Ka patur muzikë dhome Shqipëria?

June 12, 2014 11:04

Ka patur muzikë dhome Shqipëria?

I nderuar lexues! Muzika e dhomës është një nënlloj muzike që përfshin kompozimet instrumentale e vokale për disa vegla e zëra, si romanca, sonata, trioja, kuarteti, etj. Prodhohet me bashkëveprim harmonik të pak veglave të ndryshme, që luajnë pjesë me karakter kryesisht lirik. Në Shqipëri Muzika e Dhomës lindi e u zhvillua kryesisht pas viteve 40, në kuadrin e muzikës së realizmit socialist. Veprat e saj karakterizohen nga larmia e figurave muzikore, lirike, heroike, festive etj. Pasqyroheshin aspekte të ndryshme nga jeta e natyra shqiptare, psikologjia shoqërore socialiste, bota e brendshme shpirtërore e njerëzve etj. Në përgjithësi, muzika shqiptare e dhomës është trajtuar para viteve ‘90 në lidhje të ngushtë me folklorin dhe dallohet për koloritin kombëtar e frymën popullore.

June 12, 2014 11:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*