Ka patur “muzikë dhome” Shqipëria?

January 30, 2019 04:24

Ka patur “muzikë dhome” Shqipëria?

Muzika e dhomës është një nënlloj muzike që përfshin kompozimet instrumentale e vokale për disa vegla e zëra, si romanca, sonata, trioja, kuarteti, etj.

Prodhohet me bashkëveprim harmonik të pak veglave të ndryshme, që luajnë pjesë me karakter kryesisht lirik.

Në Shqipëri Muzika e Dhomës lindi e u zhvillua kryesisht pas viteve 40, në kuadrin e muzikës së realizmit socialist.

Veprat e saj karakterizohen nga larmia e figurave muzikore, lirike, heroike, festive etj.

Pasqyroheshin aspekte të ndryshme nga jeta e natyra shqiptare, psikologjia shoqërore socialiste, bota e brendshme shpirtërore e njerëzve etj.

Në përgjithësi, muzika shqiptare e dhomës është trajtuar para viteve ‘90 në lidhje të ngushtë me folklorin dhe dallohet për koloritin kombëtar e frymën popullore.

n.s. / dita

January 30, 2019 04:24
Komento

2 Komente

  1. Adih January 31, 00:17

    Nuk e di kush e ka shkruar kete artikull. Duket qe nuk eshte i zanatit .
    Ne shqiperi ,eshte tentuar (sidomos para 90) te luesh muzika e dhomes . Por as edhe nje here nuk ka qene ne rang ,te afert , ose ne nje nivel cilesie si ,me solistet instrumentiste ,operat ,baletet etj te kesaj kohe ,pra behet fjale ,para 90. Pra ka qene spontane .Se tani nuk ekziston dhe mos u lodhni kot .
    Arsyeja eshte ,se muzika e dhomes eshte nje zhaner shume i veshtire , sidomos muzikalisht . Qe te kesh si shtet nivele qofte mesatare , ne muzike dhome ,duhet imvestim .Duhet te punojne instrumentistet ne vite se bashku ,te mos meren me as asnje aktivitet tjeter . Kush te pagon , ku me thene te drejten ne te gjithe boten perparimtare te zhvilluar ,investon shteti ,se kurre muzika e dhomes ,nuk i nxjerr rrogat e vete , pra eshte dificitare . . Kjo thene me shkurt eshte ,te kene nje shkolle te gjithe instrumentistet ,si ne hark ,vibrato ,temperament ,e shume te tjera ,qe lidhen me keto .Ku ne shqiperi ka munguar ,e njejta shkolle ,per te gjithe instrumentistet ,dhe kjo eshte nje nga arsyet me kryesore qe ne nuk kemi muzike dhome ne shqiperi .Me fjalen te njejten shkolle kuptohet ,qe te te gjithe instrumentistet ,te lujane bashke ,psh shkolle Italiane ,Ose Ceke ,ose Ruse etj .E jo sallate ruse te perziere sime sallate greke = Ose per ta kuptuar me mire ,per lexuesit ,muzika e dhomes ,kur te luaje kuarteti ,ose trio ,te vije tingulli tamam si nje tope fudbolli profesionist dhe jo top me gunga ,ne salle ,pra tek spektatori .Eshte edhe nje shembell tjeter ,si nje pianist profesionist ,kur i bie akordit ne piano ,te jene te gjitha notat nje lloj ne force ,ne tastjere ,e jo si diletantet ,ku diet gishti i pare dhe gishti i trete ,jane me te forte , gishti i vogel ,pra i pesti .Pra ky akord do rrumbellaksi etalon ,si mund ta themi ose ta lrahesojme ,per ta kuptuar me mire lexuesit .. ..
    Muzika e dhomes eshte sa e bukur ,por edhe shume e veshtire ,po te luajme dhe te pretendojme si profisionista .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?