Ka të bëjë me Lubonjën apo me shpërfilljen dhe talljen?

January 10, 2014 02:57

Ka të bëjë me Lubonjën apo me shpërfilljen dhe talljen?

Shpërthimi i papritur, gati skizofrenik, i Sali Berishës ndaj Fatos Lubonjës, ka ngjallur debate për shkak të mungesës së arsyeve që kishte lidhur me tekstin që i referohej dhe kohës kur reagoi. Mero Baze mendon që  të gjitha arsyet për shpërthimin skizofrenik të Berishës nuk duhet t’i kërkojmë tek përmbajtja e atyre që ka thënë Lubonja, por tek disa regjistrime “off record” në pauzat e emisionit.

Shkruan Baze: “Berisha ka qenë i shqetësuar për dy gafa që u bënë publike lidhur me raportet brenda partisë së çamëve dhe deklaratën e ish- ministrit të Financave të tij në moment sinqeriteti, që borxhi mund të jetë më i lartë nga aq sa deklarohet. Nëse e shikoje me kujdes emisionin, kishte dhe detaje të tjera mes avokat Ngjelës dhe Balliut lidhur me raportet me Berishën dhe pozitën kapitulluese të Balliut, që nuk e mbronte dot Berishën, ndërsa  Ngjela dhe Rakipi talleshin me të. Emisioni në tërësi ishte i mbushur me grimca dhe detaje, që tregonin sa i pavërtetë ka qenë autoriteti i Berishës dhe tek njerëzit e vet dhe sa fallco kanë qenë ata në vitin e fundit të pushtetit me vetë atë. Ai pa aty për gati dy orë se si ishin kundërshtarët e tij, si ishin të çliruar bashkëpunëtorët e tij të mos e mbronin jashtë kamerave dhe si i ishin dekonspiruar aleancat, sidomos ajo me partinë çame. Ai e pa veten në pozita qesharake në gojën e Bodes, Balliut dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij dhe pa se si askush nuk e merr seriozisht jashtë kamerave. Nuk e duron dot të jetë i talluri i kësaj historie, që përfundoi më 23 qershor…”

January 10, 2014 02:57
Komento

6 Komente

  1. seriozisht January 10, 09:09

    “Kur hiqeshin maskat” quhet shfaqja televizive. Ne keto dite dimri eshte si te mblidhesh rreth stufes per te ngrene kallamoq nga Vicidoli. Si Lubonja edhe Berisha mbeten njerzit me te urryer qe gjithe kohen hane m.

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit January 10, 12:33

    Shperthimi i Saliut ska te beje fare me Lubonjen, qe ne kete rast, u perdor si koke turku.
    Gjithe problemi eshte tek Edi Rama, por Lubonja u perdor, ngaqe babai i tij ishte funksionar i shtetit komunist, qe ta akuzonte si bllokmen dhe mbasi tha se eshte bllokmen, u hodh shpejt tek Rama, duke e quajtur bllokmen.

    Reply to this comment
  3. dajti January 10, 14:35

    Kane gjetur tenxherja kapakun, nje komunist dhe nje i persekutuar, te dy antikomuniste. Kane aresye te zihen me njeri tjetrin se te dy jane pa asnje vlere per vendin.

    Reply to this comment
  4. ADI January 10, 14:35

    SA MIRE I DI MEROJA KETO PRPASKENA SI KUR ESHTE VETE SALI BINJAKU I TIJE ……!!!

    Reply to this comment
    • Të bësh para, vetem duke dalë në TV... January 10, 16:21

      Po mire, o Adi…

      mire Merua e Lubonja qe ne fund te fundit e thone fjalen e tyre,
      kunder kujtdo qe u del perpara, po ai Ylli, Illi Rakipi, c’pune ben ai, di gje ti?!

      Bën para, prodhon valute, kam degjuar, edhe ne keto rregjistrime, i vajti
      mendja se si do t’ja hidhte taksave te Rilindasve, duke rregjistruar Vjehrren si
      te punesuar…po ku, ku do ta punesonte? Si e ka emrin Compania e tij, se
      Albanian e mbylli Ylli, para se te kalonte tek Instituti i Filozofeve Publike…
      Une e kam ditur se Ylli ka qene me Berishen, me kujtohet fotografia e tij me Berishen mbi kryet e Azem Hajdarit qe po jepte shpirt ne duar te tyre, por tani marre vesh se pronen e tij dhuruar nga Meksi, e paska privatizuar me Lir Meten kryeminister dhe Ed Ramen kryetar bashkie…

      Reply to this comment
  5. MARKO January 10, 18:58

    Te gjitha se bashku, me te gjithe ata sojseza, komentues, perfitues, demagoge, Berishe, Lubonje Fejzi… etj kane te bejne me tallje bythe….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*