Ka skenar për importin e plehrave?

July 8, 2016 11:35

Ka skenar për importin e plehrave?

Tre deputetë të shumicës kërkojnë rikthimin e importit të plehrave

 Tre deputetë socialistë i kërkuan Kuvendit të Shqipërisë të miratojë një amendim për ligjin e shumëdebatuar të menaxhimit të mbetjeve, për t’i rihapur rrugë importit të mbeturinave, të cilat u ndaluan pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile nga maxhoranca aktuale e kryesuar nga Partia Socialiste në shtator të vitit 2013. Relacioni i projektligjit, i firmosur nga deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni dhe i publikuar në faqen e internetit të parlamentit, thotë se propozimi i tyre vjen si kërkesë e Shoqatës së Ricikluesve, një organizatë që përfaqëson interesat e disa kompanive që punojnë në fushën e grumbullimit të metaleve të përdorura, të plastikës dhe kartonit.

“…Investimet në këtë fushë zënë rreth 120 milionë euro dhe janë të punësuar rreth 35 mijë punonjës,” thonë të tre deputetët në relacion pa dhënë burimin e këtyre statistikave.

“Ndalimi i importit solli si pasojë që industria e riciklimit të punojë me 30% të kapaciteteve, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik, si dhe shkurtim të fuqisë punëtore,” vijon më tej relacioni, i cili argumenton se Shqipëria sot, për shkak se ka Inspektoriat Mjedisi, është në gjendje të kontrollojë situatën dhe të mos lejojë që bashkë me mbetjet për riciklim, në Shqipëri të importohen edhe mbetje për groposje.

Qeveria e kaluar e ish-kryeministrit Sali Berisha u përball me protesta dhe me nismë për një referendum pas vitit 2011, kur miratoi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, kur mes të tjerash, lejonte importimin e mbetjeve të tilla si hekur, plastikë, karton etj., për të furnizuar industrinë e riciklimit.

Pas pengesave të shumta, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ia doli të kapërcejë procedurat për të realizuar referendumin e parë të kërkuar nga qytetarët në historinë e Shqipërisë. Presidenti i Republikës përcaktoi datën 24 dhjetor 2013 për zhvillimin e këtij referendumi, por gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, Partia Socialiste e premtoi anulimin e ligjit në mbi 100 raste gjatë takimeve të ndryshme elektorale dhe e mbajti premtimin në ditët e para të ardhjes në pushtet, duke e bërë të panevojshëm zhvillimin e referendumit.

Që nga çasti i anulimit të neneve që lejonin importin e mbetjeve, presioni mbi qeverinë ka qenë i shumtë nga ana e ricikluesve, të cilët thonë se importi i mbetjeve i mundëson atyre të shtojnë prodhimin dhe eksportet.

Deputetët që kanë firmosur projektligjin argumentojnë se lejimi i importit të plehrave “do të hapin mundësi të mëdha ekonomike në sektorin e riciklimit, shoqëruar me krijimin e dhjetëra mijëra vendeve të reja të punës, rritje e rëndësishme të PBB-së dhe dyfishim të eksporteve,” argument që i referohet shoqatës së ricikluesve.

*****

 

Shënim/  Ka skenar për importin e plehrave?

Nga Lavdosh Ferruni

Vendimi i ditёs sё parё tё Qeverisё Rama pёr ndalimin e importit tё plehrave me ligj u interpretua si njё risi e politikёs sё z.Rama nё respekt tё mendimit qytetar dhe shoqёrisё civile. Ky perceptim u forcua me vendimin e Ramёs pёr mospranimin e shkatёrimit tё lёndёve tё armёve kimike 2 muaj më pas. Çfarё ka ndryshuar nё harkun e më pak se 3 viteve me çёshtjen e plehrave, qё po e çon Ramёn nё vendim diametralisht tё kundёrt, duke kaluar nё  mikpritje tё plehrave tё importit, tё cilat sipas Qeverisё do ndihmojnё nё zhvillimin e ekonomisё sё vendit? Ajo qё ka ndryshuar si rrjedhojë e mos lejimit tё importit tё plehrave ёshtё qё Shqipёria ёshtё mё e pastёr. Fabrikat e riciklimit kanё arritur tё tёrheqin volume gjithnjё mё tё mёdha e nё mёnyrё mё tё organizuar tё plastikave, qё pёrbёjnё dhe ndotёsin mё tё madh e viziv nё vend. Me mijëra tё vetёpunёsuar nё mbledhjen dhe shitjen e plastikёs, aluminit, letrёs etj i kanё rritur tё ardhurat e tyre, duke pёrmirësuar infrastrukturёn e thjeshtё tё mbledhjes e transportit. Pra, ka njё ndryshim pozitiv pёr tё mirёn e mjedisit si dhe tё tё gjithёve qё merren me riciklimin.

Situata e rishfaqjes sё importit tё plehrave lind dyshimin qё vendimi pёr ndalimin me ligj 3 vjet mё parё dhe si rrjedhojë, moslejimi i kryerjes sё referendumit tё aprovuar nё çdo nivel, tё ketё qenё pjesё e skenarit qё Shqipёria tё bёhet territor i pёrpunimit tё plehrave europiane, sektor ku siç dihet mafia ёshtё mё prezente se kudo.

Duke qenё se opozita e sotme ёshtё inciatore e ligjit pro importit tё plehrave, maxhoranca e sotme duket e ka mё tё lehtё tё eci qetё drejt vendimit regresiv tё plehёrizimit tё vendit.

Sidoqoftë, Shoqёria civile dhe mbi 60.000 firmёtarёt e kёrkesёs sё referendumit, tё aprovuar nё tё gjitha institucionet sipas ligjit tё duket se do kёrkojnё tё drejtёn e tyre pёr tё shkuar nё votim pёr t’u shprehur pro apo kundra importit tё plehrave.

July 8, 2016 11:35
Komento

6 Komente

  1. korçari July 8, 12:12

    Tre bastarde me ne krye pordhacin Shalesi duan te ringjallin mafien e plehrave dhe sipas logjikes se tyre duhet te importojme gjithe plehrat e botes per te ulur papunesine eshte njelloj sikur te thuash te mbyllim syte kunder droges sepse ajo sjell mjaft te ardhura :Nje budallallek i madh dhe do te ishte arritje e madhe qe keta tre bastarde te mos votohen dhe sikur te jene ne listen e Edi Rames ,vota eshte pergjigja e merituar ndaj ketyre shqipfolesve,t’i hedhim ne koshin e plehrave dhe te harreses keta maskarenj

    Reply to this comment
  2. info analitike July 8, 13:54

    Pleherat deputete nuk u ngopen duke vjedhur por duan edhe ta kthejne ne plehane te botes vendin per nje grusht me para. Babezia e ketyre maskarenjve nuk njeh kufi.

    Reply to this comment
  3. Gjemice July 8, 14:02

    O popull,a po e kupton se je vleresuar si plere ne keta 25 vjet?A mundet te durosh kete talljen e re me ty? A ke gjak ne deje o popull,apo ke mbetur i tredhur nga koha e shkuar? Si mundet te votosh me per kete klase gjakpirese dhe hajdute,qe kerkon te pasurohet duke ta kethye shtepine ne kazan plerash? Deri kur do durosh kete llumin e shorerise te te perdhose?

    Reply to this comment
  4. corape kuqi July 8, 14:52

    Plerat duan plerat

    Reply to this comment
  5. Lirindesi July 8, 14:54

    Perderisa ska mbetur pleher ne politike pa rilindur e ricikluar se do riciklohen edhe keto lloj plehrash nuk prish ndonje pune. Sic ka thene vete Shalsi, ne nuk do vjedhim si keta qe iken.

    Reply to this comment
  6. KORCARI July 8, 23:40

    Bukuri, nga Shtet i varfer por me dinjitet dikur katandisem Shtet kosh plehrash, ose me sakte Shtet Hale. Keta Lapangjozet qe duan te quhen deputete tju futim nga nje hu ne [email protected] dhe ti zhytim ne plehrat qe duan te sjellin, keta legena te shpuar duhet te qerrohen nga Kuvendi Shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*