.Populli nuk ju voton me.Ne duam deputete kurajoze, trima e te guximshem, jo dhjeramane…

      Reply to this comment
  3. lejleku March 31, 12:00

    Po eshte me se e vertete per faktin se nuveli intelektual i pjeses me te madhe te parlamentareve tane eshte nen nivelin mesatar intelektual te shumices se popullit Shqiptar.
    Shumica ta nxjerre ligje tani qe ka shumicen ;kush perpiqet per destabilizim te vendit ti hiqet e drejta e deputetit duke e zvendesuar me te radhes dhe,te humbase te gjitha te drejtat qe mund te perfitonte si deputet ,bile te mos i njihet as profesioni per dhjete vjet.

    Reply to this comment
  4. Dani March 31, 12:30

    Kur jep leksione demokracie apo parashikime fallxhori dhe ky galloshe e grisur e diktatures qe ka denuar me varje njerez per tentim arratisje kupton se ne Shqiperi, ndryshe nga lindja qe i futi ne burg, keta jane akoma si ferre neper kembe. Me keto intervista behet mire ne fakt se shikohet qarte se nuk ka patur permbysje diktature, por veten nderrim pushteti. Keta mostra ne fakt e diskretitojne kete qeveri ne opinion publik.

    Reply to this comment
  5. Pionier Lubonja March 31, 12:34

    Me qe thone se je ‘burre i mire’ —-Po je akomae gjendje normale psiko-fizike hesht e mos fole po nuk ndihesh eshte difekt i atyre qe ke afer.Shqipetaret tani ua kane pire lengun per çerek shekulli e nuk duan me tu òani B….ti Meksat,Berishat,Nanot,Mejdanet,Mojsite,Dulet,Fulet,Gjinushat e ne radhe te pare ‘filozofi’ i socialisteve imam Pellumbi qe vazdon te jape leksione ”beni si them une e mos vidhni si vjedh une’.Per 25 vjet iku ne boten tjeter tere brezi i luftes dhe i punes ju u ‘ka harruar zoti’

    Reply to this comment
  6. Ilir March 31, 13:40

    DHE TI JE ORGANIZATORI I KETIJ SKENARI O KRIMINEL E HAJDUT.

    NE KOHEN E KOMUNIZMIT KE DENUAR ME VDEKJE NJEREZ PER POEZITE QE SHKRUAN.

    NE KOHEN E “DEMOKRACISE” KE LIRUAR DROGAXHINJ NGA BURGU E KE HEQUR SEKUESTRON NDAJ PASURIVE TE TYRE DUKE VJEDHUR PARA PER VETE.

    TI E KE VENDIN NE BURG OR MIK, E JO NA DEL E NA FLET PER TE NA DHENE SHEMBULL.

    Reply to this comment
  7. tirona March 31, 14:00

    Ha..ha…fotografi fantastike kjo e dyta …. I ka vene Saliu ne rrjesht ..I rrine te gjith gati tu ..Po Lulzimi…????

    Reply to this comment
  8. LORA March 31, 14:04

    Se kuptoj dot kete tendence mediatike per te risjelle ne skene fehmi abdi-rat.
    Ky,fare burri, eshte me te vertete nje galloshe e vjeter e taborrit te nano-kurvave dhe pjese e spikatur e pergjegjesise krimianale te mender-gjyqesorit dhe mender-drejtesise se 23 vjeteve
    te fundit.Une mendoja se ky kishte ngordhur.

    Reply to this comment
  9. Eli March 31, 14:17

    Don zoti e perfshine flaket ate parlament kur brenda dua jo me pak se 140 hajduta te votuar ne populli.

    Reply to this comment
  10. lis dushku March 31, 18:30

    Ilir Meta ka tahma te madhe! Me gjuhen e Berishes kerkon qe te diskretitoje Ramen,per t`i marre partine soc. neser.Rama nuk mund ti kundervihet Metes,se pa votat e tij rrezohet nga pushteti.Qe te rrezohet Berisha duhet te mos votohet partia parazite LSI.

    Reply to this comment
  11. MARKO March 31, 21:46

    Po Berisha ka qene zog gamorit, kur eshte bere ujk?

    Reply to this comment
  12. MALUKATI April 1, 00:51

    parlamentieshte kthyer ne teater kukullash nga ilir hajduti per te shpetuar babagjyshin se dhe ai e shpetoi ilirin hidh njeri e prit tjetri rama rri si hu ne kembe nuke u sh……… nenat te dyve

    Reply to this comment
  13. ali April 1, 10:29

    Ky Femia i vjen rrotull gjerave ! Pse nuk thuam me 10 fjale se drejtuesi ,frymezuesi ,
    nxitesi direkt i krimit dhe mafias shqiptare nga veriu ne juge ku tash per tash po
    sundojne vendin eshte direkt Sali Ram Berisha ! Deri dje kishte pushtetin ekzekutiv
    nga njera ane dhe bandat nga ana tjeter qe komplementonin njera tjetren ! Bandat
    rrihnin qytetaret ,ndersa qeveria i duartrokiste ! Sot pushteti u ka ikur formalisht dhe
    Sala ka vene ne veprim tritolin dhe krimin e organizuar prej tij ! Ne parlament ulurine
    qe t’i jape kurajo e sinjal bandave qe te vazhdojne me intensitet zgjerimin e games se
    krimit deri ne ”permbysjen e qeverise Rama” ! Kjo eshte mafia e Sali Berishesh qe sot
    praktikisht ka dy linja pushteti , njeri i votuar dhe tjetri ”underground” i Sali Berishes !
    Kjo situate duket si drita e diellit ne Shqiperi !

    Reply to this comment
  14. scarpe timberland uomo November 19, 18:52

    The autopsy should be conducted by forensic experts from outside Jiangxi, preferably from Beijing or Shanghai where forensic analysis was more trustworthy, she said.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*