Ka qaramanë e qaramanë, por bebet e këtyre vendeve thyejnë rekordin e lotëve

March 21, 2018 23:00 Updated

Ka qaramanë e qaramanë, por bebet e këtyre vendeve thyejnë rekordin e lotëve

 

Prindërit që janë duke u marrë me një bebe që nuk pushon së qari mund të qetësohen, pasi nuk janë të vetmit që ndodhen në këtë situatë. Përpjekjet e para për të krijuar një grafik universal që do të përfaqësonte të qarat e të gjithë bebeve në vendet e ndryshme të botës treguan që bebet në Britani, Kanada dhe Itali qajnë më shumë se në çdo vend tjetër. Prindërit më me fat, bebet e të cilëve qajnë më pak, gjenden në Danimarkë, Gjermani dhe Japoni, sipas studimeve të publikuara në “Journal of Pediatrics.”

Prof. Dieter Wolke nga Universiteti i Warwick, i cili ndoqi këto hulumtime thotë: “Çdo bebe ndryshon nga tjetri për sa i përket kohës kur fëmija qan, ku në javën e parë të jetës së tyre variacionet janë të mëdha, por më se normale. Ne mund të mësojmë më shumë duke vërejtur kulturat ku ka më pak të qara dhe të shikojmë në qoftë se kjo ka lidhje me prindërit apo faktorë të tjerë që janë të lidhur me eksperiencat gjatë shtatzënisë apo gjenetikën.”

Të gjitha studimet e kryera nga Universiteti i Warwick tregojnë se kohëzgjatja e të qarave ishte më e madhe gjatë gjashtë javëve të para të jetës dhe më e reduktuar gjatë javëve pasuese. Ata zbuluan se bebet qanin për të paktën dy orë në ditë gjatë dy javëve të para, arrinin kulmin në dy orë e 15 min në ditë gjatë gjashtë javëve dhe reduktoheshin gradualisht përreth një ore dhe 10 min përgjatë 12 javëve. Megjithatë është konstatuar se disa foshnja qajnë më pak se 30 minuta dhe të tjerë deri në 5 orë në ditë. Studimi ka përfshirë gjithashtu Australinë, Hollandën dhe SHBA.

l.h/ dita

March 21, 2018 23:00 Updated
Komento

1 Koment

  1. MH March 21, 23:55

    Qarja e femijve asht identike me vrapin apo ecjen sportive qe kontribon ne smadhimin voluminoz te (pompave) mushkrive qe i sherbejn me shume domosdoshmeri fillimin e jetes jasht plancit (mitres)te mamimit me daljen ne jeten natyrore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*