Ka patur fis me emrin Abrët?

April 22, 2018 14:33

Ka patur fis me emrin Abrët?

Abrët kanë qenë një fis ilir që dikur ka jetuar në Shqipërinë e Mesme.

Ata përmenden vetëm në shekullin VI para erës së re nga gjeografi Hekateu i Miltetit ndërmjet taulantëve në jug dhe helidonëve në veri.

Ka disa teori mbi emrin e tyre.

Ka mundësi që emri i tyre të lidhet me lumin Hebrus që përmendet në veri të Dyrrahut.

Është e mundur që të ketë lidhje edhe me rrënjën e emrit alb- dhe arb- që del më pas në emërtimin e banorëve të kësaj treve.

Studime të tjera janë të nevojshme për të patur përfundime më të sakta mbi rrënjën e këtij emri.

n.s. / dita

April 22, 2018 14:33
Komento

4 Komente

  1. Aleksander Thana April 23, 07:03

    Kjo rubrike me shkrime te shkurtera mbi njohjen e vendit e popullit tone eshte me vlere dhe interesante. Duke qene e tille, edhe personi a personat qe merren me kete rubrike, sidomos per tema me karakter te mirefillte profesional, sic eshtre edhe shrimi i mesiperm, duhet te kene njohuri te sakta per fushen perkatese ose te verifikojne e konfirmojne keto njohuri me perofesioniste. Fjala eshte per fiset e permedura ilire, Taulantet e Helidonet. Eshte tashme e studiuar dhe e vertetuar prejj shume dekadash se ne kete rast kemi te bejme me nje fis. Fisin e Taulanteve. Taulant dhe Helidon eshte i njejti fis dhe i njejti emer fisi. Ky emer ne shqipen e sotme te evoluar nga ilirishtja, do te thote ‘Dallandyshe’. Pra Taulant ka evoluar ne Dallandyshe. Per kete ka ndihmuar edhe emri Helidon, qe ne greqisht do te thote dallandyshe (greqishtja Dorike!).

    Reply to this comment
  2. Pejani April 23, 11:31

    Nisur nga fjalia e fundit e autorit te ketij shkrimi -“Studime të tjera janë të nevojshme për të patur përfundime më të sakta mbi rrënjën e këtij emri”,doja te thoja qe emira do te ishte qe pasi te mbaronte studimi te na jepej njoftimi mbi kete fis apo emer te perdorur.
    Ndryshe,mund te abuzojme pa fund mbi kuptimin e ketij emri,ashtu sic thuhet qe fjala dallandyshe e ka prejardhjen nga “taulant”.
    Pra po themi qe nga studimet qe kam bere une dhe nga thenia qe, ne veri te Dyrrahut qenka nje lume me emrin Hebrus,atehere me del qe fjala Abrë ka te beje me lumin Ibër! Pra ndodhemi ne veri te Kosoves,ne zonen shqiptare te Mitrovices…!

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana April 23, 23:19

    “Pejani” qe merret me studime duhet te dije se keto konkluzione Nuk kam nxjerre une, por gjuhetare e studjues te kalibrit, shqiptare e te huaj, me ne krye te madhin E.Cabej, dhe se po e perseris, Enkele ne shqip eshte dallendyshja dhe Helidon ne greqisht eshte perseri dallendyshja. Pra eshte I njejti fis. Keshtu kemi edhe Tergeste-Trieste, qe ne shqip eshte “treg”, Delmat-Dalmat=dele, Rragusus-Rraguza=rrush, Dardan=dardhe, Malos-Molos=malesi,malesor, Drivastum-Drivast=Drishti I sotem, Aulon-Aulona=Vlona, Vlora,Valona, Avlona; Ambrakia=Arta, etj.etj.etj. Keto Jane “rrenojat” e ilirishtes SI dhe shume te tjera, nepermjet te cilave gjuhetaret e studiuesi e njohur kane shkuar nga e panjohura ne zgjidhjen e ekuacionit se gjuha Shqipe eshte vazhdim I ilirishtes, te folur nga i njejti popull panderprerje dhe see keto ndryshime, sipas tyre, Jane Brenda rregullave e ligjeve te brendshme te gjuhes Shqipe. Pra Nuk Jane “abuzime”!

    Reply to this comment
  4. Alban Dardani May 5, 06:59

    — ME paska kaluar pa e vene re kete shkrim ..MEgjithe se kane kaluar mbi 10 dit , pojap dhe une nje mendim. Sikur i kini rene pak gjate dhe pak larg . ME pelqen te them se une jam me afer parashikimit [hamendesive];
    —- FJALA ” Abret ” ka te beje me ” Arber”ose ”Arbet”
    — PA u lodhur shume kjo spjegohet keshtu;;-Vini re..!!
    — Gjeografi Hekateu i Miletit mbasi ndenji 2 dit e dy net tek fisi Arbet , beri skicime e mbajti shenime, u largua i kenaqur nga pritja dhe zakont e ketij fisi . Ne mbarim te ekspedites i sistemoi shenimet.

    –Aksidentalisht , duke pire e duke shkruar, tek fjala ”Arbet” i kish rene nje pik vere dhe fjala nuk lexohej kollaj , shtrydhi kujtesen e tij dhe vendosi fjalen ”ABRET” ne vend te fjales ARBET , ngaterroi nje germe [ nuk eshte ndo nje hata. Ne sot mbas 1400 vjetesh, me 1 e 2 universitete, me komjuter e elektronik gjith andej, dhe ne komentet tona gjen plot gabime , PSH ju po te shikoni pak me siper , une duke shkruar fjalen ” Miltetit ” e shkruajta vete.. ” Miletit ”. . Mbas 1000 vjetesh te tjera kjo ngaterres do na hapi problemeeeeeee . Ja keshtu dhe perralla mbaroiii
    — PER FJALEN ”ARBER”
    –Ka mendime se vjen nga ”AR+BER” . Pra njeri qe ” ”ben ara ” bujk . .. Thone se Iliret kane qene buqer shum te mire dhe mjeshtra ne punimin , hapjen e tokave te bukes, ne ndertimin e ledheve , dhe hapjen e kanaleve kulluse . Si rezultat puna dhe nami tyre u shtri ne gjith evropen , keshtu ata MOREN EMRIN ARBER DHE FISI TYRE ”ARBERI”..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*