Ka plot burra huj, edhe të së majtës

September 17, 2016 01:09

Ka plot burra huj, edhe të së majtës

Zoti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ishte në Shkodër, në qytetin tim të lindjes dhe në praninë e bashkëqytetarëve, si dhe të deputetëve të tij drejtuesen e Bashkisë, Voltana Ademi, e krahasoi me një hu.

Disa ditë më parë, kur u bë përurimi i Stadiumit të ri, mes zotit Rama dhe zonjës Ademi ndodhi një debat,  i cili, edhe pse mediokër, u bë politik dhe kjo e tashmja duket si resti që kryeministri po kthen pas.

Unë nuk jam pasues i forcës politike që përfaqëson zonja Ademi dhe as nuk e njoh e as nuk e kam takuar kurrë atë.

Përkundrazi, edhe kur shumë të tjerë ishin rrjeshtuar kundër së majtës dhe sot po ia bluajnë kockat e bollëkut, kam qenë në opozitë me PD-në, kur ishte e vështirë të ishe.

Do të kisha dashur të drejtonte sot bashkinë kryesore të Veriut  zonja Keti Bazhdari dhe këtë e kam thënë publikisht, në shkrimet e mia në DITA dhe në biseda.

Mirëpo nuk ndodhi kështu, pavarësisht se aty ishte i pranishëm në disa takime edhe vetë zoti Rama. Çka do të thotë se, në fund të fundit, edhe një herë, banorët nuk i besuan idesë dhe vizionit të tij.

Vazhdoj të mendoj se drejtimi i Bashkisë nga zonja Bazhdari do të kishte qenë një risi për qytetin, por, mirë apo keq, kjo është vendosur nga të tjerët. Nuk varet nga unë, por as nga kryeministri i Shqipërisë.

Zonja Ademi është një grua që i kanë besuar qytetarët e malësorët, fusharakët dhe breglumasit, pavarësisht dëshirës sime si gazetar dhe pavarësisht dëshirës së Edi Ramës, si kryeministër.

Në drejtimin e bashkive të Shqipërisë ka plot burra huj, edhe të së majtës, që, në vend të bëjnë hajr, bëjnë sherr.

Po të merreshim të gjithë me hujtë e qeverisjeve, do të na dilnin shumë të tillë.

Le të shohë ata, së pari, dhe nëse nuk mëson se një bashki nuk merret me gjuhën e të fortit, shembulli i Dibrës, duhet t’ja mësojë këtë.

E mënçur apo jo e mënçur, e aftë apo e paaftë, e zonja apo e pazonja, e ditur apo e paditur, zonja Ademi është vendosur aty nga vota e banorëve të Shkodrës dhe askush, aq më pak shefi i qeverisë, nukduhet të bëjë krahasime të tilla, të cilat, nuk janë të staturës së tij politike e intelektuale.

Dhe nuk e afrojnë me Shkodrën e nuk ia bëjnë më të lehtë fitoren.

Bedri Islami

September 17, 2016 01:09
Komento

26 Komente

  1. DRENICA E KUQE September 17, 07:50

    Huj ka sa te duash o z. Bedri Islami, po a po thurim ndonje gardh apo po e mbyllim ndonje shtek!?!… Me hujte qe i kemi ne politike e ne diplomaci zor se behet Shqiperia.

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  2. shqiptari September 17, 08:23

    jam 100% dakort

    Reply to this comment
  3. hamdi sino September 17, 09:33

    Po ke Leli kryehune ne Vlore . Ka tallje me te madhe?

    Reply to this comment
    • oni September 17, 11:24

      Ka o vlla tallje me te madhe ka. Eshte fakti qe nuk e ka zhdukur akoma Leli finokun. Po e ka len Vloren ne dore finoku qe nuk di te bej asgje tjeter vec finokllekut.

      Reply to this comment
  4. guri September 17, 09:56

    Nje shkrim i plote qe Edi duhet ta kuptoje thelle.Mos i hyj vetja ne qef se mori Dibren se nuk i dihet aleancat djallzore e lene me gisht ne goje.

    Reply to this comment
  5. ilircami September 17, 10:34

    Shume i sinqerte dhe i hapur si gjithmone z bedri.jam 100% dakort

    Reply to this comment
  6. Vlora1912 September 17, 10:55

    Bravo Z. Islami

    Munde te jet shkrimi me dinjitoz i joti, qe me se pari tregon integritetin Tuaj….

    P.S nderkoh qe po bej kete postim( e di qe sja ndjen kujt) jam duke pir kafe he hyrje te Lungo-Mares….asaj qe tani Vlonjatet po e therrasin -Lango Mare per arsye se u mori tre sezone te plota.

    Dhe per fat te keq, ne Vlore, nuk ka asnje ze aq dinjitoz, sa Shkodrani Islami, qe ti drejtohet publikisht Rames

    Reply to this comment
  7. kris 1 September 17, 10:58

    kemi aq shume hunj ne bashkite e qeveri sa po ngreme nje gardh ne kufijte tane.Tek kryehuri i qeverise jane lidhur gjithe delet e kurbanit

    Reply to this comment
  8. andromeda September 17, 11:32

    Aq shumë ta bëjnë për borxh këta të PD-së, o Bedri sa aq sa ika thënë Rama është pak. Kjo tarallake s’ndryshon shumë nga Mul Noka, Strazimiri, Ristani, Zhozi et co.,të cilët ç’nuk kanë thënë e ç’nuk kanë bërë kundër Ramës dhe qeverisë së tij. Me zgjedhjen e kësaj bibe, shkodranët penalizuan veten dhe qytetin e tyre. Por zaten provincializmi nuk ha shumë arsye dhe Shkodra e kulturës dhe e traditës është kthyer në një provincë të humbur ku të mbyt malokëria dhe injoranca përzier me fanatizmin fetar.

    Reply to this comment
    • Shkodra September 18, 10:28

      Andropausa,veriu e ka si koncept te urreje idete komuniste- socialiste,sepse sjellin mungesen e lirise,dhe varferi.Shiko perendimin qe nuk i votojne KURRE,dhe ja ku jane,ikane nxjerre jashte ligji partite komuniste,kjo PS jote eshte e tille,JU keni yll ndricues idete ruso-greke.GJYKO TI TANI SE KUSH ESHTE PROVINCIAL.

      Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku September 17, 13:02

    Edvin Kristaq Rama eshte nje derro huri nga ata te pagdhendurit. Respekt z.Islami per cfare shkruan edhe pse une pothuaj nuk jam kurre ne nje mendje me te.

    Deri kur shqiptaret do te pranojne kryeministrin me arrogant, me cinik, me te dhunshem dhe me te marre qe kane pasur ndonje here ne historine e tyre? Per mua vazhdon te mbetet mister se si ky njeri i cartallosur drejton katundin e vogel buze Adriatikut.

    Reply to this comment
  10. Lpl. September 17, 13:44

    Duan te na japin mend karat ne Shkodranve ju mor rrota ndejtet nen sundimin e beut me vite pastaj ne komunizem per nje cope buke qe ju grabitet pronareve , ju e doni komunizmin se jeni kusar instiktive ju pelqen prona tjetrit ju kujtoni se materjali eshte jeta njeriut mor po ju jeni Marksiste te indoktrinuar me i rendesishem per ne eshte identiteti morali dhe burrnia se parat qe ti japin kusaret e medhenj qe kane uzurpuar shtetin ne e kuptuam per tre muaj kush eshte Rama me shoke , ju se kuptuat as per 70 vjete se kush jane komunistet ketyre po ju dhe doren te marrin jeten .PS nuk fitoj as me LSI ne lokalet kurse ne 2013 shfrytezuan pakenaqsine qe ishte akumuluar nga arroganca dhe nevoja per ndryshim keshtu besuam ne por edhe shume vota u blene me para Mark Frroku dhe LSI , keta blene edhe ne lokalet por nuk munden te blejne urrejtjen qe kane njerezit oer komunizmin dhe trashegimtaret e tyre , 2013 nuk perseritet me sepse ne e kemi kuptuar se nuk jane thjeshte zgjedhje dhe nderrim pushteti ashtu si ibesuam ne demokracise , por kjo eshte poshterim eshte diskriminim dhe ne kete nuk e perkrahim per nje grusht para ky nuk e di se me ne e ka luften e humbur se ne nuk jemi si pjesa tjeter e Shqiperise qe i nenshtrihen te forteve , kurse ne jemi te gjithe te forte dhe me ne duhet te perleshesh .Ramen e genjene mendja kote se kete prove e beri Edhe Nano 8 vjete nuk investonte kufizonte dritat saqe ne nga inati pranum te rrime ne terr dhe mos ti nenshtrohemi edhe pa fonde , ashtu do bejme perseri .Ne e dime se investimet nje rruge nje shkolle nuk e rrit mirqenhen kur nuk rriten te ardhurat personale keta thenje te Rames jane me shume propagande .Shkodra ka nje mendim nje fryme kunder komunizmit se nga vjen kjo te tjeret nuk e dine , kurse ne e dime vjen nga feja nga katolicizmi nga vetdija qe kemi ne se kush eshte komunizmi qe te perçmon te urren te merr lirine edhe jeten ne jemi te gjalle pjesa tjeter e Shqioerise jane te vdekur jetojne vetem per nje cope buke te vjellur ose te fituar padrejtesisht ose e ngrene te shtypur e te turperuar .Jeni te vegjel ju me na dhene mend ne se per ke duhet te vitojme , votoni ju per qejf tuajin e duaheni Rsmen se aty e keni jeten , ne ja kemi dhene voten Berishes pir se kemi rru per te as nuk kemi dashur ta dime a jeton a jo .

    Reply to this comment
  11. NORA September 17, 14:44

    O PLAKU XHUXH ME ATE UTE ,MBLIDHE GOJEN SE I KE BO PUNET MU, O PLAKU XHUXH O DEMOKRAT JEP CDO GJE E VODHET POPULLIN E LAT ME DUART THAT PLAKI XHUXH ME KOBURE VRET ARDHUCAT NEPER MURE PSE I VRET O BUDALLA, SALA ME THA JEPIA LULUSHIT SE I BEJNE MIRE EMRI NUK KA RENDESI E KE EDVIN LULUSH APO SALI ,RENDESI ESHTE TE JESH NJERI

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku September 17, 19:38

      Oj Nora, oj buçe, e para meso qe nuk komentohet vetem me germa te medha apo te ka mbetur kapsi locked dhe nuk di si ta lirosh. Une dhjes edhe Saliun, edhe Lulushin, po topin me te madh e ruaj per kete koqen qe eshte i pari i vendit. Kaq.

      Reply to this comment
      • Ermir September 18, 11:46

        O plak kopil o bastard apo bir kurve nuk e di ca je qe te thuash qe Edi Rama eshte k/ministri me kriminel atehere Sali bastardi qe ka vrare e prere duhet te jete njeriu me mizor qe lindur ndonjehere ndersa per shkodranet e kane tregu veten se sa kulture kane. …

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku September 18, 13:00

          O Erpordh, çaji syte mire dhe lexo, ku e gjen ti te kem shkruar “k/ministri me KRIMINEL”. Fjalet qe kam shkruar une per kete kryepallen kane kuptime te tjera, te ndryshme nga KRIMINEL, po ti or Erpordh mesa duket aq kupton, dhe po ta shane kryepallen tende behesh nervoz dhe nuk te shohin me syte e shtrembera. Torrollak.

          Shenim: Edhe nje here, fjalet e perdorura nga une “… me arrogant, me cinik, me te dhunshem dhe me te marre….” nuk kane kuptimin KRIMINEL.

          Reply to this comment
          • Ermir September 18, 19:26

            O malo i dhunshem cfare do te thote apo ju karaduzat e keni per burre te mire

          • Plaku Xhuxhumaku September 18, 22:14

            O Erpordh, i dhunshem nuk domethene KRIMINEL, i dhunshem quhet psh ai qe e ka zakon te rrahe grate, apo jo?

      • ensteini jr. September 18, 18:03

        Une nuke flas per ramen por per ata hunjet qeeb I ka per rreth ose boshkshorten qe nuke I thone NDALstoop,stoop,stoop,e ti thon”. se e teprove”.
        rama eshte skizofren ndaj ppsh sot pp.ps.demokrate komuniste enveriane.? enveri 50 vjet e harroj shkodren,,berisha PO saliu ,rams ben sanksione e agversion o me socialite o lakun ne Fyte.ata qe nuke Jane socialist. nuk kane investime ska certificate.anta qe nuke jan hall?. kryetari i P.s.?? ndane certificate plasi pusshteti local??..me vone do behete nje zbulim tjetere’re.m ,,m……….ppo ehtbnjre pine e mire see ne enciklopedi do ti shenohet qe ka NDA certificate qe nuke I ndau sala.
        Keq krytares bashkise shqiptareme I thane” hu”??
        Shum kea njshe mesusit e families ne lenden educate.Edie feja katolike,orthodokse muslimae te denojn Edie zotii e robin(e quell,toke).

        Reply to this comment
  12. PO.PO September 17, 17:32

    Edhe nje here,E.Rama shprehu arrogancen dhe megalomanine e tij !
    Pooor , kesaj radhe ,cenoi Shkodren , atje ku…, ai qe s`te do , te “uron” me te hy vedi ne qef !
    Po konsumohesh shpejt si politikan
    o “kashta e thekrit ” !

    Reply to this comment
  13. Faro September 17, 20:39

    Tere jeten duhet te mesoj njeriu, por arroganca eshte e pafalshme per cdo moshe.

    Reply to this comment
  14. Sulo kapedani September 17, 21:16

    Hunj ka plot por varet se e kujt èshtè dora qe e perdor,ne kete rast huri imire ka rene ne dore te xhabrailit shpellar.Eshte njelloj kur themi ja ligji ,ja dha “Maliqi”.

    Reply to this comment
  15. L leshi September 18, 13:28

    O SHKODRA TE THUASH QE VERIU E KA PER TRADITE TE MOS VOTOJE IDETE SOCIALISTE SEPSE DHE BOTA SI VOTON ME DUKET KOMENT PREJ IDJOTI SEPSE NE USA APO FHE SHUME VENDE TE EUROPES E MAJTA ESHTE NE PUSHTET POR UROJ ZOTIN QE SHKODRA TE MOS KETE SHUME SI PUNA JOTE….EDHE DICKA PER ATE TRADITEN YUAJ KUNDER KOMUNIZMIT DHE UNE E KAM JETUAR ATEKOHE DHE CUDITERISHT KENGET ME LAJKA PER ATE REGJIM DHE E.HOXHEN VININ NGA ANET TUAJA PRANDJAJ LERINI PALLAVRAT ME PERRALLA ME MBRET SEPSE VEC INJORANCE TREGOJNE, UNE I JAP TE DREJTE ZOTERISE QE KA BERE SHKRIMIN POR QE ESHTE E VERTETE QE V.ADEMI ESHTE NJE COPE INJORANTE KETE E THONE SHUME NE SHKODER, ZHOHUNI NJERE TE PAKTEN DHE SHIHNI REALITETIN NE SY.

    Reply to this comment
  16. lili September 18, 19:37

    Leshi,
    Mos,
    Vertet po ju duket se taborri i Juaj po shkelqen nga inteligjenca!
    Medet per ju pra!

    Reply to this comment
  17. [email protected] September 18, 21:27

    Shkodra ……demokrate…..dhe nuk i do …..komunistet…….. …..
    Po 25 vjete nuk qene shkodranet qe votuan Kryekomunistin Sali !? !?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*