Ne të gjithë dëshirojmë të… prekemi

Dr. Adem Harxhi November 19, 2017 14:03

Ne të gjithë dëshirojmë të… prekemi

PYETJE 1. Jam 49 vjeçar,  kam 3 vjet që kam probleme gjatë aktit seksual, apo më thjesht, nuk mund të kryej marrëdhënie me partneren. Kam përdorur edhe Viagra, por nuk më ndihmon. Partnerja ime tani dyshon se mos unë e tradhtoj, ndërsa unë nuk jam në gjendje, apo më mirë të them se ka raste që nuk ndihem fare i “gjallë”. Ju lutem më tregoni  se çfarë të bëj. Jam në hall. Përpara 3 viteve kam qenë shumë mirë, kurse tani jo. Faleminderit!

PYETJE 2. Jam 30 vjeç dhe kam probleme kur bëj seks. Nuk kam ereksion te plote, sikur më ikin ndjenjat shpejt. Jam vizituar tek doktori, i cili më ka thënë që jam mirë, ndërsa unë, 30 vjeç, bëj seks me Viagra. Faleminderit për mirëkuptimin

PERGJIGJE: Përgjigjen personale për ju të dy e kam dërguar me e-mail në adresat tuaja. Sot, i ngucur edhe nga e-mailet e shumë burrave dhe grave të tjera, që kanë të njëjtat probleme, do të shkruaj pak më gjerësisht për shkaqet e këtyre gjendjeve.

Sipas shumë studimeve, në çdo 2-3 burra njëri ka probleme seksuale. Sipas të njëjtave studime, gjysma e të gjitha grave kanë probleme kur bëjnë seks. Sado e çuditshme t’u duket kjo, fatkeqësisht, është e vërtetë. Të gjithë ata që vuajnë nga këto probleme seksuale, provojnë një shqetësim shumë të madh.

Disa nga problemet seksuale kryesore, nga të cilat vuajnë burrat e të gjitha moshave dhe vendeve janë:

a- U bie interesi për seks.

b- Vuajnë nga ejakulacioni i parakohshëm (prishen parakohe)

c- Vuajnë njërën nga format e impotencës seksuale mashkullore.

d- Vuajnë nga ankthi i performancës në dhomën e gjumit (shqetësohen, se a do të jenë në gjëndje ta luajnë mirë rolin e tyre, si partnerë seksualë?)

Për gratë problemet kryesore seksuale janë:

a- U bie interesi për të bërë seks

b- Janë të paafta të arrijnë kënaqësi seksuale

c- Ndjejnë dhembje gjatë aktit seksual (dispareunia dhe vulvodinya).

Në këto konkluzione kanë arritur shumë studime të kryera në shumë klinika, por kohët e fundit janë komunikuar nga kërkuesit e “University Medical School” në Londër, në revistën e njohur Angleze “British Medical Journal” Sipas studimeve, problemet seksuale edhe kur mjekohen, vazhdojnë t’i shqetësojnë njerëzit për shumë kohë. Madje, tek disa të tjerë, këto probleme mbeten permanente.

Shumë burra dhe gra me probleme seksuale thonë se, vuajtja e tyre është aq e fortë fizikisht dhe psikologjikisht sa i detyron ta evitojnë tërësisht marrëdhënien seksuale. Më thoni ju lutem: A dini një vuajtje tjetër më të madhe se kjo, veç rasteve kur kërcënohet jeta? A dini një vuajtje më të madhe se e këtyre dy djemve dhe partnereve të tyre?

Njeriu më i vuajtur, që akoma e kam ndër mend, është një njëzetë e shtatë vjeçar, i martuar dhe me dy vajza. Ai u paraqit tek mjeku Frantishek Shramek, një urolog çek, që unë e asistoja kur isha student dhe i tregoi historinë e tij. Jam në situatë të tmerrshme thoshte djali. Kam dy vjet që nuk bëj marrëdhënie seksuale, sepse nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Të divorcohemi nuk vendos dot, sepse gruan dhe dy vajzat e mia i dua shumë. Por, edhe martesa nuk mund të vazhdojë kështu, gruaja është e re.

Ai u zverdh u bë meit dhe e vari kokën, kur doktori i tha: “nuk kam çfarë të bëj”. Kaq dihej për problemet seksuale, në vitin e largët 1959.

Një problem tjetër serioz lidhur me çrregullimet seksuale, është fakti se shumë njerëz që vuajnë prej tyre, nuk kërkojnë ndihmën e mjekut.  Një studim kombëtar anglez, ka treguar se vetëm njëri nga dhjetë burra që vuajnë (10%) dhe vetëm njëra nga pesë gra që vuajnë (20%), kërkojnë ndihmë mjekësore. I përfytyroni dot këto përqindje në Shqipëri?

Këto konkluzione, të nxjerra nga studimet shkencore sugjerojnë se,

  • Duhet, patjetër, të përmirësohet mënyra si të zgjidhen problemet seksuale të njerëzve.
  • Të mendojmë si të përmirësojmë edukimin dhe konsultimin për marrëdhëniet seksuale,
  • Të mendojmë seriozisht, si të bëjmë edukimin mjekësor dhe përparimin profesional të doktorëve.

Të gjithë ata që i lexojnë këto rreshta, e kuptojnë se kur situata është e tillë në vendet më të zhvilluara të Europës dhe Botës, ku ka sistem shëndetësor të avancuar e të konsoliduar, çfarë mund të themi për vendin tonë.  Tek ne mungon kultura dhe edukata seksuale. Mungon shërbimi shëndetësor i nevojshëm, ku njerëzit me zor zgjidhin problemet vitale, lëre më, ato seksuale. Kualifikimi dhe interesimi i personelit mjekësor, për problemet seksuale të të sëmurëve që vizitojnë, është i pazhvilluar.

Ja disa nga arsyet, se pse problemi është më i rëndë tek ne:

1. Varfëria, papunësia dhe shqetësimi për të mbajtur familjet, i largon njerëzit nga jeta seksuale. Edhe për ata që gjejnë punë, punët janë të vështira, pa kushtet  e duhura higjienike, shpesh me orë shumë të gjata dhe me njerëz që nuk ndjehen të sigurtë nëse do ta kenë punën e tyre përherë. Këta njerëz kur kthehen në shtëpi (në qoftë se kanë një të tillë), shumica pa familje (emigrantë brenda dhe jashtë vendit tyre), janë të këputur. Sigurisht, kjo lloj jete nuk të bën të dëshirosh seks. Kush është i shqetësuar e i rraskapitur, nuk dëshiron seks por dëshiron të çlodhet e të flejë.

2-Në kushtet e jetës dhe ushqimit të keq, ndodh rritja e rasteve me obezitet (gra e burra të dhjamosur), me diabet dhe me sëmundje të zemrës. Këto sëmundje e prishin jetën seksuale të njerëzve. Në këto gjendje shëndetësore, bie edhe niveli i testosteronit në gjak. Por, testosteroni, është hormoni që nxit, tek burrat dhe tek gratë, dëshirën për seks.

3-Ndarja  e familjeve për arsye të emigracionit ekonomik, ka bërë që shumë çifte, veçanërisht, të reja, të jetojnë larg për shumë vite. Kjo është me pasoja të rënda për shëndetin psikologjik të këtyre njerëzve dhe dëmton shumë jetën seksuale, që është e domosdoshme për ta. Pasojat e kësaj situate, duken çdo ditë, si në jetën e personave të veçantë, ashtu dhe të shoqërisë në përgjithësi. Shumica e atyre që vuajnë pasojat e rënda të emigrimit, janë të rinj e të reja, që sapo e kanë filluar jetën familjare.

Akti seksual është shumë emocional dhe çrregullimet seksuale kanë lidhje shumë të ngushta me mënyrën e jetesës së njerëzve. Disa çifte, jetën seksuale e konsiderojnë si pjesën më me rëndësi në tërësinë e marrëdhënieve të tyre familjare. Për të tjerë, mund të jetë me më pak rëndësi. Sipas studimeve, jeta seksuale zë vetëm 12 përqind të gjithë marrëdhënieve të një çifti, por ky 12 përqindësh është esencial.

Është me rëndësi, që të gjithë të dinë se, marrëdhënia seksuale plot dashuri, sjell përfitime të mëdha fiziologjiko, psikologjike dhe familjare, ndaj, kursesi, nuk duhet të nënvlerësohet. Varfëria, papunësia, jeta vanitoze, dhënia pas alkoolit dhe bixhozit, e prishin jetën tonë në përgjithësi, dhe atë  seksuale në veçanti..

Në çdo rast  njerëzit me probleme seksuale duhet të kërkojnë ndihmë për të kapërcyer këtë vuajtje. Mjekësia, vërtet, nuk është e aftë t’i bëjë njerëzit më të pasur. Ajo nuk e eviton dot  emigrimin. Ajo nuk u krijon dot njerëzve kushte që të rrojnë më mirë e të jenë të gëzuar, sepse këto janë detyra të politikës. Por, mjekësia sot, është e aftë të ndihmojë secilin që vuan prej çrregullimeve seksuale dhe t’ua bëjë jetën më të mirë.

Mos mendoni, kurrë, se vetëm ju vuani nga problemet seksuale. Siç e thashë më sipër, janë shumë të tjerë që vuajnë si ju. Shumica prej tyre, mund të përfitojnë, po qe se kërkojnë ndihmë. Mos harroni, kurrë, këto fjalët që unë kam qejf t’i përsëris shpesh: Marrëdhënia seksuale e mirë e me dashuri, sjell përfitime të vërteta fiziologjike dhe psikologjike. Si qenie njerëzore, ne të gjithë dëshirojmë të prekemi.

 

Dr. Adem Harxhi – DITA

 

 

Dr. Adem Harxhi November 19, 2017 14:03
Komento

14 Komente

  1. dardhari November 3, 22:01

    Doktor ju dini me shume po une di qe : Romet ose “jevgjit” qe nuk kishin as ekonomi as kushte lindnin cdo vit? Dhe me kojtohet kohe perpara nje barsolete: udhetonin ne tren dy nenpunesa dhe bisedonin per regjimin e ushqimit njeri theshte qe une ne darke mar nje risk te holle buke dhe caj tjetri une ha vetem pak kos afer tyre nje grua fshatare i degjoj dhe nuk ju durua. Ajo ju tha:prandaj grate tuaja jane kurva dhe shohin meshkujt e huaj ne sy se ai i jemi kur kethehesh nga fusha deshte rakine me qqqqepe dhe gjize dhe me shalonte mua rendeshem qe une kur vija ne pune mbaja koken poshte dhe kembet te hapura se me pervelonte vetja. Keshtu doktor nuk eshte as lodhja as ushqimi as stresi qe na ka dale sot shkaktar per cdo gje por eshte ushqimi qe hame sot me hormone ambjenti i tej ngopur me helme ky eshte mendimi im.

    Reply to this comment
    • Alesandra March 26, 16:44

      Se kuptoj komentin tend idiot pa kuptim, ca lidhje kishin jevgjit ketu dhe barsoleta jote pa krip.
      Na rruaj o zot nga injorantet dhe fusin hundet ku si takon dhe cfare nuk thone.Te … jevgu ca ke ne shtepi racist. Dhe te mos ngekesh injorant romet jan gabele jo jevgj.

      Reply to this comment
  2. Marin November 4, 06:44

    Doktor Harxhi je i papertuar.

    Reply to this comment
  3. bona November 4, 11:37

    thone qe burat vuajne shume nje shoqja ime ka disa muaj qe ka debate me burin se igjen ne makine prezervativ dhe gruan qeka ne shtepi nuk e perfill fare ajo mendon se burri e tradheton si thoni burri i saj vuan vertet apo shkon me te tjera

    Reply to this comment
  4. miri November 4, 13:11

    @ bona…………po ajo numron shyqyrllastiket……….ca pret yp xhixhi dhe ajo.

    Reply to this comment
  5. PROSTATITI KRONIK November 4, 16:48

    CREGULLIMET SEKSUALE DHE PROSTATITI TEK MESHKUJT E RINJ

    Cregullimet,seksuale ,,impotenca,paaftesia per te mbajtur ereksionin,veshtiresia e ejakulacionit ,ose ejakulacion mjaft I shpejte ,renia e sasise se sperms,,spemre e vedhe ,ose me gjak,,dhimbje gjate orgazmes ,ose edhe mungesa ,apo pamundesia ,per te ndiere kenaqesine e orgazmes ,,dhimbjet ne pjese te ndryshme te organeve seksuale mashkullore ,renia e deshires ,,pamundesia ,per te ndiere deshire ,ne momentet erotike(biseda ,filma ,prekje etj etj)…ose edhe pamundesia per te bere femije.
    Shkaqet ,per Simptoma te tilla ,jane te shumta,,,por eshte llogaritur qe reth 40% e ketyre meshkuve ,vuajne me Prostatiti,,qe do te thote ,,Irritim Kronik I gjendres se prostates,.Ne kete gjender ,kalojne te gjithe mikrokanalet e eliminimit te spermes,prodhohet nje leng I vecante ,qe perzihet me spermen,,por ajo qe eshte me e rendesishme ,,thuhet ,se prostate….. eshte truri I seksit,,,,,,qe do te thote,se pikerisht ne kete gjender ,kalojne dhe pleksen nervat kryesore ,,qe bejne te mundur ,komandimin dhe regullimin e ereksionit ,ndjeshmerine …derdhjes se spermes ,kenaqesine ,etj etj.
    Pra ,ne rastet kur kjo gjender ,irritohet,eshte mjaft e mundur ,qe te ndodhe iritim dhe semundje e gjithe kanaleve dhe nervave te organeve seksuale .
    Ne keto raste ,,renia seksuale ,zakonisht eshte e shpejte ,,Brenda disa javesh ,ose dhe muajsh,ndodh ne cdo moshe ,,seksualisht aktive ,.Moshat e reja ,me te drejte shqetesohen me shpejt dhe me deshperimisht ,,nderkohe qe moshat mbi 40 vjec ,e quajne edhe ,si dicka ,normale ,qe lidhet me moshen(gje qe nuk eshte e vertete)……..
    Fillon deshperimi,dhe mbivendosja e stresit,,qe shpesh behet dominante ne jeten e mashkullit ,,duke prishur ,gjithe cilesine e jetes dhe mardhenieve te ciftit..me pasojat perkatese .
    Ne keto raste ,eshte e domosdoshme te mjekohet fillimisht ,,gjendra e prostates ,,(kryesisht ,me antibiotike ,antiinflamatore etj,etjper disa jave..)dhe me pas verehet nje rikthim me gjendjen normale seksuale…
    Duhet te kihet parasysh qe rikthimi ose zhdukja e simptomave seksuale,vjen mjaft ngadale ,,kerkon kohe te gjate (jave ose muaj—–mbivendosja psikologjike ,vjetersia e semundjes ,ose mosha ..)..Zakonisht meshkujt e rinj ,jane me te paduruar ,,dhe me stresante ,,e kane veshtire te marin mjekime te zgjatura,(por qe eshte kusht I domosdoshem,,me mjekimet qe ekzistojne sot)
    E shkruaj kete artikull,per aresyen e thjeshte,,,,se nga eksperienca ime personale ,meshkujt jane mjaft te duruar ndaj simptomave te prostatitit(cregullime ,urinare ,dhimbje urogenitale ,dhimbje mesi etj etj),,por….nuk durojne dot ,cregullimet seksuale ,,dhe vetem atehere ,paraqiten tek mjeku,,por ,,eshte disi vone ,,dhe me I veshtire mjekimi,,por jo I pamundur.
    Ne konkluzion,,,meshkujt ,nuk duhet te bien ne deshperim,,por duhete te gjejne kurajon,te drejtohen tek mjeku ,me qellim sherimin e ketyre problemeve ,dhe te shijojne jeten normalisht ,si meshkujt e tjere …

    Reply to this comment
  6. Malishev February 28, 03:11

    Jam 22 vjec… Kam problem shum tmadh… Nuk mundem me bo seks… Nuk um qohet kur jam me doni femer… A kshtu normal gjat dites ose kur qohem prej gjumit um qohet… Amo kur jam me femer nuk mundem me bo seks… Ju lutemm ju lutrm ju lutem shuuuum tma ktheni pergjigjen se shum kam problem shum ju lutem…

    Reply to this comment
  7. harillaqi June 18, 18:59

    Doktor Adem Harxhi! Lexove me shume vemendje artikullin tuaj,dhe e vleresoje me nota maksimale,por shpresen se do me jepje nje zgjidje ne kete artikull nuk e mora nga ju.Ju te keshilloni,te shkohet te mjeku,por siç e thua dhe vete se mjafte njerez qe,edhe pse vuajne nga impotenca,e kane te veshtire te shkojne te mjeku. A nuk mund te na thoni ne artikull,disa mundesira kurimi kundra IMPOTENCES? Kjo dote ishte me e mira e te mirave.Edhe une qe po beje kete koment,vuaj temerresisht nga kjo semundje,dhe e kame te veshtire te shkoi te mjeku.

    Reply to this comment
  8. Nje shqiptar ne Itali June 19, 15:15

    Malishev , urgjent tek mjeku , mos ki as turp e as ndrojtje , je shume i ri dhe ke shume mundesi te kurohesh e te kalosh problemet seksuale qe ke .

    Reply to this comment
  9. Ai Cuni December 14, 11:23

    Me jepni nje pergjigje se cfare kure duhet se un ndodhem larg shqiperis dhe nuk di te te shkoj te nje doktor me duhet shum ndihma juaj

    Reply to this comment
  10. Gregor September 29, 09:31

    Te njetin problem e kam edhe un si te tjeret e kry shum shpejt dhe per her te dyt duhet te pres shum per te ber seks ket e kam se 3 vite se me ndodh nuk e di pse dhe gjat nates ndjersitum shum qfar problemi mund te kem

    Reply to this comment
  11. Z/K November 22, 20:24

    Mjere mjerimi qe ka zane ngusht veglat e kryqezimit te arte.

    Ushtrimet fizike i japinshendet trupit.Dhe ju qe vuani nga ereksioni ushtroni ushtrimet e kycit te dores qe te keni ereksion te fuqishem.E filloni te numeroni nga nji deri ne tete.Nese nuk ju rezulton me sukses ia mbeshtillni me vigra dhe kjo nese nuk ia arrini suksesit.Keshillohuni me Dr.Harxhin.

    Reply to this comment
  12. .... April 17, 22:30

    Pershendetje , jam 19 vjeqe para 1 viti e gjysem kam humbur virgjerin me te fejuarin tim , nuk kam pasur shum dhimbje pas dy tri mardhenieve kam perjetuar orgazem , por problemi eshte qe orgazmen e kam perjetuar vetem ne fillim diku 3 4 her me shum jo nuk di ku eshte problemi sepse ka kaluar koh qe smun ta perjetoj , ju lutem me ndihmoni

    Reply to this comment
  13. porn October 14, 08:22

    Hi to every body, it’s my first pay a visit of this website; this weblog contains awesome
    and in fact good data for visitors.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim